58

    Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  në bashkëpunim me Dhomen e  Tregtisë dhe Industrisë rumune dhe ambasadën rumune në Tiranë , organizuan Forumin e biznesit Shqipëri-Rumani, ku u dikutuan mundësitë e bashkëpunimit në disa sektorë të energjisë, agrobiznesit, turizmit dhe industrisë.

    Kryetarja e Bashkimit të Dhonave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Znj .Ines Mucostepa tha se “ Është detyrë e Dhomave të Tregtisë së dy vendeve për të promovuar vendet përkatëse dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre “ duke shtuar se “Jemi duke jetuar një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik,  e cila eshte konfirmuar edhe nga vullneti i dyanshëm për nxitjen e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe të investimeve mes dy vendeve tona.”

    “Për të arritur këtë- tha Znj Mucostepa ,- duhet të punojmë me axhenda të përbashkëta për të organizuar sipërmarrjet tona që të marrin pjesë në panaire, në takime,  apo misione tregtare.”

    Kreu I Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë , pasqyroi edhe disa statistika të marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë .

    “Nga statistikat rezulton se në 5 mujorin e parë të vitit 2018 importet shënuan rritje me 186%  dhe vlerës në euro  me 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 kurse eksportet shënuan një rënie të peshës me 20% dhe ulje të vlerës në euro me 0,5%.   Sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 62 ndërmarrje  rumune ose me kapital të përbashkët . Por mbetet shumë punë për të bërë . pasi potenciali në bashkëpunim në fushën e biznesit midis dy vende është I madh, sidomos në fushën e energjisë, hidrokarbureve , bujqësisë , turizmit dhe transporteve”.

    Muçostepa theksoi se falë reformave të ndërmarra nga qeveria, janë rritur mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri.

    “Vendi ynë tashme është një vend tërheqës për investitorët e huaj në shumë sektorë, pasi ka një stabilitetit makroekonomik, dhe janë ndërmarrë reforma  strukturore të cilat kanë krijuar një terren të përshtatshëm ku ju mund të investoni kapitalet tuaja”.

    ada 1

    Zv. Ministri për Europën dhe Punët e Jatshme Z.Etjen Xhafaj  duke theksuar rëndësinë e këtij forumi tha se “ Ajo që nevojitet është të promovojmë, zgjerojmë dhe diversifikojmë marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin reciprok ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë.Tani është moment I duhur  për të kaluar në projekte konkrete dhe t’I japim këtyre marrëdhënieve një shtysë krejt të re” duke shtuar se “kjo është një mundësi më shumë që ju ta konsideroni Shqipërinë si destinacionin tuaj  të ardhshëm për investim dhe bizneset shqiptare  si partnerët  tuaj të rinj në biznes”.

    ada 2

    Zv Ministrija e Ekonomisë dhe Financave Znj Albana Shkurta  theksoi se “Forumi i sotëm i biznesit dhe por edhe takimet e ardhshme me Rumaninë, do të jenë një mundësi e mirë për ndërmarrjet veçanërisht, që të krijojnë avantazhe të qëndrueshme konkurruese përmes inovacionit të vazhdueshëm, për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjeruar rrugët e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

    E vlerësoj pjesëmarrjen në këtë Forum Biznesi, si një mundësi për të bashkëvepruar me ju dhe për të diskutuar sfidat aktuale për ndërtimin e partneriteteve, intesifikimin e mundësive të reja dhe bashkëpunimet tregtare.”

    Sekretarja e Shtetit, pranë Ministrisë së Zhvillimit të Biznesit rumun Znj.Gabriela  Mihaela Voicila ftoi bizneset e dy vendeve që të fokusohen në marrëdhëniet tregtare reciproke.

    “Po ju bëj një pyetje ju biznesmenëve të pranishëm në sallë. Drejt kujt është më mirë të shkoni të investoni, drejt shteteve të fuqishme si Amerika, Gjermania, Japonia, apo drejt një shteti mik të Shqipërisë si Rumania? Duhet ta dini se jo vetëm unë por të gjithë rumunet ju vlerësojmë për faktin se jeni shumë punëtorë, dhe për gëzimin për të cilin e jetoni jetën”.

    Deputeti rumun, Remus Borza përmendi disa nga sektorë ku mund të bashkëpunojnë dy vendet, dhe theksoi se Shqipëria dhe Rumania duhet të vendosin një linjë ajrore.

    “Uroj që sa më shpejt Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia ti bashkohen familjes Europiane. Mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka shumë mundësi bashkëpunimi sidomos në fushën e energjisë duke pare se Shqipëria ka burime të mëdha hidrike.

    Një tjetër sektor ku mund të bashkëpunojmë është turizmi, dhe tregtia e materialeve të ndërtimit pasi kjo industri është shumë e zhvilluar në Shqipëri. Deputeti rumun tha se mes Shqipërisë dhe Rumanisë duhet të vendoset një linjë ajrore pasi kjo do ti forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

     

    B2B 1

     

    B2B 2

     

    B2B 3

     

    B2B 4

     

    B2B 5

      110

      Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë , Znj Ines Muncostepa mori pjesë  në Konferencën Ndërkombëtare “Serbët dhe shqiptarët “ organizuar në Tiranë,  nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Agjencia Serbe e lajmeve Tanjug.

      “Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë shqiptare dhe serbe janë bashkë në promovimin e bashkëpunimit afatgjatë të sipërmarrjes ndërmjet dy vendeve dhe gjithashtu nxitjes së investimeve”, tha Znj Mucostepa.

      ines mucostepa tanjug 6 wow

      Sipas saj, organizmi i Asamblesë së Dhomave Të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi , ka demostruar rëndësnë e madhe të inciativave të Kryeministrave të dy vendeve para një viti, për krijimin e platformës për nxitjen dhe bashkëpunimin afatgjatë në fushën e tregtisë ndërjet dy vendeve.

      “ Këto dy vite kanë qenë shumë dinamikë në këmbim të informacionit , të njohjes , të vendosjes së bashkëpunimit të bizneseve në fusha të ndryshme –nënvizoi Znj.Mucostepa – “ si në fushat ushqimore, logjistike, turizëm , import dhe eksport “. Gjatë fjalës së saj , theksoi edhe rëndësinë e madhe të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve për vitin 2017 , i rritur krahasimisht me një vit më parë .

      ines mucostepa tanjug 4

      “Volumi tregtar i shkëmbimeve tregtare me Serbinë për vitin 2017 ishte 222 milion euro duke pasur një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2016”, nënvizoi ajo duke shtuar se , “ Eksportet drejt Serbisë u rritën me 12 % krahasuar me vitin 2016 me një vlerë prej 36 milion euro.dhe importet nga Serbia patën një rritje për vitin 2017,  u rritën me 36 % me një vlerë rej 186 milion euro”.

      I njëjti trend në rritje ka vijuar tha ajo , edhe për vitin 2018 , ku për gjysmën e parë të vitit 2018 volumi I shkëmbimeve tregtare më Serbinë është rritur me 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 si dhe shkëmbimet tregtare pothuaj në të gjitha zërat dominohen ndjeshëm nga importet. ”

       

      Bashkëpunimet tona në të ardhmen do të jenë edhe më ambicioze me qëllim kryesor bashkëpunimin afatgjatë në fushën e tregtisë dhe nxitjen e investimeve “, përfundoi fjalën e saj Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë .ines mucostepa tanjug 3

       

      ines mucostepa tanjug 2

       

        327

        Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë  në Tiranë, forumin e biznesit Shqipëri-Poloni, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të dy vendet, të cilët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm.

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë së Shqipërisë Znj.Ines Muçostepa tha se “Promovimi i marrëdhënieve tregtare ndërnjet vendeve tona ka marrë një rëndësi të madhe  me interes të veçantë për t’i zgjeruar sa më shumë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë. Potenciale të mëdha dhe reale ka në fushën minerare dhe atë energjitike , në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore , si dhe në zhvillimin e zonave ekonomike dhe industriale “ duke shtuar se ajo që vazhdon të vlerësohet si e shkëlqyer është bashkëpunimi në fushën e turizmit, ku sipas të dhënave të INSTAT që ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të turistëve  kanë qenë nga Polonia me 33%  ose me mbi 80 mijë turistë , të cilët kanë frekuntuar jo vetëm turizmin  bregdetar por edhe atë malor në Shqipëri.

        forumi me polaket 2

        Sipas Kryetares së  Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë,  institucionet tona  të përfaqësimit të sipërnarrjes  punojmë fort për intensifikuar  marrëdhëniet   dypalëshe  dhe shkëmbimet tregtasre , rritjen e investimeve reciproke si dhe të numrit të produkteve  në dy tregjet përkatëse .                                                                                                                                                                               Ajo nënvizoi se “Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve rezultojnë në rritje për 6-mujorin e parë të vitit 2018,  ku eksportet u rritën me 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017 dhe importet me 7%. Aktualisht në Shqipëri rezultojnë të regjistruara vetëm 32 ndërmarrje polake ose me kapital të përbashkët”.  “Ky Forum biznesi do të ndihmojë    që të kemi mundësi konkrete basdhkëpunimi me takimet ndërmjet bizneseve tona dhe tyre të polake” tha Znj.Muçostepa .

         

        forumi me polaket 3

        Ndërsa Presidenti i Dhomës Polake të Tregtisë, Z.  Andrzej Arendarski , duke përshëndetuar  Bashkimin  e Dhomave të  Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë , për organizimin e Forumit të Biznesit Shqipëri Poloni theksoi se ,  se interesi më i lartë i biznesit polak  është në sektorët e infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë, dhe simos  në  mekanizimin e bujqëisë dhe në turizëm.  Përsa I takon klimës së biznesit  të krijuar në Shipëri. Nënvizoi se ,  “Shqipëria si vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, ofron siguri për investimet e huaja”.

        Zv.Ministri  për  Europën dhe Punët e Jashtme  Z.Etjen Xhafaj tha se “ Ky takim është më interes të madh për përmirësimin e shkëmbimeve tregtare  ndërmjet dy vendeve tona , ndonëse duhet thënë marrëdhëniet politke janë më të avancuara sesa ato eknomike”.

        Ai u shpreh se , Shqipëria është në një moment të rëndësishëm në prag hapjen e negociatave me Bashikimin Europian dhe duke pasur në krah një partner të rëndësishëm si Polonia, do ta bëjë më të lehtë këtë proces.

         

        “Marrëdhëniet dy palëshe me organizimin e të tilla forumeve  për të nxitur biznesin dypalësh për bashkëpunim, patjetër do të jenë histori suksesi”, theksoi Z.Xhafaj.

        Ambasadori polak  SH.T.Z. Karol  Bachura , shprehu mbështetjen për organizimin e forumeve të biznesit , duke nënvizuar se ishte forumi I tretë I biznesit  ndërmjet dy vendeve në të cilat merrte pjesë , në dy forumet e organizuara në Tiranë dhe Varshavë , të udhëhequr nga vizitat e kryeministrave përkatës për të pasur kete takim te tretë në Tiranë , që është tregues I interesit të madh të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve tona , për më tepër shtoi ai në fushën e turizmit , ku vetëm vitin e fundit kemi pasur një shtim të turistëve polakë që kanë vizituar Shqipërinë , sidomos gjatë pushimeve verore.

         

        Kryetari i Grupit  Parlamentar të Miqësisë Poloni Shqipëri  Z. Tomazz  Glogowski,  duke theksuar rëndësinë e forumit ekonomik dhe zgjerimit të Marrëdhënieve ndërmet dy vendeve, nënvizoi se Polonia do të jetë në krah të Shqipërisë ,ashtu sic ishte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ,ashtu me të njëjtin   intensitet do të mbështesë edhe Integrimin së shpejti të Shqipërisë në BE.

        Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Investimeve Z.Sokol Nano,u  ndal veçanërisht në legjislacionin shqiptar lidhur me investimet dhe kryesisht në atë të Investimeve Strategjike, i cili lehtëson dhe përshpejton proçedurat administrative për investitorët e huaj.

         

        Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Z. Agim Rrapaj, duke nënvizuar rëndësitë e forumit nënvizoi se Shqipëria është vend I vogël dhe agrar , si I tillë ka nevojë për mbështetjen e Polonisë , në fushën e Bujqësisë sidomos të agropërpunimit , ku Polonia është nga vendet e para më të zhvilluara në Europë për këtë fushë.

        Pas fjalëve përshëndetëse dhe prezantuese të panelit, forumi vijoi me takimet B2B mes kompanive polake dhe atyre shqiptare,forumi me polaket 43

         

        forumi me polaket 5

          93

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon së në datat 21-24 nëntor 2018, në Stamboll, do të organizohet Panairi i 17-të MÜSİAD.

          Shpenzimet e akomodimit në Stamboll dhe transportit të brendshëm, për kompanitë pjesëmarrëse do të paguhen nga ana e organizatorëve.

          Duke qëne se numri i pjesëmarrësve është i limituar, lutemi nëse keni kompanitë të interesuara për të importuar nga Turqia dhe që operojnë në sektorë si : High-Tech Port, Ushqim, Bujqësi, Blegtori, Energji, Miniera, Automobilistikë, Plastikë, Ndërtim dhe Materialeve të Ndërtimit, Mobilieri, Turizëm, Shëndetësi, Teknologji Informacioni, Logjistikë, Shërbime, Shitje me Pakicë, Tekstile dhe Lëkurë të dergoni konfirmimin deri në daten 27 Shtator, në adresen info@uccial.al.

            75

            Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 17-19 tetor 2018, në Prishtinë, do të organizohet Panairi ndërkombëtar i agrobiznesit, “AGROKOS 2018”.

            Panairi,  në të cilin pritet të marrin pjesë sipërmarrje nga 20 vende të ndryshme të botës, ka në fokus zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe hapjen e tregjeve të reja në këtë sektor, si dhe promovimin e produkteve dhe shërbimve në vendet e rajonit.

            Për të konfirmuar, lutemi të kontaktoni në adresën info@uccial.al

              109

              Ines Muçostepa: Digjitalizimi revolucion teknologjik në shërbim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

              Më datat 13-14 shtator në Hotel Tirama International  u  organizua  workshop-irajonal mbi “Mbështetjen e Forumitt të Dhomave për Investim të Ballkanit Perëndimor në fushën e dixhitalizimit “ . Ky takim u organizua në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Forumin e Dhomave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor .

              Qëllimi i workshop-it rajonal është për të ndarë praktikat më të mira të Dhomave të Tregtisë në BE-ne e dixhitalizuar ,duke bërë dixhitale proceset e tyre dhe duke mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme per t’u dixhitalizuar.

              Në këtë workshop të konceptuar përgjatë dy ditëve morën pjesë personalite krerë të Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë , të Dhomave përkatëse të Tregtisë dhe Industrisë Europiane , të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Ballkanit Perëndimor , si: Christoph Leitl, President i Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Marko Čadež, Presidenti i Këshillit të Administrimit të CIF të Gjashtë Dhomave të Ballkanit Perëndimor dhe Presidenti i Komitetit të Dixhitalizimit të Dhomës Europiane të Tregtisë, Wouter van Gulck, Drejtori i Përgjithshëm I Federatës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë belge, etj ,  si dhe shumë ekspertë në fushën e dixhitalizimit , të cilët sollën  praktikat më të mira europiane si dhe mundësitë e transferimit të tyre pranë Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Ballkanit Perëndimor .

              Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Znj Ines Mucostepa,  tha se  “Transformimi dixhital po prek edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomive të vendev tona . Pikërisht kjo epokë do të ndryshojë kërkesat që duhet të përmbushin kompanitë dhe sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ky është një revolucion., duke shtuar se Dhomat e Tregtisë duhet të kthehen në aleate të kompanive në procesin e transformimit dixhital të tyre. Sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë,  problem për Shqipërinë është fakti, se Dhomat e Tregtisë janë të dobëta , regjstrimi I kompanive nuk i detyruar ,  duke sjellë pengesa të mëdha në regjistrat kombëtar të tyre që nuk gjenden në dhomat e tregtisë por në institucion shtetëror , megjithëse sipas saj, politikat e qeverisë në lidhje me dixhitaliimin nuk kanë munguar , ku ndër  më kryesoret është inciativa në uljn e tatimit me me 5% për bizneset IT duke I dhëne  prioritet zhvillimit të sipërmarrjeve në këtë sektor.

              Sipas Z. Marko Čadež, Presidentit  të  Këshillit të Administrimit të CIF të Gjashtë Dhomave të Ballkanit Perëndimor, ndarja e praktikave më të mira dixhitale dhe instrumenteve që përdorin Dhomat Europiane të Tregtisë janë një ndihmë e madhe për Dhomat e Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor , në përballimin e sfidave globale të dixhitalizimit . Ai gjithashtu ka propozuar që këto modele workshop-esh të vijonë të organizohen sërish që të kalohet në një hap më të detajuar në shkëmbimin e instrumenteve të dixhitalizimit , në mënyrë që të bëhet e mundur bëashkëpunimi dixhital nëpërmjet dhomave të tregtisë ndërmmjet BE-së dhe Dhomave të Ballkanit Perëndimor.

              Ministrija e Shtetit për mbështetjen e sipërmarrjes Znj.Sonila Qato tha se,  Qeveria ka marrë një sërë inciativash në mënyrë që forcat e punës të jenë të afta ti pergjigjen sfidës së transformimit dixhital.. Ajo shtoi se : transparenca; nxitja e inovacionit, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë; hapja e tregjeve të reja dhe gjenerimi i mundësive të mëtejshme të punësimit; forcimi i edukimit dhe trajnimit profesional; promovimi i përfshirjes sociale dhe rritja e nivelit të mirëqenies së qytetarëve, vlerësohen si avantazhet kryesore të dixhitalizimit.

              3

               

              6

               

              1

              Këtë Forum të zhvilluar në Shqipëri,  e ka përshëndetur edhe Presidenti I Eurochamber Z.Christoph Leitl një zë I fusqishëm në mbështetje të Europës së Bashkuar dhe vecanërisht I integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

              Z.Leitl theksoi se , dixhitalizimi është një projekt madhor që do të ndryshojë modelet e biznesit të shumë kompanive të të gjithë sektorëve dhe të gjitha madhësive.. Është e rëndësishme që të krjojmë rrjete , të ngremë qendra te kompetencës .Cfarë do lloj gjëje që po bëjmë ta diskutojmë me kompanitë tona dhe ti shoqërojmë ato gjatë kohëve të ndryshimeve.   Duke shprehur edhe optimizëm për mënyrën se si funksionon Europa dhe në fushën ekonomike për kuader te zgjerimit të saj ai kërkoi një rol të konsoliduar të dhomave duke theksuar që , “cdo vend të ketë mënyrën e vet të të vepruarit , pasi këtu po tregohet se një dhomë e fortë mund të japë rezultate shumë të mira dhe kjo po arrihet këtu në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Europës.”

               

              2

              7d50686b-21bf-4613-9969-e19075935bfcb97b22b7-90d3-4d49-8e19-6d32cda96d0e

              “Në të ardhmen ku do të shkojë Europa , diskutohet vetëm në nivel politik, ne duhet të bëjmë shumë dhe të japim kontributin tonë në bashkëpunimin ekonomik.  Njerëzit që meren me projekte dhe investime  nuk luftojnë kunder njeri- tjetrit  ata duan kushte të qëndrueshme  zhvillimi dhe duan të japin begati. Në mënyrë që të gjitha shpresat dhe dëshirat e qytetarëve tanë  të përmbushen ky është edhe objektivi  ynë. Kjo është filozofia kryesore e gjithë punës që bëjmë  “  theksoi Presidenti i Eurochamber .

              9be4e08e-88bb-4c31-a19d-492d9ebce29f

              9be4e08e-88bb-4c31-a19d-492d9ebce29f

               

                87

                I nderuar sipërmarrës,

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Polonisë organizon në datë 27 shtator 2018, në ambientet e Hotel Tirana Internationa, Salla “Abret”:

                Forumin e Biznesit “Shqipëri-Poloni”

                 

                Delegacioni polak do të udhëhiqet nga Zv. Ministri i Energjitikës, Z. Grzegorz Tobiszowski, i cili do të shoqërohet nga deputetë të Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri dhe sipërmarrës polak të interesuar për të bashkëpunuar me kompanitë shqiptare, që operojnë në sektoret e:

                Agrikulturë, përpunim të frutave dhe perimeve

                Infrastrukturë

                Ndërtim

                Energjitikë

                Transport

                Industritë e rënda

                Minierat

                Prodhimin e medikamenteve mjekësore

                Prodhimin e mobilierive, studio e arkitekturës, interior design

                 

                Kompanitë polake janë shumë të intersuar për të investuar dhe bashkëpunuar me kompanitë tona, ndaj në përfundim të forumit do të organizohen edhe takime B2B.

                Duke qenë se interesi për këtë event si nga pala polake ashtu edhe anasjelltas është i lartë , ne jemi duke rezervuar që tani vendet për sipërmarrjet shqiptare që do të duan të marrin pjesë në këtë forum, ndaj lutet konfirmimi juaj sa më parë në adresën info@uccial.al.

                Klikoni këtu për t’u njohur me listën e sipërmarrësve polakë, që do të marrin pjesë në forum:

                31.08 ALBANIA _Business mission _Polish companies interested in the mission_31.08

                 

                  180

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju përcjell  kalendarin e panaireve që do të zhvillohen në muajt në vazhdim në Turqi.

                  Ministria e Ekonomisë Turke do t’u paguaj firmave pjesëmarrësë hotelin dhe mëngjesin gjatë qendrimit në ditët e programit.

                  Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni këtu: Alım Heyeti Programları LAST ONE 2018   form_basvuru_firma e paplotesuar

                   

                  Për të konfirmuar pjesëmarrjen, firmat e interesuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë atë brenda afatit të aplikimit në adresën info@uccial.al

                    102

                    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 23-24 tetor 2018, në Varshavë të Polonisë do të zhvillohet Konferenca ndërkombëtare për start-up “Wolves Summit”.

                    Konferenca, e cila do të zhvillohet për të tetin vit, do të fokusohet në inovacionet në teknologji, duke mundësuar lidhjen dhe bashkëpunimin midis bizneseve.

                    “Wolves Summit” është një ndër konferencat më të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e inovacionit dhe start-up, në të cilin marrin pjesë më shumë se 67 shtete, 1287 investitorë, 2089 start-up, 2210 ekzekutivë, 12411 pjesëmarrës.

                    Klikoni këtu për të shfletuar fletëpalosjen e konferencës, nga ku mund të merrni më tepër informacion

                    8th Wolves Summit leaflet

                    Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, si dhe për të marr më tepër informacione, kontaktoni në adresën info@uccial.al

                    Projekte

                    1096
                    Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...