99

    I nderuar sipërmarrës,
    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju prezantoj një projekt për të cilin ne kemi punuar fort dhe që është finalizuar me publikimin e “Udhëzuesit për eksportin e frutave dhe perimeve të përpunuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”

    Udhëzuesi është një dokument i plotë, që përmban informacion mbi dokumentacionin e nevojshëm që ju duhet për të eksportuar, mbi specifika të veçanta, informacion mbi tregun, por edhe lista panairesh apo laboratorësh të akredituar.

    Për të shfletuar udhëzuesin, klikoni këtu: udhezuesi shqip

      153

      Të nderuar,

      Mund të njiheni me listën e votuesve për organet drejtuese të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë duke klikuar këtu: lista word

      Zgjedhjet për organet drejtuese të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë do të mbahen në datë 29.07.2019, nga ora 09.00-17.00 në ambientet e Mak Hotel Albania (ish hotel Sheraton), kati 0.

        171

        Të nderuar anëtarë të Asamblesë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

        Duke ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj, ju informojmë se zgjedhjet për organet drejtuese të BDHTISH, Kryetar, Kryesi dhe Komision i Auditimit do të mbahen në datë 29 korrik 2019, nga ora 09.00-17.00 në ambientet e Mak Hotel Albania (ish Hotel Sheraton), kati 0.

        Për sa më sipër, lutem gjeni këtu: vendimi per daten e zgjedhjeve 29072019 vendimin nr.2, datë 19.07.2019 të Komisionit të Zgjedhjeve të BDHTISH.

        Me respekt,

        Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

          232

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftoj në Forumin e Biznesit të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në datë 4 korrik në Poznan, Poloni.

          Në këtë Samit, qëllimi i të cilit është integrimi i Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet sinergjive të politikës, shoqërisë civile dhe biznesit, do të marrin pjesë Krerët e Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm, si edhe figurat më të rëndësishme të sipërmarrjeve dhe organizatave të institucioneve të rëndësishme.

          Forumi i biznesit i këtij samiti do të mbahet nën moton “Growing together” dhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për çdo përfaqësues sipërmarrjeje që nëpërmjet sesioneve të shumta, prezantimeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, si edhe takimeve B2B, të përfitojë për të lidhur marrëdhënie të qendrueshme bashkëpunimi.

          Pavarësisht se theksi kryesor në bisedimet e biznesit gjatë forumit do të jetë i përqëndruar në sektorët: energjitik, digjital, ushqimor dhe agroteknik, forumi është i hapur për përfaqësuesit e të gjitha sektoreve.

          Një vëmendje e madhe në forum do ti kushtohet promovimit të sipërmarrrjes, ku bizneseve shqiptare do ti dedikohet një stendë e veçantë, ku ju do të keni mundësi të promovoni biznesin tuaj nëpërmjet materialeve promocionale, videove etj, ndaj ju inkurajojmë të merrni pjesë, pasi nëpërmjet takimeve të shumta B2B, do të kenë mundësi konkrete për të krijuar ura të reja bashkëpunimi.

          Informacion më të përmbledhur mbi samitin mund ta gjeni duke klikuar këtu: https://www.paih.gov.pl/20190407/western_balkans_summit, ndërsa këtu do të gjeni ftesën, agjendën, si edhe disa prej çështjeve kryesore që do të trajtohen gjatë sesioneve të Samitit. WB Summit Agenda External 13.06. version.   WB Summit Panel Details 19.06. main topics

          Lutet konfirmimi i pjesëmarrjes  brenda datës 24 qershor 2019 duke kontaktuar në adresën info@uccial.al , si edhe duke plotësuar formularin e regjistrimit, që e gjeni duke klikuar këtu: http://www3.paiz.gov.pl/Western_Balkans_Summit/

           

          Poznan jpg.

           

            398

            Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se ka hyrë tashmë në procesin zgjedhor për organet drejtuese të saj, Kryesi, Kryetar dhe Audit.

            Ju njoftojmë se zgjedhjet do të zhvillohen në datë 13.06.2019, nga ora 09.00-17.00, pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me adresë “Rruga e Kavajës, nr.2”, Tiranë.

              436

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Belgjikës, organizoi në datë 17 maj 2019 misionin e biznesit “Shqipëri-Belgjikë”.

              Të pranishëm në këtë mision ishte Ambasadori i Belgjikës, SH.T.Z François Bontemps, Zv. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Znj. Belinda Ikonomi, si dhe përfaqësues të AIDA-s.

              Në këtë mision morën pjesë edhe biznese të rëndësishme belge dhe shqiptare.

              Në përfundim të misionit u zhvilluan edhe takime B2B.

               

              mis belg 1

              mis belg 2

              mis belg 3

              mis belg 4

              mis belg 5

              mis belg 6

                313

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është takuar në datë 15 maj 2019 me drejtues të kompanisë amerikane “Dentos”.

                Të pranishëm në këtë takim ishte Presidenti i “Dentos Group Romania”, Z. Perry Zizi, Drejtuesi i “Dentos London”, Z. Oren Harpaz, si dhe Z. Philip Bloom, konsulent për firma amerikane në Evropën Lindore.

                Të pranishëm nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë ishin Sekretarja e Përgjithshme, Znj. Majlinda Manushi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Dibër, Z. Edmond Cami, si dhe Znj. Uarda Llazi.

                Gjatë takimit theksi u vu mbi zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare, fushave potenciale për investim, rolin dhe rëndësinë e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

                #Në_shërbim_të_sipërmarrjes

                uarda pic

                  377

                  Është zhvilluar në datë 23 prill 2019, në ambientet e Sekretariatit të Triestes, Asambleja e Përgjithshme e WB6 CIF.

                  E pranishme në këtë asamble ka qenë edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e cila është anëtare e bordit manaxhues.

                   

                  asambleja cif 1

                   

                  asambleja cif 2

                  Projekte

                  1341
                  Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...