ALBANIAN LAW DIGEST
Shtëpia Botuese NOMIKI BIBLIOTHIKI AEBE (www.nb.org/english), nën patronazhin e Bashkimit të Dhomave të Tregtise dhe Industrise së Shqiperisë, të Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), të Dhomës Grekoshqiptare të Tregtisë dhe Industrisë dhe të Shoqatës të Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), ka marrë përsipër, organizimin, redaktimin dhe botimin e një guide të re ligjore, investimore, me titullin “Albanian Law Digest – The Ultimate Legal Guide to investing in Albania” në gjuhën angleze. Guida, e cila përfshin prezantim të plotë, të detajuar dhe aktual të çështjeve dhe temave të përgjithshme të ligjit dhe drejtësisë shqipëtare, në lidhje me të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë ekonomike, që një i interesuar apo kandidat i huaj, kërkon të marrë në Shqiperi.
Qëllimi i botimit të “Albanian Law Digest” është paraqitja e plotë e jurisprudencës shqiptare, në kuadrin ligjor e institucional, për çdo mundësi investimi dhe veprimtari ekonomike në Shqipëri. Autorët dhe hartuesit e këtij udhëzuesi, janë avokatë të specializuar, me shumë vite eksperience në këtë fushë, me emër e reputacion ndërkombëtar, me njohuri shumë të vlefshme, mbi çështjet që përfshihen në 27 seksionet e shtjellimit të lëndës, që përmban ky botim.
Per informacione te metejshme rreth Guides ose neqofte se u intereson te kontriboni ne “Albanian Law Digest – The Ultimate Legal Guide to investing in Albania” kontaktoni me:
Znj. Xhuliana Berberi
Tel. +30 210 3678920, Fax: +30 210 3678922,
e-mail: juliber@nb.org


