Biznesi si partner kryesor ne planin urbanistik
Plani i ri urbanistik i Tiranes shihet nga biznesi si nje ngjarje historike pasi ne te jane perfshire , pervec Bashkise se kryeqyteti edhe komunat dhe bashkite e tjera perreth saj. Kryetari I Unionit te Dhomave te Tregtise, Ilir Zhilla shprehet per ABC News se vlera e ketij projekti eshte shume e madhe pasi ne te perfshihet gjysma e potencialit njerzor, ekonomik dhe social te vendit. Per here te pare biznesi e ka te qarte dhe te detajuar se ku dhe cfare duhet te investoje. “Vlera e ketij projekti eshte shume e madhe si per sa i perket rritjes se cilesise se qytetit, te jetes se qytetareve te Tiranes por edhe nje potencial zhvillimesh nga ana e biznesit, sepse me se fundmi industria e ndertimit dhe mjaft biznese te tjera qe kane lidhje me fushen e sherbimeve do te kene te qartesuar, te saktesuar dhe te detajuar se cfare duhet te investojne dhe ku duhet te investojne. Duke qene nje project do te ndihmoje qe koha te mos zhvlersoje investimet ashtu sikurse ka ndodhur me pare”- shprehet Zhilla. Por pervec ketyre vlerave , Zhilla ndalet edhe ne nje tjeter rendesi te madhe te planit urbanistik te prezantuar nga Kryetari I bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Per here te pare biznesi shihet sin je partner kryesor dhe kjo sipas tij duhet te sherbeje si nje shembull per te gjitha bashkite dhe komunat e tjera te vendit. “Eshte per tu pershendetur se per here te pare po e shohin biznesin si nje partner kryesor sepse cdo drejtues I pushtetit lokal duhet te kuptoje se duke stimuluar biznesin stimulon zhvillimin e ekonomise cka pasohet me rritjen e buxhetit te vet pushtetit local dhe punesimin e metejshem te qytetareve, u bej thirrje te gjithe drejtuesve te pushtetit vendor ta shohin partneritetin me komunitetin e biznesit, si thelbin e zhvillimit te qendrueshem te ketyre rajoneve, eshte shume e rendesishme qe pushteti local te marre pergjegjesite e veta, pai jo shpesh ky pushtet ndihet i ndergjegjshem per potencialin e vet ketyre rajoneve. Interesi I bashkimit te dhomave te tregtise dhe dhomes se tregtise Tirane ka qene I madh, duke qene bashkepunues dhe hartues te ketij projekti, duke ju pergjigjur te gjitha pyetjeve ne aspektin professional qe ka lidhje me te.
Kryetari i Unionit te Dhomave te Tregtise, Ilir Zhilla:
Interviste dhene ne Gazeten Ekonomia date 22 maj 2012


