DIHK – CEFTA Project Experts Educational Visit
Projekti i DIHK-CEFTA Project dhe Sekretariati i CEFTA-s me zyrat ne Bruksel organizuan nje vizite me qellim edukativ dhe trajnues per ekspertet e CEFTA’s nga te gjitha Dhomat e Tregetise se vendeve qe jane pjese e kesaj marreveshjeje.
Gjate kesaj vizite ekspertet e CEFTA’s kryen takime me perfaqesi ekonomike te sukseshme ne Bruksel te shteteve te Evropes Juglindore, me Sekretariatin e Cefta, me Bashkimin e Dhomave te Gjermanise, me Shoqaten Sllovene te biznesit, me Zyren e perfaqesimit te Dhomes se Tregetise Kroate, me Zyren e perfaqesimit te Dhomes se Tregetise Serbe, me Bashkimin e Dhomave te zhvillimit te tregtise Turke dhe me perfaqesues te Komisionit Europian ne Bruksel.
Ne keto vizita te organizuara edhe ne sistem workshop ekspertet e CEFTA’ s nga Dhomat e Tregetise paten mundesi te mesojne menyren e organizimit dhe funksionimit te ketyre perfaqesive te sukseshme ne lobimin dhe pjesemarrjen e tyre ne mbrojtjen e interesave te ekonomise se vendeve perfaqesuese duke e nderthurur me zhvillimin ekonomik edhe te rajonit te vendeve CEFTA.
Ky takim ishte nje takim i sukseshem pasi i dha mundesi pjesemarresve per e njohur me mire organizimin e punes, lobimeve dhe se si keto perfaqesi me zyra ne bruksel merrnin pjese ne programe te bashkimit europian duke patur si qellim rritjen e kapaciteteve dhe ekonomive rajonale ne zonen e vendeve CEFTA dhe jo vetem.
Ne kete vizite ishin te pranishem perfaqesues se Dhomave te Tregetise se Shqiperise, Maqedonise, Kroacise, Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Kosoves, Serbise, Moldavise dhe sigurisht Drejtuesi i projektit DIHK-CEFTA PROJECT Z. Eduard Schwartz dhe Eksperti DIHK-CEFTA PARTNERSHIP PROJECT Z. Karmen Vranchev.
Bashkimi i Dhomave te Tregetise dhe Industrise se Shqiperise u perfaqesua mga Znj. Pranvera Domi.

