FORUM BIZNESI SHQIPERI NORVEGJI
Me datat 13 – 15 Nentor 2011 ne Oslo te Norvegjise u mbajt Forumi i Pare i Biznesit “Shqiperi Norvegji”.
Kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise z. Ilir ZHILLA sebashku me Kryeministrin e Shqiperise z. Sali BERISHA sebashku me një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare që operojnë kryesisht në fushën e energjetikës dhe Teknologjisë së Informacionit, morren pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri - Norvegji, në fokus të të cilit ishte forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjisë dhe Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit. Pjesëmarrës në këtë Forum ishin rreth 50 kompani nga të dy vendet, si dhe kompani të mëdha norvegjeze që kanë investuar apo synojnë të investojnë në Shqipëri, si Statkraft, Statoil, Hydroplan Green World, Pasco Energy, Westcon Technology, Accenture, GIEK etj.
Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkimit te Dhomave z. Zhilla u shpreh se:
Prania jone ketu ka qene nje objektiv i hershem i biznesit shqiptar. Norvegjia ka nje popullsi prej 4 Miljon Banore edhe Shqiperia ka nje popullsi prej 4 Miljon banore. Norvegjia eshte nje vend i pasur me nafte dhe me lumenj e liqene te shumta , edhe shqiperia eshte nje vend I pasur me nafte dhe lumenj e liqene te shumta,. Ne Shqiperi lumenje e shumte zbresin nga malet e larta ne ujrat e ngrota te detit Adriatik. 15 % e ujrave qe derdhen ne detin mesdhe vijne nga lumente shqiptare.
Ne jemi ketu sot te njohim, te prekim etiken dhe standartet e shoqerise te Biznesit Norvegjez.
Qeveria, biznesi, shoqeria shqiptare cdo dite mendon dhe punon per te arritur standartet dhe etiken e vendeve si Norvegjia.
Ne shqiperi cdo dite, cdo ore po behet dicka per permiresimin e klimes se biznesit por perseri roli i parnereve lokale eshte i pazevendesueshem.
Partneret lokale jane amortizuesi me i mire, karshi problemeve te burokracise, ndryshimeve ne mentalitet e kulturave.
Prane Dhomes se Tregtise se Shqiperise do te gjeni mjaft kompani te cilat fitimin dhe etiken ne biznes e kane me nje qellim te vetem. Disa prej tyre ndodhen ne kete salle.
Prania e disa kompanive Norvegjeze ne Shqiperi eshte nje lajm shume i mire per Shqiperine, kjo jo vetem per vleren e investimeve direkte qe perfaqesojne por me teper, per standartet me te cilin ata punojne duke u kthyer ne modelin e tregut qe duhen ndjekur nga ana e kompanive shqiptare.

