Albania Language English Language

FORUMI I PARE I BIZNESIT “ SHQIPERI – IZRAEL”

FORUMI I PARE I BIZNESIT “ SHQIPERI – IZRAEL”

Kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise z. Ilir ZHILLA sebashku me Kryeministrin e Shqiperise z. Sali BERISHA te shoqeruar  dhe nga një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare nga fushat e energjise, ndertimit, bujqesise etj moren pjese ne “FORUMIN E PARE TE BIZNESIT SHQIPERI -  IZRAEL”  te organizuar nga Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise.

Në fjalën e tij,  midis te tjerave Kryetari i Bashkimit te Dhomave z. Zhilla u shpreh se:

Prania e 27  kompanive Izraelite  ne Shqiperi eshte nje lajm shume i mire per Shqiperine, kjo jo vetem per vleren e investimeve direkte qe perfaqesojne por me teper, per standartet me te cilin ata punojne duke u kthyer ne modelin  e tregut qe duhen ndjekur nga ana e kompanive shqiptare.

Sot ne Shqiperi kompanite izraelite operojne ne kerkim, zbulimin e gazit, zbulim mineralesh, ndertim, agrobiznes, peshkim , ushqimore, farmaceutik. Investimi I  deritanishem dhe ato me kontrata te mbyllura  shkojne mbi 300 miljon Euro. Jane te gjithe mundesite qe kjo shifer ne tre vitet e ardhshme te trefishohet.

Une gjykoj se Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova  jane nje treg prej 9 miljon banoresh ku 70 % flasin gjuhen shqipe. Distanca midis ketyre 4 kryeqytete eshte jo me shume se 3 ore me automjet.

Mendoj se : Ajo qe eshte me kryesorja midis 4 vendeve tona, bashkepunimi ekonomik, politik dhe kulturor  eshte i persosur ndaj ju duhet te na kalkuloni si nje treg i vetem.

Pervec se me siper, kompanite Izraelite  mund ta shikonin Shqiperine si nje platforme interesante ku produktet Izraelite te prodhohen ne Shqiperi e me pas te shperndahen ne Ballkan e ne Itali. Jane te shumta kompanite Italiane qe per shkak te taksave te ulta po transferojne prodhimet ne Shqiperi.

Per kete mund te shfrytezoheshin 6 zonat industriale te miratuara nga  Qeveria Shqiptare ne Vlore, Durres, Lezhe, Shkoder, Elbasan. Ne kemi marre premtimin e Kryeministrit Berisha per favore te metejshme Fiskale ne zonat Industriale te mesiperme.

Ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi liberale ku 85 % e GDP vjen nga kompani private, kjo perqindje eshte cdo dite e ne rritje, dhe konkretisht ne muajt e ardhshem priten te privatizohen 5 hidrocentrale me fuqi 15 -25 Mega dhe kompania e shteterore e naftes Alpetrol dhe kompania shteterore e sigurimeve Insig.

Ndryshe nga Greqia fqinje ne kemi nje Qeveri te vogel me nje Kryeminister mik te madh te biznesit shqipetar dhe atij te huaj.                        

Te nderuar perfaqesues te kompanive Izraelite

Shqiperia eshte nje nga vendet me te bukura dhe me te pasura ne bote me siperfaqen qe ka.

Shqiperia ka krom, hekur, nikel, nafte.

Kompanite Shqiptare kane marre me qindra koncesione ne fushen e energjise, minjerave, turizmit .

Prane Dhomes se Tregtise do te gjeni shume kerkesa per partneritet ne fushen e energjise dhe turizmit.

Ne jemi ne gjendje tiu disponojme mjaft projekte dhe draftprojekte, konsulence juridike, linja kontaktesh te hapura me administraten qendrore dhe lokale.

Kontaktet me Dhomen e Tregtise do t’iu shkurtojne me shume rrugen per te investuar ne Shqiperi.

Bizneset shqiptare tani ndjehen me te konsoliduara jo vetem ne kapitalet e tyre por edhe ne kapacitetet njerezore dhe teknologjike.

Organizata jone ka per logo te saj “ Dhoma e Tregtise se Shqiperise eshte Avokati i Biznesit tuaj” kjo vlen jo vetem per kompanite shqiptare por edhe per kompanite Izraelite qe jane prezente ne Shqiperi ose do te jene prezente ne te ardhmen.

Domosdoshmeria per bashkepunim, shkembim informacioni, idesh, inisjativa te perbashketa eshte nje objektiv i dites Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise.

Perballimi sebashku I sfidave ekonomike qe sot jane prezente kudo neper bote eshte edhe qellimi pse jemi mbledhur sot.

Prej shekujsh vendi I Shqiponjave ka qene mbase I vetmi oaz ku hebrenjte mund te pinin uje pa u ngutur.

Per Izraelitet, te investuarit ne Tirane, Shkoder Prishtine , Sarande duhet te jete  njesoj si te investosh ne Tel Aviv, Jeruzalem, Haifa.