Albania Language English Language

Historiku

Historiku

PERMBAJTJA

Dicka rreth Bashkimit te Domave te Tregtise dhe Industrise se Shiperrise

  1. Skema e organizimit dhe menaxhimit te shoqerise (organet drejtuse dhe hierakia e menaxhimit, kopetencat bashke me pershkrimin e veprimtarise se cdo hallke).
  2. Vendimarrja dhe delegimi ne nivelet me te ulta menaxheriale.
  3. Menyra e organizimit te prodhimit/sherbimit si dhe problemet e projektimit te produktit/sherbimit dhe procesit. Zinxhiri I furnizimit dhe menaxhimi I materialeve.
  4. Problemet e kreditimit te biznesit dhe marredhenniet me sistemin fiskal.
  5. Problem ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore, rekrutimi I punonjesve dhe format e shperblimit qe perdoren.
  6. Ceshtje te relacioneve ndermjet menaxhimit dhe sindikatave.
  7. Roli dhe detyrat e menaxherit ne nje firme, menyra e formulimit dhe zbatimit ten je plani strategjik, misioni dhe lloji I strategjive qe perdoren, kompetencat dalluese dhe avantazhet konkuruese te organizates.
  8. Etika ne biznes dhe ne administraten publike
  9. Ceshtje te tjera ne lidhje me natyren konkrete te organizates/biznesit ku kryeni praktiken.

 

Dhoma e Tiranës në gjurmë të historisë

Historia e një institucioni është pjesë e historisë së një shoqërie dhe natyrshëm edhe e një vendi. Nga regjimi i përmbysur i së kaluarës komuniste, lidhur me Dhomën e Tregtisë të Shqipërisë, trashëguam një burim të dhënash që e kishin zanafillën nga viti 1958, që quhej viti i lindjes apo i krijimit të institucionit të Dhomës së Tregtisë, si një organizatë shoqërore.

Në vitet 1923-1940 Dhomat e Tregtisë jo vetëm zhvillohen mjaft, aq sa shpesh kthehen në pjesë të pazëvendësueshme të ingranazhit të administratës shtetërore, por funksionet e tyre kanë një shtrirje mjaft të gjerë dhe me shumë kompetenca. Pas vitit 1925, po sidomos gjatë viteve 1926 – 1928 shohim një gjallërim të jetës së dhomës tregtare dhe industriale, siç do të emërtohej dhoma, kur kryetar i saj do të jetë një industrialist dhe organizator i shkëlqyer: Aleksandër Hobdari

Transformimet demokratike që u kryen në Shqipëri pas vitit 1990, krijuan kushtet për ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet ekonomike dhe në zhvillimin e tyre. Vendosja e ekonomisë së tregut të lirë, gëzimi lirisht i pronës private dhe i ushtrimit të biznesit privat, nxitja e zhvillimit të ekonomisë përmes ligjeve dhe rregullave të ekonomisë kapitaliste të tregut, ishin masa që çuan jo vetëm në një kthim timoni në ecjen e ekonomisë dhe tregtisë, por edhe ngritjen e institucioneve bazë për krijimin dhe formimin e alternativave të reja të zhvillimit.

Vitet ’90 janë vite të revolucionit në marrëdhëniet e biznesit të ri të sapokrijuar, që sapo merrte frymë i lirë dhe po hidhte hapat e parë ende të pasigurta në një terren ku dominonin marrëdhënie krejt të pasigurta politike, ekonomike dhe shoqërore. Vetë Dhoma e Tregtisë, e cila deri në këtë kohë vazhdonte të ishte një e vetme dhe përfaqësonte Tiranën dhe Shqipërinë, gjatë vitit 2003 u bë iniciatore e përgatitjes dhe oponencës për ligjin e parë “Për dhomat e tregtisë dhe të industrisë“ nr. 7804, i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe mban datën10 mars 1994, që ishte një përpjekje për krijimin e një Dhome Tregtie të modelit të ri. Sipas ligjit të ri, në Shqipëri krijohej një sistem i organizuar i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë; ato mund të krijoheshin në të 36 rrethet e vendit, si dhe krijohej edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, si një institucion, që do të mblidhte rreth vetes, tërë sistemin e Dhomave, duke u bërë përfaqësues i tyre në shkallë vendi, si në marrëdhëniet me jashtë, me organizmat ndërkombëtare.

 

Ishte ligji i parë që organizonte jetën, funksionin, veprimtarinë e Dhomave të Tregtisë në kushtet e një ekonomie të mbështetur në tregtinë e lirë. Përvoja e pakët, mosnjohja e problematikës së marrëdhënieve të biznesit, etj. ishin disa nga faktorët, të cilët bënë që shumë shpejt ky ligj të shfaqte të metat e tij dhe të kërkohej përmirësimi e ndryshimi. Ligji i ri “Për Dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë“, Nr. 9640, datë 9.11.2006, realizoi mjaft ndryshime në strukturën e ndërtimit të këtij institucioni, duke vendosur ngritjen e tyre në 12 qarqet e vendit, ndërsa në qytetet, ku shihej e domosdoshme, do të kishte zyra përfaqësimi.

Gjatë këtyre viteve për herë të parë krijohet një Dhomë Tregtie që mbështet biznesin privat dhe vihet në shërbim të tij.

Një realitet i ri u krijua, ku gjatë një periudhe te shkurter kohe janë realizuar ndryshime thelbësore strukturore dhe, me departamentet vepruese e më afër nevojave reale të biznesit, është krijuar një fytyrë e re e institucionit të biznesit shqipetar. Një drejtim profesional, me vizion të qartë për të ardhmen, e ka vendosur Dhomën e Tregtisë në pikën orientuese për të gjithë biznesmenët, të vendit dhe të huaj, për institucionet qendrore ekonomike të shtetit shqiptar dhe organizatat prestigjioze ekonomike ndërkombëtare, e ka bërë atë një qendër referimi në zhvillimin e strukturave ekonomike ndihmëse për biznesin dhe rritjen e shërbimeve ndaj tij.  

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Selia e Bashkimit të Dhomave ndodhet në Tiranë, adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark Nr, 23 Tirane.

Bashkimi i Dhomave ushtron aktivitetin e tij brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kompetencat e tij shtrihen mbi gjithë territorin që mbulojnë Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Qarqeve.

 

Misioni

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë bashkërendon punën e dhomave në nivel kombëtar.

Bashkimi i Dhomave ka mision:

  • Të përfaqësojë dhe të promovojë interesat e përgjithshëm të dhomave për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në nivel kombëtar.
  • Të nxisë marrëdhëniet ndërmjet dhomave dhe marrëdhëniet e tyre me organizmat simotra të vendeve të tjera.
  • Të mbledhë, të përpunojë dhe të shpërndajë të dhëna tregtare në nivel kombëtar, duke krijuar sistemin e vet të të dhënave për tregtinë e industrinë.
  • Të marrë të dhëna të vazhdueshme nga gjykata, për gjendjen dhe ndryshimet në regjistrin tregtar;
  • Të organizojë, të administrojë dhe të financojë ekspozita dhe panaire, kurse dhe trajnime në nivel kombëtar, si dhe çdo veprimtari tjetër në interes të dhomave të Tregtisë e Industrisë.
  • Të japë mendime, propozime e të bëjë vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga Qeveria, përmbajtja e të cilave lidhet me interesat e anëtarëve të saj.

 

Objekti dhe Qëllimi i Veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave 

Bashkimi i Dhomave bashkërendon punën e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në nivel kombëtar.

Bashkimi i Dhomave ka për qëllim:

  1. Të përfaqësojë dhe të promovojë interesat e përgjithshme të dhomave për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në të gjitha nivelet.
  2. Të nxisë marrëdhëniet ndërmjet dhomave te qarqeve te Republikes se Shqiperise dhe bashkëpunimin e tyre me organizmat ekuivalente të vendeve të tjera.
  3. Të mbledhë, të përpunojë dhe të shpërndajë të dhëna tregtare në rang kombëtar, duke krijuar sistemin e vet të të dhënave për tregtinë dhe industrinë.
  4. Të marrë të dhëna të vazhdueshme nga gjykata, për gjendjen dhe ndryshimet në regjistrin tregtar.
  5. Të organizojë, të administrojë dhe të financojë ekspozita dhe panaire, kurse dhe trajnime në nivel kombëtar, si dhe çdo veprimtari tjetër në interes të Biznesit.
  6. Të japë mendime, propozime e të bëjë vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga Qeveria, përmbajtja e të cilave lidhet me interesat e anëtarëve të tij.
  7. Të ushtrojë funksione të tjera që mund t’i delegohen nga organet shtetërore, ligjet apo nga marrëveshjet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.
  8. Të promovojë dhe realizojë shërbime me interes të përgjithshëm, në dobi të dhomave anëtare.
  9. Të informohet, në mbështetje të ligjit, mbi ushtrimin e aktivitetit të Dhomave anëtare.
  10. Të ndërmjetësojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme mes dhomave.

 

Forma të bashkëpunimit dhe të integrimit 

  • Për ushtrimin e aktivitetit, Bashkimi i Dhomave bashkëpunon me administratën shtetërore, qëndrore dhe lokale, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit, vendase dhe të huaja.
  • Bashkimi i Dhomave merr pjesë dhe nënshkruan marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi, është pjesëmarrëse në programe dhe në projekte të ndryshme në nivel kombëtar (ku përfshihen të gjitha dhomat anëtare të vendit) dhe ndërkombëtar, me qëllim zhvillimin dhe integrimin evropian dhe më gjerë të sipërmarrjes shqiptare.
  • Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë në të gjitha iniciativat që kanë për synim zhvillimin dhe promovimin e biznesit shqiptar.
  • Bashkimi i Dhomave krijon marrëdhënie partneriteti me dhomat homologe të vendeve të tjera, në kuadrin e programeve të përbashkëta.

 

ORGANET DREJTUESE 

Organet drejtuese te Dhomës janë:

  • Asambleja
  • Kryesia
  • Kryetari
  • Sekretari i Dhomës
  • Komisioni i auditimit.

 

Asambleja

Asambleja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave është organi më i lartë vendimmarrës. Ajo zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare dhe përbëhet nga 121 anëtarë.

 

Kompetencat e Asamblesë

Asambleja në veçanti ka këto kompetenca:

  1. Shqyrton dhe përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave.
  2. Miraton statutin dhe ndryshimet e tij dhe ia dërgon ato për miratim ministrit.
  3. Zgjedh nga anëtarët, me votime të fshehta e të veçanta, kryesinë, kryetarin dhe anëtarët e komisionit të auditimit.
  4. Miraton programin dhe buxhetin vjetor të Bashkimit të Dhomave brenda tre-mujorit të parë të çdo viti.
  5. Shqyrton e miraton raportin vjetor të veprimtarive në përgjithësi, dhe të veprimtarisë financiare të Dhomës.
  6. Përcakton masën e kuotizacionit vjetor të dhomave, mënyrën e vjeljes së tij, si dhe ia dërgon për miratim organit mbikëqyrës.
  7. Miraton akte të ndryshme për funksionimin dhe organizimin e Bashkimit të Dhomave.
  8. Miraton formën e regjistrit të anëtarësisë dhe mënyrën e mbajtjes së tij si për anëtarët e Bashkimit të Dhomave, ashtu dhe për vetë Dhomat e Qarqeve.

 

 Funksionimi i Asamblesë  

Asambleja e përgjithshme mblidhet të paktën një herë në vit. Të drejtën për ta mbledhur asamblenë e kanë Kryetari i Bashkimit të Dhomave, apo kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve të saj.

 

Kryesia e Bashkimit të Dhomave dhe Funksionimi 

Kryesia e Bashkimit të Dhomave përbëhet nga Kryetari i Dhomës dhe nga 20 anëtarë, të cilët zgjidhen me votim të fshehtë nga Asambleja për një periudhë 4 vjeçare.

Kryesia zgjedh midis anëtarëve të saj, një përfaqësues që do të drejtojë mbledhjet e saj në rastet kur mungon Kryetari. 

Mbledhja e kryesisë është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të saj. Vendimet janë të vlefshme kur për to votojnë pro më shumë se 3/5 e anëtarëve të pranishëm.

Në Kryesi sigurohet përfaqësimi i të gjithë grupeve të biznesit (tregti, industri, shërbime, transport-telekomunikacion dhe ndërtimi).

Anëtarët e Kryesisë (me përjashtim të Kryetarit) nuk mund të jenë funksionarë ekzekutive në administratën e Bashkimit të Dhomave 

 

Kompetencat e Kryesisë 

Kryesia është organi ekzekutiv i Bashkimit të Dhomave. Ajo ka këto kompetenca:  

  1. Miraton programet e punës, që lidhen me objektivat dhe kompetencat e Bashkimit të Dhomave.
  2. Miraton strukturën organizative dhe personelin tekniko-administrativ të Bashkimit të Dhomave, funksionet dhe pagat e punonjësve të këtij aparati.
  3. Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të administratës së Bashkimit të Dhomave.
  4. Propozon ndryshimet në statutin e Bashkimit të Dhomave.
  5. Shqyrton programin vjetor financiar dhe buxhetin përpara se t’i paraqitet asamblesë për miratim.
  6. Cakton masën e shpërblimeve për shërbimet që kryejnë ekspertët e jashtëm.
  7. Vendos rregullat për përdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre.
  8. Merr vendime për të gjitha çështjet që shtrohen për shqyrtim në kryesi nga Kryetari dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Dhomave.
  9. Aprovon anëtarësimin në Union të Dhomave Private.
  10. Kryesia është përgjegjëse për:

-          zbatimin e vendimeve të asamblesë;

-          mbarëvajtjen e veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave.

 

Kryetari i Bashkimit të Dhomave 

Kryetari i Bashkimit të Dhomave është funksionar me kohë të plotë. Ai drejton veprimtarinë e Bashkimit të Dhomave dhe kryesinë e saj.

Kryetari përfaqëson Bashkimin e Dhomave në të gjitha marrëdhëniet me të tretët, si dhe përgjigjet për aktivitetin, administrimin dhe funksionimin e Bashkimit të Dhomave.

Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë nga Asambleja, për një periudhë katërvjeçare.

 

Funksionet dhe kompetencat e Kryetarit 

Kryetari kryen këto funksione:

  1. Përfaqëson Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë në të gjitha aktivitetet që kryen kjo e fundit,  si dhe në takime zyrtare te nivelit të lartë, delegacione qeveritare brenda dhe jashte vendit, etj.
  2. Thërret dhe drejton mbledhjet e Asamblesë dhe të Kryesisë.
  3. Paraqet çdo vit para Asamblesë raportin vjetor të aktivitetit të Bashkimit të Dhomave si dhe projekt programin për vitin e ardhshëm;
  4. Organizon, drejton dhe mbikëqyr drejtpërsëdrejti aktivitetin e administratës së Bashkimit të Dhomave, si dhe ndan detyrat për çdo departament apo njësi tjetër të kësaj administrate, sipas përcaktimeve të Rregullores së Dhomës.
  5. Organizon punën për  zbatimin e vendimeve të Asamblesë dhe të Kryesisë;
  6. Cakton dhe delegon përfaqësues të Bashkimit të Dhomave në organizma, komisione borde etj.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Dhomave dhe kompetencat e tij 

Sekretari i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Dhomave ka këto kompetenca: 

  1. Njofton periodikisht organin mbikëqyrës për veprimtarinë e Bashkimit të Dhomave.
  2. Ndjek respektimin nga Bashkimi i Dhomave të dispozitave të këtij statuti dhe të ligjeve të tjera në fuqi.
  3. Ndjek zbatimin e vendimeve të kryesisë dhe të asamblesë së Bashkimit të Dhomave.
  4. Ndjek procedurat e regjistrimit të anëtarësisë së Bashkimit të Dhomave.

 

Komisioni i Auditimit 

Komisioni i auditimit zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare dhe përbëhet nga 3 anëtarë, nga të cilët njëri është ekspert kontabël i autorizuar dhe emërohet nga ministri përgjegjës për tregtinë, ndërsa dy të tjerët zgjidhen nga Asambleja e Bashkimit të Dhomave, njëri me profesion jurist dhe tjetri me profesion ekonomist.

Komisioni i auditimit ka për detyrë të kontrollojë në vazhdimësi veprimtarinë ekonomiko-financiare të Bashkimit të Dhomave, si dhe të raportojë në mbledhjen vjetore të asamblesë për administrimin e mjeteve dhe të burimeve financiare të tyre.  

 

Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave 

Anëtarësia në Bashkimin e Dhomave është e detyrueshme për të gjitha Dhomat e Qarqeve të Shqipërisë dhe gjithë “Dhomat” e tjera që ushtrojnë aktivitet brenda territorit të Shqipërisë.

Dhomat duhet të informojnë Bashkimin e Dhomave të Tregëtisë për të gjithë veprimtarinë e tyre në mënyrë periodike (çdo katër mujor).

Nëse shoqatat në fjalë dëshirojnë të përmbajnë emërtimin “Dhomë”, është e detyrueshme të jenë anëtarë në Bashkimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë pasi të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

-          Të kenë mbi 100 (njëqind) anëtarë;

-          Anëtarët së bashku të kenë një xhiro të konsiderueshme import-eksporti;

-          Të kenë lidhje të zyrtarizuara me organizatat simotra të vendit përkatës;

-          Pasi te kene plotesuar kerkesat e mesiperme t’i bejne kerkese me shkrim Bashkimit te Dhomave per anetarisim ne te.

-          Të paguajë kuotën e anëtarësise ne mase 560,000 (peseqind e gjashtedhjete mije) Leke pranë Bashkimit te Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Dhomat anëtare duhet të depozitojnë listën e anëtarësisë pranë Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

 

ORGANIZIMI I BASHKIMIT TË DHOMAVE

 

Struktura e administratës së Bashkimit të Dhomave 

Organizimi i strukturës dhe shërbimeve bëhet në përputhje me objektivat e veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave. Veprimtaria ekzekutive e Bashkimit të Dhomave drejtohet dhe mbikqyret nga Kryetari.

 

Shërbimet që kryen administrata 

Në përmbushje të objektivave dhe funksioneve të Bashkimit të Dhomave, administrata kryen këto aktivitete dhe shërbime:

  • Jep mendime, propozime dhe vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike, të ndërmarra nga administrata qendrore, vendore dhe subjektet e tjera publike, përmbajtja e të cilave prek interesat e anëtarëve të saj.
  • Vendos, mban dhe zhvillon kontakte me dhomat anëtare, me institucione ekonomike, shoqata, organizata dhe firma jashtë vendit me qëllim nxitjen e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik me to.
  • Informon anetaret e saj mbi mundesite dhe kërkesat e tregut ne vendin tone dhe ate nderkombetar, mbi tendencen e zhvillimit te tregut, konkurencen, për zhvillimin e ankandeve e tenderave te ndryshëm etj.
  • Bashkimi i Dhomave organizon dhe administron misione biznesi, ekspozita e panaire, kurse trajnimi profesionale, si dhe cdo veprimtari tjetër që i shërben nxitjes së tregtisë e të industrisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Mban regjistrin e anëtarëve të Bashkimit të Dhomave, me të dhënat përkatëse për çdo dhomë anëtare dhe përfaqësuesit e tyre.
  • Përgatit kontrata model, forma dhe kushte të përgjithshme për kontrata për lloje të ndryshme aktivitetesh ekonomike.
  • Informon mbi legjislacionin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe atë nderkombetar si dhe mbï marrëveshjet e tregtisë që ka nënshkruar vendi ynë me shtetet e tjera.
  • Nxit dhe ndihmon anëtarët e Bashkimit të Dhomave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, tregtare dhe civile, nëpërmjet rrugës së ndërmjetësimit dhe arbitrazhit; 

 

Struktura organizative dhe drejtuesit ekzekutivë  

Struktura organizative e administratës së Bashkimit të Dhomave përbëhet nga:

  • Kryetari                                            
  • Sekretari i Përgjithshëm                     
  • Drejtori  Departamenti
  • Përgjegjës Sektori
  • Specialistët
  • Keshilltar dhe eksperte te jashtem.

Departamenti është njësi organizative e strukturës së Bashkimit të Dhomave, me kompetenca administrative dhe ekzekutive. Departamenti organizon, administron dhe drejton punën me objekt të përcaktuar, në përputhje me rolin dhe me funksionin sipas rregullores së brendshme të Bashkimit të Dhomave. Departamenti drejtohet nga drejtori i Departamentit i cili është drejtues ekzekutiv. Drejtorët e Departamenteve janë përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e punës në njësinë organizative që u është besuar.

 

ADMINISTRIMI FINANCIAR 

Parime të përgjithshme:

Administrimi financiar i Bashkimit të Dhomave bazohet në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, në akte të tjerë ligjorë dhe nënligjorë si dhe në standartet kombëtare të kontabilitetit. Viti financiar fillon në 1 Janar dhe përfundon në 31 Dhjetor.

Aktiviteti financiar i Bashkimit të Dhomave bazohet në programimin e shpenzimeve dhe të të ardhurave, që pasqyrohen në projektbuxhetin e Bashkimit të Dhomave.

 

Burimet financiare të Bashkimit të Dhomave 

Të ardhurat e Bashkimit të Dhomave realizohen nëpërmjet:

  • Kuotizacionit vjetor të anëtarëve të Bashkimit të Dhomave;
  • Shërbimeve nga veprimtaria e Dhomës;
  • Kontributeve të donatorëve vendas dhe të huaj;
  • Burimeve të tjera si të ardhura nga projektet etj.