Albania Language English Language

Integrimi Evropian, mundesite per biznesin Shqiptar

Integrimi Evropian, mundesite per biznesin Shqiptar

Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise (UCCIAL) ne bashkepunim me Delegacionin e Komisionit Europian ne Shqiperi, organizuan me date 25 maj 2012 Konferencen “Integrimi Evropian, mundesite per biznesin Shqiptar”.  

Implementimi i kësaj iniciative ka si qëllim të krijojë bazat për ndërtimin dhe zhvillimin e   biznesit në Shqipëri në kushte të barabarta me ato te vëndeve Europiane duke ofruar të gjithë informacionin e nevojshëm ne këtë fushë me ane te ngritjes se nje rrjeti informimi per bizneset shqiptare.

Qëllimi kryesor i krijimit të Rrjetit të Informimit të Bashkimit Europian për Biznesin është të informojë bizneset Shqiptare mbi Bashkimin Europian dhe Procesin e Integrimit Europian si dhe të ofrojë dhe realizojë  aktivitete në interes të bizneseve shqiptare.

Ne konference ishin te pranishem perfaqesues te Komisionit Evropian, ambasadore si dhe perfaqesues te biznesit shqiptar.

I pranishem ne kete Konference Kryeministri i Shqiperise Z. Sali Berisha në fjalën e tij e vlerësoi konferencën, shumë të rëndësishme për botën e biznesit, lidhur me zgjerimin dhe intensifikimin e informacionit të domosdoshëm të hapësirës së BE për biznesin shqiptar, për normat, rregullat, praktikat e BE si një kusht themelor që biznesi shqiptar të mund të integrohet më tej në praktikat evropiane.

Kryeministri theksoi se është në dobi të biznesit shqiptar të dëshmojë një gatishmëri dhe vendosmëri më të madhe për partneritet, me biznesmenët evropiane. “Kjo, ju garantoj se do tu nxjerrë gjithnjë e më të fituar, ndaj dhe do të kërkoja njerëzisht që kërkesat  e tyre të shqyrtohen nga ju me interesin më të madh. Është e domosdoshme një kod i ri moral, fitimi.” u shpreh kryeministri.

Z. Ilir Zhilla, Kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise ne fjalimin e tij u shpereh:

Ne mbeshtetje te procesit te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, Delegacioni Europian ne Shqiperi ne bashkepunim me Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Sqhiperise  po punon per ngritjen e nje Rrjetit te Informimi ne sherbim te biznesit shqiptar.

Implementimi i kesaj iniciative ka si qellim te krijoje bazat per ndertimin dhe zhvillimin e   biznesit ne Shqiperi ne kushte te barabarta me ato te vendeve Europiane duke ofruar te gjithe informacionin e nevojshem ne kete fushe.

Ne terma konkret prane Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise dhe ne Dhomat e Tregtise te qarqeve Lezhe, Durres, Fier dhe Gjirokaster jane hapur zyrat e Informimit te Bashkimit Europian per  Biznesin.

Ne keto zyra biznesi do te informohet ne nje specter shume te gjere per te gjitha te panjohurat qe ka komunikimi me kompanite Europiane  dhe me procesin e veshtire te integrimit Europian te ekonomise shqiptare.

20 vite me pare integrimi Europian ishte endra jone, kurse sot duhet te jete obligim i perditshem i cdo biznesi e qytetari shqiptar.

Shoqeria shqiptare eshte mesuar te shohe problemin e integrimit europian vetem tek politika.

Sot duhet te pranojme se politika e ka kryer misjonin e saj .

Sot sfida e shoqerise dhe e biznesit shqiptar per ne rrugen e gjate drejt integrimit europian eshte me veteveten. Sa ne do te arrijme te njohim, te pervetesojme dhe implementojme ne bizneset tona standartet dhe konceptet europiane te menaxhimit dhe prodhimit.

Procesi i integrimit europian eshte si nje kod gjigand me qindra standarte, koncepte, njohuri dhe sjellje  te reja qe duhen pervetesuar nga secili prej nesh me nje obligim te perditshem.

Vetem pas kesaj ndodh integrimi i Shqiperise ne Europe.

Delegacioni Europian ne  Tirane, Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise te ndergjegjshem per stadin aktual te biznesit Shqiptar dhe per veshtiresite e procesit te integrimit europian, iniciuan Projektin  “ RRJETI I INFORMIMIT I BASHKIMIT EUROPIAN PER BIZNESIN”

Qëllimi kryesor i krijimit të Rrjetit të Informimit të Bashkimit Europian për Biznesin është të informojë bizneset Shqiptare mbi Bashkimin Europian dhe Procesin e Integrimit Europian si dhe të ofrojë dhe realizojë  aktivitete në interes të bizneseve shqiptare.

Ne kuadrin e implementimit te ketij projekti do të organizohen një seri aktivitetesh informative mbi:

  • Tarifat dhe Dogana
  • Standartet dhe teknikat e certifikimit
  • Normat ambientale
  • Legislacionin mbi sigurine ushqimore
  • Pronesine intelektuale

Është krijuar  tashmë dhe një faqe internet www.eubusinessrelay.al  e cila ofron informacion mbi projektin dhe  në vijim do ë zgjerohet me tematika të caktuara si për shembull:

  • Si të bësh biznes me vëndet e Bashkimit Europian (të dhena praktike dhe informacion për tregjet)
  • Legjislacionin europian
  • Tarifat dhe rregulloret
  • Do te ketë lidhje me faqe të tjera internet të cilat ofrojnë informacione interesante për biznesin Shqiptar
  • Do të ofrojë informacion për evente, panaire dhe aktivitete të tjera biznesi në Shqipëri dhe vëndet Europiane
  • Etj.

Gjithashtu, Janë publikuar dhe do të vazhdojnë të publikohen materiale informative si broshura, fletepalosje, etj.

Komponent  tjetër i projektit është krijimi i një database dhe bibilotekë virtual me informacion mbi  Bashkimin Europian e cila do të rrisë niveli i informacionit për Bashkimin Europian, procesin e integrimit dhe programet e ndryshme të bashkëpunimit.

Është  përgatitur dhe shpërndarë një pyetesor për të identifikuar më mirë nevojat dhe pritshmërit e bizneseve nga Qëndrat e Informacionit të Biznesit dhe si mundet që ato të plotesojnë më së miri nevojat e bizneseve.

Sic u përmend projekti “Rrjeti i Informimit i Bashkimit Europian për Biznesin” finacuar nga Bashkimi Europian po implementohet nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërise në bashkëpunim me:

  • Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit
  • Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Fierit
  • Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës
  • Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Lezhës

Dëshiroj të theksoj që Rrjeti i Informimit i Bashkimit Europian për biznesin është i hapur për  bashkëpunime dhe me organizata të tjera biznesi apo që mbështesin biznesin të cilat operojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë duke ofruar shërbimet e tyre.

Ky Rrjet operon në bashkëpunim me strukturat e Bashkimit Europian dhe ofron të gjithë informacionin e nevojshëm për bizneset që duan të operojnë ne nivel europian apo që duan të  thellohen mbi tematika të vecanta. 

Rrjet është i pajisur me staf të specializuar dhe të trajnuar për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të bizneseve, si dhe për ti adresuar kërkesat dhe nevojën e tyre për informacion.

Zyrat e Rrjetit janë në Tiranë (zyra qëndrore), si dhe në Durrës, Fier, Gjirokastër, Lezhë, pranë zyrave respektive të Dhomave të Tregtise dhe janë të pajisura me kompjutera dhe linjë Interneti nga ku bizneset mund të futen dhe të kerkojnë edhe vetë ne internet.

 

Pranë qëndrave këtij Rrjeti do të krijohen regjistra të kerkesave dhe ofertave të biznesve për informacion dhe partner europian. Ky informacion do të publikohet edhe në faqen internet të projektit.

Rrjeti i Informimit i Bashkimit Europian për Biznesin orgaizon aktivitete te ndryshme (seminare, kurse trajnimi, promovime inciativash etj.) të cilat synojnë të rrisin njohurit e bizneseve dhe stafit të tyre në fusha të ndryshme. Gjithashtu ky Rrjet synon te kthehet në magnet për zhvillimin e terriorit për thithjen e investimeve të huaja dhe për promovimin e vlerave dhe pasurive lokale.

Specifike e Rrjeti të Informimit të Baskimit Europian për Biznesin është një prirje drejt teknologjive të reja në shërbim të biznesit dhe aplikimin e tyre në sektorë të ndryshëm.

Në mënyrë të permbledhur shërbimet dhe përfitimet  që ofronë Rrjeti i Informimit i Baskimit Europian për Biznesin janë:

  • Ofron informacion mbi hyrjen në tregjet Europiane: Tarifat dhe Dogana, Legjislacioni europian, Standartet dhe teknikat e certifikimit, Normat ambientale, Legislacionin mbi sigurinë ushqimore, Pronësinë intelektuale etj.
  • Organizon aktivitete formuese dhe informuese për biznesin në sektore të ndryshëm të ekonomise.
  • Promovon projektet e bashkëpunimit/ inciativa të ndryshme Shqipëri-Bashkim Europian.
  • Promovon vlerat lokale në nivel europian dhe synon të thith investime dhe invesitotrë të huaj.
  • Rrisin vizibilitetin dhe inkurajojne bashkepunimin mdis bizneseve Shqiptare dhe bizneseve europiane.
  • (Si do te funksionoje projekti)
  • Me secilën nga Dhomat e Tregtisë apo organizate biznesit që do të perfshihen në këtë projekt  do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me Unionin e Dhomave ku do të percaktohen termat e bashkëpunimit.
  • Dhomat e Tregtisë apo organizatat e tjera  qe do të perfshihen në implementimin e këtij projekti do të percaktojnë një person përgjegjës i cili do të bashkëpunojë ngushtë me zyrën qëndrore të Rrjetit.
  • Në vijim parashikohet të organizohen një sërë aktivittesh formuese dhe informuese në territor të cilat do të synojnë të përfshijnë një numër sa më të madhe biznesesh.
  • Gjiathstu parashikohet që ky Rrjet Informimi të bashkëpunojë dhe me organizata të tjera ndërkombëtare apo programe të cilat ofrojnë asistence, shërbime dhe informacion për biznesin Shqiptar me qëllim që të rritet numri i bizneseve që perfitojnë nga këto programe në nivel kombëtar dhe të bëj të mundur decentralizimin e projekteve dhe përfituesve të këtyre programeve.

Duke shpresuar që kjo iniciativë do të gjejë mbështetjen e të gjithë të pranishmëve në këtë sallë jemi të bindur që bazuar në një strategi afatgjatë ky projekt do ti vijë në ndihmë një numri të madh biznesesh sqiptare dhe do ti ndihmojë ato që të përgatiten në kohë për të operuar drejt standarteve europia

Foto: 
Integrimi Evropian, mundesite per biznesin Shqiptar
Integrimi Evropian, mundesite per biznesin Shqiptar
Integrimi Evropian, mundesite per biznesin Shqiptar