Albania Language English Language

INVESTIMET E HUAJA NE SHQIPERI

INVESTIMET E HUAJA NE SHQIPERI

Renia e investimeve te huaja gjate vitit te shkuar ne Shqiperi ka nje sere shkaqesh, megjithate ekspertet vleresojne dy prej tyre si me te rendesishmit, ngercin politik gjate vitit te shkuar si dhe krizen qe po kalojne vende si Greqia dhe Italia.

Ilir Zhilla, Kryetari I Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise jep nje fakt interesant ne lidhje me situaten e acaruar politike gjate vitit te shkuar , e cila kulmoi me situaten e 21 janarit. “Mund te them se dy-tre muaj pas demostrstes se 21 janarit, te gjithe hotelet e Tiranes kane qene te zbrazeta. Zakonisht ne to qendrojne biznesmene. Kjo tregon se ata u larguan pas atyre ngjarjeve’, - shpjegon ai. Dihet qe bizneset kerkojne nje klime te qete politike ne vend per te investuar, por nuk eshte ky shkaktari kryesor I renies se forte te investimeve te huaja ne vend. Kriza qe ka kapur vendet e BE-se, specifikisht Greqine dhe Italine, te cilet jane dhe investitoret me te medhenj ne Shqiperi, shkaktuan renien me 25 per qind te tyre ne vitin e shkuar. “Kriza qe po kalojne Greqia dhe Italia eshte pasqyruar me renie te investimeve ne Shqiperi. Megjithate, ne mund ta shfrytezojme kete situate duke nxitur transferimin e investimeve nga ato shtete ne vendin tone. Kohet e fundit ka nje rritje te numrit te bizneseve Greke qe jane transferuar ne Shqiperi, per shkak edhe te taksave te larta qe po aplikohen atje. Plus kesaj bizneset greke kane nje experience te mire ne vendin tone”, - shpjegon Zhilla.