Albania Language English Language

PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME (SME-të)

PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME  (SME-të)

Në datat 17-18 shtator në ambjentet e Tirana International  Hotel,  u zhvillua seminari trajnues me temë PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME (SME-të)

 Ky trajnim u organizua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, në kuadrin e projektit “Krijimi i Rrjetit te Informacionit për Biznesin i BE-së”, në bashkëpunim me Drejtorinë  e Përgjithshme të Markave dhe Patentave dhe Organizatës Botërore mbi Pronësine Intelektuale (WIPO-s)

Në këtë trajnim morën pjesë mbi  40 pjesëmarrës, të cilët vinin nga organizata te ndyshme, profesione te lira, insitucione publike, Dhomat e Tregtisë etj.

Trajnimi u hap me fjalën e mbajtur nga Z. Zhilla, Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Në fjalën e tij Z.Zhilla, pasi përshëndeti  të pranishmit, u ndal në rëndësinë e vecantë që duhet ti kushtojë Shqiperia Pronësise Industriale dhe asaj Intelektuale në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë.  

Në vijim Znj. Tamara Nanayakkara përfaqësuese e  Organizatës Botërore mbi Pronësinë Intelektuale (WIPO) gjate fjalimit të saj shprehu mirënjohje për organizimin e këtij eventi duke theksuar rëndësinë e Pronësisë Intelektuale në zhvillimin e biznesit sipas parametrave europian. Gjithashtu Znj. Tamara shprehu dëshirën për mbështjetje dhe mundësinë që mund të japë WIPO në të ardhmen  për organizimin e trajnimeve të ngjashme.

Gjatë dy ditëve të trajnimit pjesëmarresit u njohën me tema të ndryshme që lidhen me implementimin dhe benefitet e aplikimit të formave të ndryshme që përfshin Pronësia Intelektuale si psh:  Roli I menaxhimit efektiv të Pronësisë Intelektuale në rritjen e konkurrueshmërisë së SME-ve dhe një pasqyrë e punës së Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), duke përfshirë mjetet për vendet ne tranzicion, Krijimi i një marke-Roli I Markave Tregtare në etiketim, Formësimi I strategjisë së Biznesit nëpërmjet inteligjencës konkuruese, Krijimi i së ardhmes- Roli I modeleve dhe patentave të dobishme si risi teknike në treg.

Foto: 
PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME  (SME-të)
PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME  (SME-të)
PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME  (SME-të)
PRONËSIA INTELEKTUALE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME  (SME-të)