Shqiperia ne Evrope, mundesi te reja bashkepunimi ekonomik dhe industrial per sipermarrjet italiane
06, 07, Maj 2012 , ROMA ITALI
Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise ( UCCIAL ) ne bashkepunim me Agjensine e Investime te Huaja ne Shqiperi ( AIDA ) dhe me Cofindustrian organizuan ne Rome , me datat 06,07 Maj 2012 Forumin ekonomik “Shqiperia ne Evrope, mundesi te reja bashkepunimi ekonomik dhe industrial per sipermarrjet italiane”. Ne kete forum moren pjese rreth 100 perfaqesues te biznesit shqiptar dhe atij italian.
Kryeministri i Shqiperise Prof. Dr.. Sali Berisha ne Forumin e mbajtur ne Seline e Cofindustrias iu drejtua Forumit me nje fjale, ne te cilen beri nje ekspoze te pergjithshme te zhvillimeve dhe reformave ekonomike, fiskale dhe administrative, klimes se favorshme per biznes e investime, te potencialeve te Shqiperise etj.
Forumi u pershendet edhe nga Ministri italian i Puneve te Jashtme Giulio Terzi di Sant’Agata, i cili falenderoi kryeministrin Berisha per prezencen e nje numri te konsiderueshem sipermarjesh shqiptare ne Forum. Duke vleresuar marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve ne shume fusha me interes te perbashket, Ministri i Jashtem italian theksoi se duhet te shfrytezohen te gjitha mundesite qe ofron partneriteti strategjik. Duke shprehur vullnetin per intensifikimin e metejshem te shkembimeve ekonomike mes dy vendeve, zoti Giulio Terzi di Sant’Agata theksoi se kompanite italiane duhet te shfrytezojne te gjitha mundesite qe ofron ky treg dinamik.
Gjate ketij takimi e mori fjalen edhe Presidenti i Fondacionit Farefuturo, zoti Adolfo Urso, i cili shprehu kenaqesine per prezencen e kryeministrit Berisha ne kete Forum qe do te sherbeje si nje mundesi e re, per vendosjen e lidhjeve te bashkepunimit mes sipermarresve italiane dhe atyre shqiptare, ne fusha me interes per vendin.
Zoti Urso u shpreh se tashme Shqiperia nuk eshte me vetem nje vend per te investuar apo promovuar produktet italiane, por mbi te gjitha eshte nje vend partner i Italise. Ai theksoi se ne saje te perpjekjeve te medha te qeverise shqiptare dhe reformave te zbatuara prej saj, Shqiperia eshte sot vend anetar i NATO-s, si dhe nje vend i cili po ecen perpara ne procesin e integrimit evropian. Zoti Urso e cilesoi Shqiperine si nje model rritjeje dhe zhvillimi ne zonen e Ballkanit, si dhe vleresoi reformat politike, ekonomike, privatizimet e rendesishme, si dhe klimen shume te mire ndaj biznesit te huaj, si faktorin kryesor te rritjes ekonomike ne Shqiperi dhe mosprekjes nga kriza, ashtu sic ka ndodhur ne vendet fqinje te saj.
Ne perfundimit te takimit, u nenshkrua Marreveshja e Bashkepunimit mes Postes shqiptare dhe Postes italiane.
Pas ketij takimi u vijua me B2B midis kompanive shqiptare dhe Italiane, ku pati nje interes te madh nga te dyja palet.


