WORKSHOP TRANSFERING PUBLIC SERVICES TO THE ALBANIAN CHAMBER SYSTEM
Me date 06.04.2011 prane zyrave te Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise , GIZ ne bashkepunim me Bashkimin e Dhomave te Tregetise dhe Industrise , Dhomat e Tregetise se Qarqeve u organizua seminari ne lidhje me kontributin dhe iniciativen e Dhomave te tregetise per shtimin e sherbimeve te Dhomave ndaj biznesit, gjithashtu per iniciativen qe ka ndermarre qeveria per transferimin e disa sherbimeve nga administrata publike tek Dhomat e Tregtise.
Per sa me siper u diskutua per sherbime qe lidhen direkt me nevojat e biznesit per te cilat Dhomat e Tregtise duke qene me afer kesaj te fundit mund t’i kene ato..
Me mbeshtetjen e GIZ ne workshop ishte I ftuar eksperti gjerman Dipl.-Ing. Uwe Mirzwa nga dhoma e tregtise “Handwerkskammer Rhein-Main” Frankfurt. Eksperti paraqiti eksperiencen e dhomes gjermane ne hapjen dhe zhvillimin e sherbimeve per komunitetin e biznesit dhe sidomos te fushes se artizanatit.
Eksperti pati kujdes te theksoje qe sherbimet qe dhomat kerkojne te marrin, jane sherbime qe dhomave do t’I sjellin perfitime jo nga ana monetare se sa do te sherbejne per afrimin e biznesit prane dhomave, per te bere te mundur me pas edhe ofrimin e nje game te gjere sherbimesh si trajnime , konsulence etj per bizneset.
Nje nga pikat me kryesore te diskutuara nga GIZ ishte, qe duhet punuar me shume ne lidhje me hartimin e nje ligji te posacem per artizanatin, ligh ky qe Shqiperise i mungon, ky ligj Dhomave te Tregtise do ti jepte mundesine e hapjes se shume sherbimeve ne lidhje me kategorite e ndryshme te bizneseve.
Eksperti midis te tjerash theksoi dhe faktin qe : 30% te te ardhurave vijne nga anatersimi , duke bere qe: 50% te te ardhurave te vijne nga trajnimet qe oftojne dhomat dhe 20% nga taksat e sherbimeve te ndryshme.
Arrtija e mareveshjes me Qeverine eshte nje domosdoshmeri per te bere te mundur realizimin e ndihmes nga GIZ, per te ndertuar bazen per ofrimin e sherbimeve.
Te gjitha sherbimet qe i jane kaluar Dhomave ne Gjermani nga administrata publike, jane sherbime eksluzive vetem per dhomat, nje nga pikat e tjera te permendura nga eksperti ishte unifikimi i logos te dhomave, per te dhene idene e nje fuqie te vetme ne debat me qeverine.
Zoti Erik Ruh , perfaqesuesi i GIZ ne Shqiperi ne perfundim te workshop-it paraqiti dy nga rruget kryesore qe duhet te levize sistemi i dhomave per tu perforcuar dhe te kete mundesine e ndihmeses edhe nga GIZ.

