Zyra e Markave dhe Patentave
Zyra e Markave dhe Patentave në Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise është përfaqësuesi i autorizuar për regjistrimin e pronësisë industriale në Shqipëri, nga Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Markave.
Ne këshillojmë dhe asistojmë kompanitë për t’i kthyer idetë në kapitale si dhe për të përdorur dhe mbrojtur të drejtat e tyre në fushen e pronësisë industriale,.
Pranë nesh mund të gjeni konsulencë për kryerjen e aplikimeve për regjistrim marke dhe patente, kryerje të ndryshimeve në regjistrimet e mëparshme, ripërteritje të markave dhe mbajtje në fuqi të patentave, regjistrim të kontratave të licencës dhe të kalimit të pronësisë, depozitim të kërkesës për regjistrimin nderkombëtar të markës etj.Aktualisht Zyra e Markave dhe Patentave prane Bashkimit te Dhomave kryen shërbime për një numër të konsiderueshëm klientësh shqiptarë dhe të huaj dhe ka në arkivin e saj marka të njohura botërore.Shërbimi që ofrohet nga Zyra jonë është cilësor, korrekt dhe me çmime konkurruese.
C’ fare eshte nje marke tregtare apo sherbimi
- Objektet e pronësisë industriale janë: patentat, modelet e përdorimit, disenjot industriale,markat tregtare dhe të shërbimit dhe treguesit gjeografikë.
- Pronësia industriale mbrohet vetëm duke e regjistruar markën tregtare ose objektet e tjera.
- Nëse një biznes nuk regjistron produktin apo shërbimin e tij, atëherë ai nuk ka asnjë
- Mjet ligjor për t’u mbrojtur nga falsifikimet dhe konkurrenca e pandershme në treg.
Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombimin i fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale nga ato të një pale tjetër.
Përkufizimi i markës se shërbimit është i njëjtë me atë të markës tregtare, me perjashtim që ato identifikojnë dhe dallojnë burimin e shërbimeve dhe jo produktet.
Shënjat që përbëjnë markë
- Fjalët, kombinimet e fjalëve, duke përfshirë dhe emrat personal
- Gërmat, numrat,
- Shënjat figurative duke përfshirë vizatimet
- Format tridimensionale, duke përfshirë format e mallrave dhe amballazhet e tyre.
- Ngjyrat, kombinimin e ngjyrave, sinjalet e dritës në qoftë se ato paraqiten grafikisht,
- Kombinimi i shenjave të përmendura më lart.
Shenjat që nuk përbëjnë markë
Jo cdo simbol mund të mbrohet si markë, pra ligji lejon mundësinë e refuzimit të regjistrimit të markës në qofte se:
- Marka e depozituar mund të jetë në kundërshtim me rregullat e moralit publik.
- Marka e depozituar konsiston në emblema shtetërore ose të organizatave ndërkombëtare, flamurë, simbole fetare.
- Markat të cilat konsistojnë në emrat e personave të mirënjohur nga publiku, portretet ose pseudonimet e tyre, pa autorizimin e këtyre personave.
Nga ana tjeter, fakti që marka tregtare është regjistruar në Rregjistrin e markave tregtare, nuk bën pjesë në shkaqet e refuzimit të një kërkese për regjistrim. Kjo bën pjesë në të drejtën e pronarit të mëparshëm të markës që të vendosë nëse do të lejojë ose kundërshtojë regjistrimin e saj.


