Monthly Archives: July 2015

    670

    Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

    Formimi profesional dhe nevoja për të bashkëpunuar me kompanitë

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,  nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi i cili ka në thelb forcimin e bashkëpunimit me institucioneve të formimit profesional dhe kompanive shqiptare. Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja dhe intensifikimi i formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet palëve nëpërmjet realizimit të aktivitete të përbashkëta, për realizimin e praktikës profesionale dhe zhvillimin e njohurive profesionale të nxënësve dhe kursantëve të arsimit dhe formimit profesional.

    Çështje që do të respektohen nga palët dhe që i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi kanë të bëjnë kryesisht me:

    –  Krijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike ofruese të arsimit dhe formimit profesional (AFP) dhe shoqërive tregtare të anëtarësuar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë;

    – Mbështetjen e nxënësve dhe kursantëve që ndjekin institucionet ofruese të arsimit dhe formimit profesional, për kryerjen e praktikave profesionale pa pagesë në mjediset e shoqërive tregtare;

    – Zhvillimin e njohurive profesionale të nxënësve dhe kursantëve në një mjedis të vërtetë pune, ku të mund të punësohen;

    – Bashkëpunimin për planifikimin e drejtimeve mësimore dhe kurseve profesionale,si edhe nevojave për specialistë të rinj që përgatiten nga ofruesit e arsimit dhe formimit profesional.

    –  Realizimin konkret të sugjerimeve të këshillimit për karrierë, të nxënësve dhe kursantëve,dhënies së njohurive për sipërmarrjen etj.

      1843

      Me datë 27 korrik 2015 në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Bashkimit të Dhomave. Mbledhja e kryesua nga znj. Ines Muçostepa, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ku të pranishëm ishin dhe anëtarët e kryesisë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

      Kjo ishte mbledhja e parë pas përzgjedhjes së Kryetarës të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa e emëruar me këtë detyrë më datë 1 korrik 2015 .

      Pas prezantimit dhe falenderimeve të Kryetares, në takim u diskutuan çështje në lidhje me platformen e unionit, auditin, propozime të ndryshime ligjore, propozime për aktivitete dhe shërbime të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, etj..

        1816

        Asambleja e përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka përfunduar procesin e zgjedhjeve të forumeve të saj drejtuese dhe pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, më datë 01 korrik 2015, në krye të  të kësaj organizate ky rol iu besua znj. Ines Muçostepa për një mandat 4-vjeçar.

        Projekte

        749
        Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...