Memorandum Bashkëpunimi

    1014

    Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

    Formimi profesional dhe nevoja për të bashkëpunuar me kompanitë

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,  nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi i cili ka në thelb forcimin e bashkëpunimit me institucioneve të formimit profesional dhe kompanive shqiptare. Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja dhe intensifikimi i formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet palëve nëpërmjet realizimit të aktivitete të përbashkëta, për realizimin e praktikës profesionale dhe zhvillimin e njohurive profesionale të nxënësve dhe kursantëve të arsimit dhe formimit profesional.

    Çështje që do të respektohen nga palët dhe që i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi kanë të bëjnë kryesisht me:

    –  Krijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike ofruese të arsimit dhe formimit profesional (AFP) dhe shoqërive tregtare të anëtarësuar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë;

    – Mbështetjen e nxënësve dhe kursantëve që ndjekin institucionet ofruese të arsimit dhe formimit profesional, për kryerjen e praktikave profesionale pa pagesë në mjediset e shoqërive tregtare;

    – Zhvillimin e njohurive profesionale të nxënësve dhe kursantëve në një mjedis të vërtetë pune, ku të mund të punësohen;

    – Bashkëpunimin për planifikimin e drejtimeve mësimore dhe kurseve profesionale,si edhe nevojave për specialistë të rinj që përgatiten nga ofruesit e arsimit dhe formimit profesional.

    –  Realizimin konkret të sugjerimeve të këshillimit për karrierë, të nxënësve dhe kursantëve,dhënies së njohurive për sipërmarrjen etj.

    NO COMMENTS

    Leave a Reply