Nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e forumit të investimeve të Dhomave Ballkanike Perendimore

    1496

    Më datë 27 gusht 2015, në Viene, Austri, u nënshkrua marrëveshja për themelimin e forumit të investimeve të Dhomave Ballkanike Perendimore. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë u përfaqësua nga z. Nikolin JAKA, anëtar i kryesisë së Bashkimit të Dhomave si dhe Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga përfaqësuesit e Bashkimit të Dhomave të Shqipërisë, Serbisë, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni.

    Qëllimi i kësaj marrëveshje konsiston;

    1. Shkëmbim informacionesh në lidhje me planifikimin e projekteve në fushën e investimeve në veçanti në projektet infrastukturore që qeveritë e rajoneve respektive do të ndërmarrin.
    2. Propozim për ndërmarrjen e masave për ngritjen e nivelit të investimeve dhe përmirësimin në fushën e biznesit sidomos atë të investimeve në territorin e Ballkanit Perëndimor.
    3. Përfshirja e bizneseve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e projekteve të investimeve, të parashikuara në Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
    4. Krijimin e kushteve për një zhvillim ekonomik të përshpejtuar.
    5. Ndërmarrjen e iniciativave për një efiçencë më të madhe ndërmjet shoqatave dhe ndërlidhje më të fortë në fushën e biznesit.

    IMG_2154 IMG_2162 IMG_2200