Mbledhja e dytë e Kryesisë së Bashkimit të Dhomave

    792

    Më datë 31 gusht 2015, në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, u zhvillua mbledhja e II e Kryesisë së Bashkimit të Dhomave. Mbledhja u kryesua nga znj. Ines Muçostepa me detyrë Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

    Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 11 anëtarët e kryesisë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe përfaqësues nga qarku i Shkodrës dhe përfaqësues nga qarku i Elbasanit. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve plotëson kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ajo u konsiderua e rregullt.

    Kryesia e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë diskutoi në këtë mbledhje në lidhje me;  Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet ligjore, prezantimi i strukturës së UCCIAL-së deri në fund të vitit 2015, kalendari i aktiviteteve dhe iniciativave deri në fund të vitit 2015 dhe çështje të tjera që dolën gjatë takimit.