Mbledhja e dytë e kryesisë së UCCIAL

    880

    Më datë 31 gusht 2015, në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, u zhvillua mbledhja e II e Kryesisë së Bashkimit të Dhomave. Mbledhja u kryesua nga znj. Ines Muçostepa me detyrë Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 11 anëtarët e kryesisë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe përfaqësues nga qarku i Shkodrës dhe përfaqësues nga qarku i Elbasanit.

    Duke qene se numri i pjesëmarrësve plotëson kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ajo u konsiderua e rregullt. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me shqyrtimin e propozimeve të grupit të punës për ndryshimet ligjore, prezantimi i strukturës së UCCIAL-së deri në fund të vitit 2015, kalendari i aktiviteteve dhe iniciativave deri në fund të vitit 2015, dhe çështje të tjera që dolën gjatë takimit.

    IMG_0010 IMG_0012 IMG_0015 IMG_0018 IMG_0019 IMG_0022 IMG_0025 IMG_0029 IMG_0032 IMG_0042 IMG_0055 IMG_0056 IMG_0067 IMG_0075