Monthly Archives: September 2015

    3651

    Më datë 22 shtator 2015, në ambjentet e Tirana International Hotel, u zhvillua forumi i biznesit “ITALIA – ALBANIA: CI INTERESSA”, organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

    Të pranishëm në këtë forum ishin sipërmarrësit e rinj të Konfindustria në Itali, me në krye presidentin z. Marco Gabriele Gay, përfaqësues nga autoritete të larta shtetërore, si dhe përfaqësues nga sipërmarrësit më të spikatur të vendit tonë.

    Forumi ishte organizuar në tre panele kryesore ku në panelin e parë ishin të ftuar Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama, Ambasadori i Italisë në Shqipëri Sh.T.Z. Massimo Gaiani, z. Marco Gabriele Gay, President i Giovani Imprenditori di Confindustria si dhe znj. Ines Muçostepa Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

    Forumin e hapi Kryetari i UCCIAL-së znj. Mucostepa me falenderime e fjalë përshëndetëse për të gjithë të ftuarit.

    “Me lejoni t’ju them se jam shumë mirënjohëse gjithë rrjetit diplomatik-konsullar, puna e të cilëve fiton rëndësi gjithmonë e në rritje për imazhin e vendit, për vendosjen e marrëdhënieve të tyre politike dhe ekonomike, për ndikimin social dhe kulturor në një botë gjithnjë e me të ndërvarur, duke përcjellë e lehtësuar marrëdhëniet e drejtëpërdrejta mes krerëve të Shteteve, të qeverisë dhe Ministrave të Jashtëm. Janë të vlefshme përvojat dhe dijet tuaja, si dhe aftësitë tuaja për të lexuar dhe interpretuar ngjarjet globale me mjete të përditësuara dhe një pavarësi e përditësuar gjykimi”, tha – kryetarja.

    Duke marrë fjalën në Forumin e Biznesit Itali-Shqipëri, Kryeministri z. Edi Rama u shpreh se sipërmarrja në vendin tonë ka hyrë tashmë në një etapë të re, duke krijuar rregulla dhe kushte të barabarta për të gjithë.

    Duke folur në Forumin e Biznesit me investitorët e rinj italianë, Rama u shpreh se tashmë kemi hyrë në një fazë të re me sipërmarrjen, ndërsa i ka ftuar këta të fundit të eksplorojnë mundësinë e investimeve.

    Është shumë e rëndësishme që ky proces i nisur me Italinë, për t’i drejtuar një mesazh të vazhdueshëm dhe konsistent sipërmarrjes italiane, arrijmë në këtë etapë ku kemi përfaqësi shumë të nderuar të industrialistëve të rinj italianë, me mendje të hapur dhe me shpirtin e nevojshëm të aventurës për t’u ballafaquar me mundësitë që ofron Shqipëria dhe për të eksploruar nga njëra anë, mundësitë e investimeve direkte në Shqipëri dhe nga ana tjetër, mundësitë e bashkëpunimeve me sipërmarrjet shqiptare.

    Kryeministri i vendit u ka premtuar investitorëve të huaj se do të gjejnë një ambient të përshtatshëm për të investuar në Shqipëri kjo falë reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë, duke nisur me luftën pa kompromis ndaj informalitetit e deri te reforma në drejtësi.

    “Ne po bëjmë një punë si asnjëherë më parë dhe po përpiqemi të krijojmë kushtet që informaliteti të mos jetë një pengesë kaq serioze siç ka qenë dhe të krijojmë kushtet që më në fund Shqipëria të bëjë një reformë të drejtësisë që të mos jetë një tjetër mandat letrash më shumë, por një instrument për ta përmbysur sistemin e korruptuar në drejtësisë”, tha Rama.

    Pas fjalimit qe mbajti Kryeministri z. Edi Rama forumi vijoi me fjalët përshëndetëse të Ambasadorit të Italisë në vendin tonë z. Massimo  Gaiani dhe më pas presidenti i sipërmarrësve të rinj të kofindustria Italia,  z. Marco Gabriele Gay.

    Në vijimësi të forumit u diskutua për zhvillimet dhe oportunitetet në sektorët e ndërtimit, energjisë, mekanikës ku të ftuar në këtë panel ishin z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Giordano Gorini, Zëvendëskryetar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri si dhe administrator i “Essegei spa”, z. Mario Tonucci, Managing Partner, Tonucci& Partners Shpk, z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a, z. Renis Tërshana, Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë “R&T Group shpk”.

    Pjesa e tretë e furumi të biznesit pasoi me diskutime mbi zhvillimet dhe oportunitetet në sektorët e turizëmit, ushqimore, shëndetësi, ku të pranishëm në panel ishin z. Steven Grunerud, Zv/president i BALFIN group, z. Kujtim Shkreli, Administrator Shoqëria “EURO – FISH shpk”, përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, z. Dritan BELLAJ, Administrator i  shoqërisë “EUROALB INTERNATIONAL GROUP shpk”, dhe nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve “AIDA” z. Daniel GUÇE.

    IMG_2315 IMG_2333 IMG_2338 IMG_2343 IMG_2373 IMG_2395 IMG_2465

      1153

      Më datë 07 shator 2015, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, u zhvillua takimi i organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), me temë “Informaliteti si pengesë për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë”. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkimit të Dhomave, znj. Ines Muçostepa, dhe u fokusua mbi informalitetin në Shqipëri, si dhe bashkëpunimin midis biznesit, të gjitha grupeve të interesit dhe Qeverisë Shqiptare për ta luftuar atë.

      Prezent në këtë takim ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama, Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Arben Ahmetaj, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Z. Nikolin Jaka, si dhe përfaqësuesit e bizneseve më të rëndësishme në Shqipëri, të cilët thanë fjalën e tyre gjatë këtij takimi për të kontribuar edhe ata në luftën e përbashkët kundër informalitetit.

      Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Muçostepa, duke ia dhënë fjalën më tej Ministrave të ftuar dhe të pranishmëve. Theksi u vendos tek paketa fiskale, e cila sipas përfaqësuesve të biznesit nuk duhej të ishte më sipërfaqësore si ato të viteve të kaluara. Ata sugjeruan që të ofrohen lehtësira të tjera përmes reformave konkrete dhe politikave të thelluara fiskale. Ajo që mungon, sipas biznesmenëve të pranishëm, është bashkëpunimi i vërtetë me biznesin, pasi ky i fundit ngelet në zyrat e shtetit dhe pothuajse asnjëherë nuk materializohet.

      Konkretisht, u kërkua të ulet TVSH-ja, si dhe të rishikohen një seri taksash, të cilat e rëndojnë biznesin. Për këtë, duhet bërë domosdoshmërisht harmonizimi i informacionit në këtë drejtim. Nuk u la pa përmendur as aksioni për pagimin e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike, i cili gjithashtu ka ndikuar në luftën kundër informalitetit, si edhe në psikologjinë e qytetarëve, por kjo luftë, sipas biznesmenëve të pranishëm, duhet të shoqërohet jo vetëm me betejën për grumbullimin e të ardhurave përmes taksave, por edhe me uljen e atyre taksave që janë burim evazioni. Çelësi për këtë është rritja e interesit të qytetarëve për t’u bërë pjesë e aksionit.

      Në fjalën e tij, Kryeministri Rama, midis shqetësimeve dhe sugjerimeve të ardhura nga biznesi, u shpreh se ndonëse aktualisht Shqipëria ka një ekonomi tregu jo të standardeve evropiane, kjo tashmë përbën një sfidë të përbashkët për të gjithë aktorët e luftës kundër informalitetit. Sipas Z. Rama, në Shqipëri, rendi ligjor dhe ekonomia janë ende në gjendje lufte dhe këtë e shkaktojnë disa faktorë, ku midis të tjerash përmendi agresionin e vazhdueshëm të evazorëve, i cili nga njëra anë pengon qytetarët që të marrin atë që u takon në mënyrë që të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik, kurse nga ana tjetër pengon qeverinë që të zhvillojë e perfeksionojë modelin e ri ekonomik shqiptar.

      “Modeli i ri ekonomik, që ne po vëmë në jetë me shumë vështirësi, ditë pas dite, nuk mundet dot të ketë suksesin që presim prej tij, nëse nuk është i mbrojtur nga agresioni i përditshëm i hajdutërisë, shqip; i informalitetit në gjuhën akademike. Është një agresion i kudondodhur; Një agresion që dekurajon sipërmarrësit që duan të fitojnë, por në rrugë të ligjshme; Një agresion që pengon përfituesit e ligjshëm të zhvillimit ekonomik, qytetarët dhe familjet të marrin atë që ky zhvillim ekonomik mund të japë; Një agresion që pengon qeverinë dhe shtetin t’ju përgjigjet ashtu siç duhet qytetarëve” – theksoi Kryeministri.

      Disa pika të tjera ku u përqendrua Kryeministri ishin përgatitja e një plani efikas të të ardhurave, rimbursimi i TVSH-së, i cili tashmë është automatik dhe jo më arbitrar, duke theksuar gjithashtu se do të ketë në vazhdimësi arritje për mbledhjen e detyrimeve, sidomos përmes luftës anti-korrupsion në administratë, që sipas tij është zemra e informalitetit

      Me tej Kryeministri u shpreh se duhet të kuptojmë shumë qartë diçka; kjo nuk është gjendje lufte mes qeverisë dhe biznesit. Kjo është gjendje lufte në organizmin e ekonomisë sonë, që gërryhet prej 20 e kusur vitesh nga ky kancer që quhet informalitet. Dhe kjo do radikalizëm të plotë.
      “Nuk kemi për çfarë t’i mbushim mendjen njëri-tjetrit, pas 25 vjetësh, sesi funksionon ekonomia e tregut. Dëgjova këtu që penalitetet nuk janë gjeja e duhur. Penalitietet do të jenë absolutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet, ai që vjedh. 5 milionë lekë (të vjetra) do të paguajë çdo pikë fundore shërbimi, shitje me pakicë, nëse kapet në kushtet e mosdhënies së kuponit tatimor. 100 milionë lekë (të vjetra) do të paguajë çdo burim, pra, për çdo inventar që rezulton i trukuar janë 100 milionë, ose 100 mijë dollarë”.

      Një rëndësi të veçantë, Kryeministri, ashtu sikurse edhe biznesmenët e pranishëm, i vendosën sanksioneve, penaliteteve për shkeljet e ndryshme që çojnë në rritjen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Nuk do të tolerohet më mospasja e kasave fiskale për bizneset që janë të detyruara të pajisen me to, sidomos pas muajit Mars, 2016, ndërkohë që tolerancë do të ketë për zejet e ndryshme, ndaj të cilave do të zbatohen politika shumë liberale, madje taksa deri në 0%, mjafton që këto biznese të regjistrohen si subjekte tregtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Edhe për turizmin do të ketë shumë lehtësira, por siç e theksoi edhe Kryeministri, biznesmenët e këtij sektori duhet të luftojnë në drejtim të deklarimit të punonjësve dhe pagimit të detyrimeve përkatëse.

      Pas fjalës së Kryeministrit Rama, biznesmenët e pranishëm, shoqata e grupe të tjera interesi vijuan me diskutimet e tyre, duke shprehur edhe ata shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për luftën kundër informalitetit dhe mënyrat konkrete të bashkëpunimit midis tyre për të qenë sa më efikas në këtë drejtim. Sipas tyre, reforma duhet të kthehet në standard dhe secilit konsumator, me paraqitjen e kuponit tatimor, t’i jepet një mundësi rimbursimi në fund të çdo viti tatimor; në këtë mënyrë, të gjithë do jenë vetë të interesuar për tërheqjen e kuponit tatimor. Theksi u vendos gjithashtu tek monitorimi i grupeve të ndryshme të inspektimit, në mënyrë që të bëhet realisht kontrolli i çdo biznesi përmes lëshimit të kuponit tatimor, që mund të çojë deri edhe në kontrollin e çmimeve. Së fundi, sipërmarrësit e pranishëm sugjeruan që të bëhen edhe ndryshime në legjislacion, si dhe të ketë një sensibilizim më të madh të bizneseve të të gjitha llojeve dhe madhësive në drejtim të zgjerimit të informacionit mbi taksat dhe çdo lloj detyrimi që lidhet me biznes-bërjen në Shqipëri.

      Takimi u mbyll me konkluzionin se aktivitete të këtij lloji do të vijojnë, ashtu si edhe bashkëpunimi midis qeverisë, biznesit dhe të gjitha grupeve të interesit, me qëllim që të luftohet informaliteti dhe në Shqipëri të ketë një klimë sa më të mirë biznesi. Në fjalën e mbylljes, Znj. Muçostepa theksoi se të gjitha propozimet e paraqitura gjatë këtij takimi do të dokumentohen më tej.


      11012504_10153199790471523_2649654795933962481_n 11181579_10153199790481523_8490659305581517892_n 11216705_10153199791311523_2936836061527812639_n 11406787_10153199790931523_7240691823234562253_n 11960150_10153199791146523_1194946257323584022_n 11988528_10153199790476523_1855209313417108708_n IMG_0295 IMG_0304 IMG_0377 IMG_0400 IMG_0421 IMG_0449 IMG_0456 IMG_0548 IMG_0549 IMG_0588 IMG_0724 IMG_0912 IMG_0916

      Projekte

      615
      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...