Forumi i Biznesit me Investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    2069

    Më 15 tetor 2015, në ambjentet e Tirana International Hotel, u zhvillua forumi i biznesit ku morën pjesë rreth 50 kompani dhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Të pranishëm në këtë forum ishin dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmeta, Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërise znj. Ines Muçostepa, Kryesia e Bashkimit të Dhomave si dhe pjesmarrës nga kompani dhe biznese të njohura të vendit.

    Në fjalën e tij të hapjes Ministri Ahmetaj u shpreh se ka shumë mundësi për investime në Shqipëri në sektorë kyçë si energjia, transporti, infrastruktura dhe logjistika, turizmi, menaxhimi i ujërave, bujqësia, zonat e zhvillimit ekonomik e teknologjik etj.

    Ministri bëri një prezantim të performancës së ekonomisë shqiptare dhe i njohu investitorët nga EBA me klimën e investimeve në vend së bashku me avantazhet që Shqipëria ofron në rajon.

    Edhe Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Al Mazrouei, theksoi nevojën dhe vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe inkurajimin e investimeve të ndërsjella.

    Në përfundim të forumit, dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve e cila ofron garanci të drejtpërdrejta për investimet nga të dy vendet me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik.

    Marrëveshja, e cila do të jetë në fuqi për një periudhë prej 10 vjetësh synon inkurajimin e investimeve përmes reduktimit të riskut për investitorët nëpërmjet krijimit të një klime të favorshme biznesi. Marrëveshja garanton riatdhesimin e të ardhurave në raste shtetëzimi, shpronësimi etj., transferimin e lirë të investimeve të lidhur me fondet e konvertuara në kursin e këmbimit, trajtim të njëjtë të investimeve të huaja nga secili vend me investimet e brendshme dhe një sërë nismash për shkëmbimin e informacioneve, programeve ekonomike, organizimin e aktiviteteve promovuese etj.

    12164886_748972931895796_725417342_o 12165144_748972841895805_2062364316_o 12165479_748972898562466_1873954148_o 12165844_748972915229131_1925004763_n 12168536_748972851895804_906233419_o 12168871_748972591895830_134770308_o 12168984_748972941895795_1031667854_o 12169355_748972551895834_917986319_o 12169965_748972885229134_1993755783_o

    ?

    ?

    ?

    ?

    12169176_748972778562478_893475886_o

    ?