Projekti wbc-inco.net

    685

    Koordinimi i Politikave Kërkimore me Vendet e Ballkanit Perëndimor

    Vendet e Ballkanit Perëndimor INCO-NET rrisin integrimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBC) në  Zonën e Kërkimit Evropian (ERA). Kjo iniciativë është mbështetur nga Komisioni Evropian nëpërmjet Programit Kuadër 7 (FP 7) për Kërkimin dhe Zhvillimin Teknologjik.

    Çështja e zgjerimit në drejtimin të të ashtëquajturave vende të Ballkanit Perëndimor është një çështje me prioritet të lartë në axhendën politike të Bashkimit Evropian.

    Vendet e Ballkanit Perëndimor INCO-NET po asistohen në zhvillimin e marrëdhënieve midis BE dhe WBC-se në fushën e shkencës dhe teknologjisë (S&T). Përgjatë një periudhe prej 6 vjetësh (2008-2013), projekti mbështet Platformën Drejtuese në Kërkim për vendet e Ballkanit Perëndimor në lehtësimin e bashkëveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve Anëtare të BE-së, shteteve të asociuara në Programin Kuadër për KTZH dhe Komisionit Evropian. Është një organ strategjik i dizenjuar për t’u marrë me çështjet rajonale, multilaterale evropiane të politikave të shkencës dhe teknologjisë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor WBC.

    Objektivat thelbësore të WBC-INCO.NET janë:

    • Të mbështesë  dialogun rajonal në shkencë dhe teknologji (S&T) duke përfituar nga bashkëveprimi me Platformën Drejtuese për Kërkimin në vendet e Ballkanit Perëndimor;
    • Të identifikoje potencialet dhe prioritetet e KTZH-së për të marrë pjesë në FP7  dhe programet e tjera Evropiane në mënyrë transparente dhe kushte metodologjike të forta;
    • Të nxisë pjesëmarrjen e kërkuesve nga rajoni në projektet Evropiane me interes të përbashkët dhe të përfitojnë nga implementimi i  masave për ngritjen e kapaciteteve të bashkërenduar me aktivitetet e rrjetit;
    • Të analizojë barrierat dhe nevojat për inovacion në vendet WBC, të shkëmbeje informacionin dhe praktikat më të mira në politikat e inovacionit dhe të përgatisë një Plan Veprimi për bashkëpunim të mëtejshëm të WBC në fushën e inovacionit;
    • Të vendosë një bashkëpunim më të ngushtë midis kërkimit dhe inovacionit, të forcojë dialogun institucional dhe të mbështesë trajnimin e grupeve të interesit të inovacionit.

    Objektivat do të arrihen në bashkëpunim të ngushtë me Platformën Drejtuese për Kërkim në vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtaret e platformës janë Shtetet Anëtare të BE-se, vendet Kandidate dhe Potenciale për Kandidat, vendet e asociuara ne FP 7 dhe Komisioni Evropian. Takimet zhvillohen 2 herë në vit dhe organizohen nga Presidenca e BE-se ose nga një vend i Ballkanit Perëndimor.

    WBC-INCO.NET mbështet këto takime nga ana logjistike dhe bashkëpunon në ndarjen eficente të punës.

     Projekti implementon aktivitete të tilla si:

    • vendosja e prioriteteve tematike rajonale në Sh&T;
    • analiza e mundësive për aksesin në infrastrukturë, barrierat në bashkëpunim dhe kuadrin bashkëpunues;
    • analiza e nevojave për politikat e inovacionit dhe mbështetjes së tij dhe identifikimi i masave politike për të përmirësuar kuadrin e kushteve për inovacion;
    • organizimi i workshopeve trajnuese dhe grupeve të mësimit (për grupet e interesit të   inovacionit) në vazhdim të aktiviteteve të tjera mbështetëse dhe sesioneve për rritjen e ndërgjegjësimit;
    • Organizimi i Forumit Dialog për Inovacionin dhe krijimi i Grupit të Ekspertëve të Inovacionit për WBC;
    • Mbështetja e Pikave Kombëtarë të Kontaktit dhe Sistemit Informativ për Kërkim dhe Zhvillim;
    • Publikimi i rregullt i broshurave (newsletters), i një gazete dhe informacioni i publikuar në portalin www.wbc-inco.net.

    Si kontribuon?

    • Nëpërmjet portalit wbc-inco.net, broshurave dhe raporteve, WBC-INCO.NET, përfshihet në shkëmbimin e informacionit për politikat e bashkëpunimit S&T me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të hapur të publikojmë eventet tuaja lidhur me këtë pikë, për profilin e organizatës tuaj dhe të rejave rreth projekteve, si dhe të shpërndajë të rejat dhe dokumentet lidhur me mundësitë e financimit, mundësitë e bashkëpunimit, bursa studimi, çmime, etj. Ne jemi të interesuar për sugjerimet tuaja si të përmirësohen sistemet S&T në rajon; ne do të donim të mësonim rreth praktikave tuaja më të mira për të përmirësuar lidhjet tuaja me komunitetet e kërkimit në rajone të tjera.
    • Aksesi në platformën tonë është falas dhe i hapur për këdo që është i interesuar në aktivitetet tona. Me emrin dhe fjalëkalimin tuaj ju mund të keni akses të lirë në bazën tonë të të dhënave.

    Apply for an account.

    Çdo njeri është i ftuar të përdorë platformën tonë duke dhënë informacionin, p.sh nëpërmjet  e-mail në  office@wbc-inco.net.

    (29 partnere janë pjesëmarrës në konsorcium)

    Midis tyre janë ministri të Sh&T, agjenci dhe partnerë analitike; më shumë informacion mund të gjeni duke klikuar here.

    Koordinator:

    Qendra për Inovacion Social

    ZSI – Austri

     Partnere nga WBC:

    Ministria e Edukimit dhe Shkencës

    MASH – Shqipëri

    Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes

    METE- Shqipëri

    Trenkwalder CIVET2000

    CIVET Shqipëri

    Ministria e Punëve Civile

    MCA- Bosnje&Herzegovina

    Fondacioni për Arsimin e Larte Shërbimet Universitare Botërore Bosnje&Herzegovina

    SUS BiH – Bosnje&Herzegovina

    Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve

    MZOS – Kroaci

    Ivo Instituti Baze I Shkencave Shoqërore

    Ivo Pilar – Kroaci

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës

    MON-MK- Ish Republika e Maqedonisë

    Ministria e Ekonomisë

    MOE -MK – FYRo Macedonia

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës

    MPIN – Mali I Zi

    Drejtoria për Zhvillimin e Ndërmarrjeve te Vogla dhe te Mesme

    DDSME – Mali I ZI

    Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik

    MSTD – Serbi

    Instituti Mihjlo Pupin

    MPI – Serbi

    Qendra e Arsimit Kosove

    KEC – Kosove (ne UNSCR 1244)

    Partnere nga BE dhe Vendet e Asociuara

    Ministria Federale e Shkencës dhe Kërkimit

    BMWF – Austri

    Agjencia e Promovimit Austriak të Kërkimit

    EFG – Austri

    Qendra e Kërkimit të Bashkuar

    JRC-IPTS – Belgjike

    Shoqata Sllovene e Biznesit dhe Kërkimit

    SBRA – Belgjike

    Partneriteti Publik&Privat I Kërkimit të Turqisë&Organizatave të Biznesit

    TuR&BO-PPP -Belgjike

    Ministria e Arsimit, Rinise dhe Shkencës

    MES-CRA – Bullgari

    Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit

    BMBF – Gjermani

    Agjencia e Menaxhimit te Projekteve/Zyra Ndërkombëtare e Ministrisë Federale te Arsimit dhe Kërkimit në Qendrën Hapësinore Gjermane

    PT-DLR – Gjermani

    Sekretariati I Përgjithshëm per Kerkim dhe Teknologji

    GSRT – Greqi

    Qendra per Kerkim të Evropës Juglindore

    SEERC – Greqi

    Agjencia për Promovimin e Kërkimit Evropian

    APRE – Itali

    Universiteti I Kombeve te Bashkuara MERIT, Qendra e Kërkimeve Sociale Ekonomike dhe e Trajnimit për Inovacionin dhe Teknologjinë Maastricht, Universiteti I Maastrichtit

    UNU – MERIR – Holande

    Ministria për Arsimin e Larte, Shkencën dhe Teknologjinë

    MHEST – Slloveni

    Këshilli Shkencor dhe Kërkimit Teknologjik të Turqisë

    TUBITAK – Turqi

     

    Kontaktet:

    Western Balkan Countries INCO-NET c/o Centre for Social Innovation (ZSI)

    Linke Wienzeile 246

    1150 Vienna

    Austria
    office@wbc-inco.net

     

    Koordinator Projekti

    Ms. Elke Dall

    Centre for Social Innovationtel.: +43-1-4950442-62

    fax: +43-1-4950442-40

    e-mail: coordinator@zsi.at

    Website: http://www.wbc-inco.net
    WBC-INCO.NET është një projekt i bashkë financuar nga Programi i Kapaciteteve i Komunitetit Evropian për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, nën Programin Kuadër 7 (FP 7) për Kërkim dhe Zhvillim Teknologjik (2007-2013) (Numri i kontratës: 212029)

    wbc