“Beteja kundër Informalitetit”

    1799

    Më datë 31 tetor 2015, u zhvillua konferenca “Beteja kunder Informalitetit”, ku në fokus të këtij takimi ishte dhe bilanci i punës 2-mujore të ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit.

    Të pranishëm në këtë takim ishin, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Ministri i Financave z. Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, Drejtoresha e Doganave, znj. Pranvera Behushi, Drejtoresha e Tatimeve znj. Brisida Shehaj, Drejtori i Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve, në Kryeministri znj. Anna Sakiqi, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, z. Nikolin Jaka, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, z. Agim Rrapaj, kryetar i shoqatës së  Bashkimit Tregtar Shqiptar, z. Grigor Joti, si dhe përfaqësues nga dhomat e tregtisë, përfaqësues nga sipërmarrrës që operojnë në Shqipëri dhe përfaqësues nga Shoqata Biznesi.

    Fjalimi i Kryetares së Bashkimit të Dhomave znj. Ines Muçostepa

    Të nderuar z. Ministra, të nderuar përfaqësues të autoriteteve shtetore, të nderuar përfaqësues të sipërmarrjes;

    Vlerësojmë arritjet e Administratës Publike në luftën kundër informalitetit ashtu siç mund të mos rrimë pa falenderuar Sipërmarrjen Shqiptare e cila reagoi dhe u përgjigjë pozitivisht ftesës së qeverisë për formalizuar aktivitetin e tyre.

    Prezantimet që sapo dëgjuam nga përfaqësues të administratës fiskale dhe publike, na japin frymën e optimizmit që sipermarrja shqiptare në bashkëpunim me adminsitratën publike shumë shpejt do të shkojnë drejt përfundimit të fazës së parë për formalizimin e ekonomisë.

    Ajo çfarë pret sipërmarrja në fazën e dytë të kësaj iniciative, është krijimi i klimës dhe dialogut konstruktiv të marrëdhënies qeveri sipermarrje private. Jam e sigurtë që në këtë takim, përfaqësues të dhomave dhe shoqatave të sipërmarrjes kanë për të thënë shumë në lidhje me efektet e kësaj reforme të rëndësishme për ekonominë shqiptare – tha znj. Muçostepa.

    Kryeministri z. Edi Rama shprehu vendosmërinë se masat shtrënguese, si burgu dhe gjobat e larta janë e vetmja zgjidhje për evazorët e mëdhenj fiskal. Por nga ana tjetër, shefi i qeverisë dha një lajm të mirë për të gjitha bizneset e vogla me qarkullim deri në 2 milionë lekë dhe të gjithë zanatçinjtë, siç janë zejtarët, bojaxhinjtë, elektricistët, hidraulikët, këpucarët, berberët, e të tjerë: Nga sot nuk do të paguajnë taksë vjetore.

    “Të gjitha ato biznese që janë të vogla me qarkullim deri në 20 mln lekë, për ata pronarë që janë të vetëpunësuar dhe që ofrojnë shërbime si elektricist, hidraulik, këpucar, berber, etj, nuk do të paguajnë gjë. Deri më sot paguanin 250 mijë lekë në vit, por nuk do të paguajnë më”, deklaroi Rama.

    Shefi i qeverisë shfrytëzoi takimin e radhës për luftën ndaj informalitetit për të informuar edhe pjesën tjetër të bizneseve se në paketën e re nuk do të ketë rritje taksash. Por paralelisht me këtë garanci, ai lëshoi një mesazh të drejtpërdrejtë, veçanërisht për biznesin e madh.

    “Ju kemi dhënë mbi 600 mln dollarë kokër më kokër secilit sipas dokumenteve dhe nuk ju kemi më borxh. Tani borxhet që keni ju do t’i paguani një më një. Bëni dhe vetëdeklarimet. Jeni interesantë ju, thoni se do të mbroni të vegjlit. Nga kush i mbroni të vegjlit, nga ne? Ne duam t’i mbrojmë ata nga ju”, tha Rama.

    Duke ju përgjigjur zërave kritikë se aksioni kundër informalitetit po godet më të varfërit, kreu i qeverisë u kujdes të nënvizonte më shumë se një rast se ky aksion po bëhet pikërisht për të mbrojtur ata.

    “Ekonomia informale godet në radhë të parë më të dobëtit. Ekonomia informale nuk lejon që të dobëtit të forcohen dhe stimulon pasurimin marramendës të një grushti njerëzish dhe dizintegrimin social”, nënvizoi Rama.

    Ahmetaj- “Fokusi i operacionit është tek sipërmarrja e madhe dhe shifrat, kur krahasuam xhirot, tregonin që rritja më e madhe e deklarimit të xhiros vinte nga bizneset e mëdha”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

    Por edhe përfaqësuesit e biznesit patën pretendimet e tyre. “Jam shumë kurioz të mësoj se kujt deputeti apo deputetë ish-kryeministra i shërben futja në burg e sipërmarrësit privat për një nga shkeljet e miratuara apo të propozuara”, deklaroi Nikolin Jaka.

    Znj. Shehaj- “Në këtë fazë janë monitoruar 7353 subjekte dhe është ndryshuar përgjegjësia tatimore për 2291 prej tyre. Nga kjo analizë u pa se rreth 10 për qind e subjekteve deklaroheshin me xhiro deri në 2 mln lekë, ndërkohë që xhiroja arrinte mbi 8 milionë, që janë subjekte të mëdha”, tha më tej Brisida Shehaj, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve.

    Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë konferencë, bëri një panoramë të detajuar që nisja e fushatës sensibilizuese muaj më parë e deri në nisjen e aksionit në muajin shtator. Sipas ministrit, asnjë biznes “nuk u kap gafil”, pasi gjithçka ishte e paralajmëruar më parë dhe të gjithë bizneset kishin kohën e mjaftueshme të formalizoheshin, në radhë të parë duke u regjistruar.

    “ Ky operacion ka pasur gjykime të ndryshme, dikush më ka thënë që jemi shumë herët, disa vonë. Të dyja qëndrojnë, ka këndvështrime ka secili. Ne kishim për detyrim të zbatojmë një program me të cilin ne erdhëm në pushtet, risistemimi i taksave. Ne themi që 97 % e shqiptarëve përfituan nga taksa. Së dyti, ne patëm një detyrim të dytë që ndoshta si fillim u pa me shumë skepticizëm, duhej të shlyenim detyrimet disa vjeçare të biznesit. E programuam që do shlyheshin në 3 vite, 700 milionë dollar premtuam dhe pothuajse i kemi realizuar, kanë ngelur fare pak dhe ato janë çështje gjyqësore të vogla. Deri në 31 dhjetor, dhe pastaj e mbyllim kapitullin e detyrimeve të prapambetura, duke realizuar një vit më parë atë që premtuam. Nuk lejojmë krijimin e detyrimeve të reja. –deklaroi Ministri Financave z. Shkëlqin Cani.

    Nikolin Jaka: Trajtimi i bizneseve në pamundësi për të funksionuar, Shqipëria në 25 vjet ka pasur një çorganizim të organizuar. Kemi kioska që shoqërojnë grupin e kioskave. Do ketë edhe sipërmarrje që do mbyllen se nuk ka më tolerime dhe përjashtime nga disiplina financiare. Është obligim nga Ministria e Financave për ti përfshirë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

    Z. Shkëlqim Cani: Kush i hyn një biznesi i hyn me mend në kokë dhe jo me mendjen për të mos paguar taksat, nuk mund të rrijë shteti pa paguar ose pa zbatuar ligjin, ne e bëmë tonën hoqëm taksën për biznesin e vogël, etj. Të heqim nga mendja që nuk do paguajmë taksat, i vogël i madh i mesëm do paguajë taksat sipas ligji.

    z. Nikolin Jaka: Kanë hyrë në një panik të vetëshpallur pasi nuk dinë se çfarë përfitimesh reale kanë,. Thjesht pajisja me kodin e fermerit e përjashton nga përgjegjësia fiskale deri në një xhiro totale 5 milionë lekë të reja.

    Z. Shkëlqim Cani:  Nuk kemi gjë me bujqit të vazhdojnë të prodhojnë të eksportojnë ne na kanë në mbështetje kështu që ata të mos shqetësohen nga gjithë kjo çështje.

    IMG_0111 IMG_0144 IMG_0149 IMG_0154 IMG_0172 IMG_0211 IMG_0254 IMG_0293 IMG_0295 IMG_0351