Konferenca Rajonale Ekonomike “Perspektivat Zhvillimore të Ballkanit Perëndimor” 27-28 Tetor 2016

    778

    Më date 27 tetor 2016, Dhoma Ekonomike të Malit të Zi në bashkëpunim me Shoqatën Ekonomike të Malit të Zi dhe Komitetit Gjerman për Evropën Lindore, në Budva, organizuan Konferencën Rajonale Ekonomike me temë “Perspektivat Zhvillimore të Ballkanit Perëndimor”.

    Në kuadër të punimeve të kësaj konference të rëndësishme  për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa.

    Në një nga panelet kryesore të Konferencës, Kryetarja znj. Ines Muçostepa, sëbashku me Kryetarët e Dhomave Ekonomike nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, prezantuan pikëpamjet e tyre për mundësitë zhvillimore të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve politike dhe ekonomike pas nisjes të Procesit të Berlinit.