Zhvillohet në Tiranë, forumi ekonomik Poloni-Shqipëri

    945

    Më datë 9 dhjetor 2016 u zhvillua Forumi ekonomik Shqipëri-Poloni. Ky forum u mbajt në kuadër të vizitës në Tiranë të Kryeministres së Polonisë Beata Szydlo, e cila shoqërohej në këtë vizitë nga një grup përfaqësuesish të biznesit e sipërmarrjes polake. Në fokus të këtij forumi ishin investimet polake në Shqipëri si dhe bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve.

    Gjatë punimeve të Forumit u nënshkruan edhe dy marrëveshje në fushën e ekonomisë; Marrëveshja ndërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë së Polonisë dhe marrëveshja ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, AIDA dhe Agjencisë Polake të Investimeve. Këto memorandume mirëkuptimi do t’i hapin rrugë intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si në drejtim të investimeve dhe të marrëveshjeve tregtare.

    Gjatë forumit u zhvilluan edhe takime B2B, mes bizneseve të dy vendeve, për të vendosur kontakte dhe për gjetur urat e bashkëpunimit. Kompani polake të disa fushave përfshi energjinë, transportin, distributorë të produkteve të mishit, etj u takuan me kompani shqiptare të interesuara për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe për të vendosur partneritete të ndryshme biznesi.