Monthly Archives: January 2017

    525

    Panairi “Messe Berlin” është udhëheqësi nderkombëtar që mundëson organizmin e panaireve të mëdha në Berlin, Gjermani si: IFA, ITB Berlin, Fruit Logistika, Inno Trans dhe Java e Gjelbër, në nivel global në sektorët respektivë për ekspozimin e produkteve, shërbimeve, teknologjisë dhe inovacionit. Messe Berlin operon një rrjet prej 72 përfaqësuesve të huaj për më shumë se 130 vende të botës për tregun e ri dhe konkurrencën.

    Disa nga aktivitetet që sugjerojmë tëkonsiderohen për pjesëmarrje janë:

    • Panairi “Fruit Logistika”, shkurt 2017, sektori agrar;
    • Panairi ndërkombëtar “ITB Messe”, 8-12 mars 2017, sektori turizmit;
    • Panairi “Ëasser Messe” (mbahet çdo 2 vjet 28-31 mars), për teknologjinë e ujrave;
    • Panairi “IFA Messe”, 1-6 shtator 2017, për pajisje elektronike;
    • Panairi “Innotrans”, 18-21 shtator 2018 (mbahet çdo 2 vjet), platforma më e madhe për transportin;
    • “Baazar Messe Berlin”, 8-12 nëntor 2017, punime artizanale dhe produkte natyrale nga e gjithë bota.

    Për më shumë informacion, klikoni në linkun http://www.messe-berlin.com

     

      480

      Në datat 15-17 Shkurt 2017, do të zhvillohet në Tokio, Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare mbi Nano-teknologjinë.

      Në këto aktivitete pritet të marrin pjesë mbi 500 ekspozitorë nga industria, institute të kërkimit dhe universitete nga 25 vende dhe rajone të ndryshme. Rreth 50 .000 vizitorë pritet ta vizitojnë dhe të njohën me zhvillimet më të fundit të teknologjisë dhe produktet inovative dhe liderë botëror.

      Per më shumë informacion kontaktoni në adresat:

      E-mail:   nanotech@jtbcom.co.jp

      Phone:  +81-3-5657-0760

      Fax:       +81-3-5657-0645

      Web.:     http://www.nanotechexpo.jp

        417

        Në datat 1-3 qershor 2017, do të zhvillohet Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Shën Petërburgut (SPIEF), Rusi.

        SPIEF është një aktivitet unik në fushën e ekonomisë dhe biznesit, i cili organizohet çdo vit nën kujdesin e Presidentit të Rusisë. Në vitin 2016 në Forum morën pjesë më shumë se 12 mije politikanë, biznesmenë, shkencëtarë, përfaqësues të shoqërise civile dhe medias nga e gjithë bota.

        Aplikimet për pjesëmarrje në SPIEF-2017 do të pranohen deri në 30 maj 2017.

        Ofrohen 2 formate të pjesëmarrjes në Forum:

        1. “Premium” –  përfshin të gjitha aktivitetet e programit të punës dhe atij kulturor;
        2. “Standart” – përfshin të gjitha aktivitetet e programit të punës, përvec mbledhjes plenare dhe disa aktivitete tëprogramit kulturor.

        Pjesëmarrja në këto aktivitete është me pagesë si për formatin “Premium” dhe për atë “Standart”.

        Për të gjithë pjesëmarresit e forumit do të vendoset regjimi i lehtësuar i hyrjes në Rusi.

        Për informacione të detajuara mbi kushtet e pjesëmarrjes, adresohuni në faqen e Forumit:

        www.forumspb.com/en/2016/sections/28/materials/97

         

        ose në numrat e kontaktit:

         

        +7-981-683-12-15 , z. Shota Lemonxhava

        +7-911-992-61-32, znj Maria Kiseleva

          524

          Në datat 20-22 shkurt 2017, do të zhvillohet në Kuvajt Panairi Ndërkombëtar me temë “Transferimi i njohurive nëpërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” KTEXPO.

          KTEXPO zhvillohet çdo vit nën kujdesin e Emirit të Shtetit të Kuvajtit dhe përbën një prej eventeve me të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

          Më shumë informacion rreth aktivitetit dhe mënyres së regjistrimit, do të gjeni në  linkun: www.kuwaitkt.com

            593

            Në datat 17-21 Mars 2017, në Sharm El-Sheikh, Egjipt, do të zhvillohet Konferenca e 9-të Ndërkombëtare e Nano- Teknologjisë në Ndërtim.

            Nano-teknologjia është teknologjia qe na mundëson dhe na lejon të zhvillojme materiale me të përmirësuara në cilësi ose tërësisht të reja. Sektori i ndërtimit është ai sektor i cili mund të përfitoj shumë nga nano-teknologji për shkak të ndikimit të saj të rëndësishëm në përmirësimin e vetitë fizike dhe mekanike të materialeve. Për këtë arsye, ajo është konsideruar të jetë teknologjia bazë në të ardhmen.

            Konferenca e 9-të Ndërkombëtare e Nano- Teknologjise synon nxitjen e bashkëpunimit nderkombëtar të hulumtimeve në nanoteknologji, për të diskutuar aplikimet e fundit në lidhje me rezulatet e kërkimit në sektorin e ndërtimit dhe duke siguruar një mundësi për shkencëtarët dhe inxhinierët nga vende të ndryshme, për të shkëmbyer ide dhe eksperienca.

            Për më shumë informacion në lidhje me  pjesëmarrjen dhe detajet e regjistrimit mund t’i gjeni në faqen http://www.ntchbrc.com dhe me e-mail: ntc_nano@yahoo.com.

              365

              Më datat 18-20 Tetor 2017, në Katovice të Polonisë, Dhoma Ekonomike dhe e Industrisë së qytetit të Katovicës, organizon European Congresss of Small and Medium Size Enterprises.

              Në kongresin e zhvilluar vitin e kaluar morën pjesë 5300 pjesëmarrës nga 35 vende të botës, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Bjellorusinë, Francen, etj.

              Përgjatë zhvillimit të këtij Kongresi do të bashkëpunohet me rrjetin e sipërmarrjes Europiane duke i dhënë hapsirë të gjithë bizneseve për të shkëmbyer kontaktet e tyre si dhe do të zhvillohen takime B2B.

              Informacione më të detajuara rreth këtij aktiviteti mund t’i gjeni në faqen e internetit www.smecongress.eu

              Personi i kontaktit nga Dhoma Ekonomike dhe e Industrisë se qytetit të Katovicës do të jetë:

              Mr. Jacek Woznikowsk, Drejtori i Aktiviteteve Ndërkombëtare

              Tel.: +48 603 193 288

              E-mail: jwoznikowski@rig.katowice.pl

                617

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi ditën e hënë, datë 23 janar 2017, një tryezë diskutimi “Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”. Në këtë Tryezë morën pjesë përfaqësues të shoqatave të biznesit, të shoqatave mjedisore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shtypit, akademikë dhe aktorë të tjerë të interesuar.

                Nisur nga propozimet gjatë diskutimit “Mbi ligjin Nr.92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.10463, datë 22.09.211,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,  kjo tryezë përfundoi takimin me nxjerrjen e një deklarate.

                D E K L A R A T Ë

                Tryezë diskutimi: Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

                Tryeza “Mbi disa ndryshime në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” që u mblodh sot në Tiranë, më datë 23 Janar 2017, organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, me pjesëmarrje të përfaqësueve të shoqatave të biznesit, të shoqatave mjedisore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shtypit, akademikë dhe aktorë të tjerë të interesuar,

                duke vlerësuar që industria e riciklimit ka një potencial të madh për të kontribuar për:

                • një mjedis sa më të pastër;
                • një rritje ekonomike të qendrueshme;
                • adresimin e problemeve sociale nëpërmjet punësimit;

                duke vlerësuar se një mjedis i pastër mund të realizohet vetëm nëpërmjet zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe  ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme,

                duke evidentuar mungesën e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian:

                1. Mbështet ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që mundësojnë importin e lëndëve të para për industrinë e riciklimit të rrymave të:
                • metaleve
                • plastikës
                • letrës
                • drurit

                –  Në nenin 48/1 të ligjit nr. 92/2016, datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.201 ,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

                Të mbetet:

                a. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë dytësore, për të plotësuar vetëm nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit.

                Të hiqet:

                b. dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndeve të para të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.

                – Të parashikohet në igj ngritja e një Agjencie për Monitorimin e Riciklimit të Mbetjeve të vendit.

                1. I bën thirrje pushtetit qendror dhe atij lokal që të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që parashikon ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme.
                1. Vlerëson nevojën për rishikimin e strategjisë dhe të planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve me synim fokusimin tek riciklimi dhe reduktimin në minimum të mbetjeve që përfundojnë në landfille apo icinerim.

                DSC_0166

                ????????????????????????????????????

                ????????????????????????????????????

                Projekte

                806
                Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...