Tryezë diskutimi: Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

    771

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi ditën e hënë, datë 23 janar 2017, një tryezë diskutimi “Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”. Në këtë Tryezë morën pjesë përfaqësues të shoqatave të biznesit, të shoqatave mjedisore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shtypit, akademikë dhe aktorë të tjerë të interesuar.

    Nisur nga propozimet gjatë diskutimit “Mbi ligjin Nr.92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.10463, datë 22.09.211,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,  kjo tryezë përfundoi takimin me nxjerrjen e një deklarate.

    D E K L A R A T Ë

    Tryezë diskutimi: Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

    Tryeza “Mbi disa ndryshime në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” që u mblodh sot në Tiranë, më datë 23 Janar 2017, organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, me pjesëmarrje të përfaqësueve të shoqatave të biznesit, të shoqatave mjedisore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shtypit, akademikë dhe aktorë të tjerë të interesuar,

    duke vlerësuar që industria e riciklimit ka një potencial të madh për të kontribuar për:

    • një mjedis sa më të pastër;
    • një rritje ekonomike të qendrueshme;
    • adresimin e problemeve sociale nëpërmjet punësimit;

    duke vlerësuar se një mjedis i pastër mund të realizohet vetëm nëpërmjet zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe  ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme,

    duke evidentuar mungesën e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian:

    1. Mbështet ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që mundësojnë importin e lëndëve të para për industrinë e riciklimit të rrymave të:
    • metaleve
    • plastikës
    • letrës
    • drurit

    –  Në nenin 48/1 të ligjit nr. 92/2016, datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.201 ,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

    Të mbetet:

    a. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë dytësore, për të plotësuar vetëm nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit.

    Të hiqet:

    b. dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndeve të para të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.

    – Të parashikohet në igj ngritja e një Agjencie për Monitorimin e Riciklimit të Mbetjeve të vendit.

    1. I bën thirrje pushtetit qendror dhe atij lokal që të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që parashikon ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme.
    1. Vlerëson nevojën për rishikimin e strategjisë dhe të planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve me synim fokusimin tek riciklimi dhe reduktimin në minimum të mbetjeve që përfundojnë në landfille apo icinerim.

    DSC_0166

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????