Ftesë për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit Slloveni-Shqipëri, 9-10 Mars 2017, Slloveni

    549

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Sllovenisë, do të organizojnë Forumin Ekonomik Shqipëri – Slloveni, i cili do të zhvillohet në datat 9-10 Mars 2017, në ambjentet e Dhomës së Tregtisë së Sllovenisë, Ljubljana, Slovenia.

    Ftojmë të gjithë kompanitë të interesuar për të investuar, eksportuar dhe importuar, të marrin pjesë në Forumin Shqipëri Slloveni.

    Ky forum është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe shpalosjes së potencialeve për investime në Shqipëri.

    Përgjate këtij aktiviteti janë parashikuar të zhvilllohen takime B2B ndërmjet sipërmarrësve shqiptare dhe atyre sllovenë, si dhe sesioni “Pse të investosh në Shqipëri”.

    Lutemi nga ana Juaj të interesuarit të dërgojnë brenda datës 14 shkurt 2017, në adresën e e-mailit info@uccial.al, konfirmimin e pjesëmarrjes duke përcjellur, si më poshtë:

    – Emrin e kompanisë;

    – Nje profil të shkurtër të kompanisë;

    – Emër/Mbiemër të përfaquësit të kompanisë që do të jetë pjesë e këtij forumi;

    si dhe

    – Kontaktet.