Monthly Archives: June 2017

    91

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se gjatë muajve të ardhshme do të zhvillohen panairet HELEXPO:

     

    –         PHILOXENIA 2017  & HOTELIA 2017

    10‐12/11/2017, International Exhibition & Congress Center of HELEXPO, Thessaloniki

     

    KOSMIMA 2017

    21-23/10/2017, International Exhibition & Congress Center of HELEXPO, Thessaloniki

    Për më tepër informacion, ju mund të kontaktoni në adresën:  ecocom-tirana@mfa.gr,

    si dhe në numrat: 0422 28 980,0422 47 323, Fax: 0422 28 979

      94

       

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju njofton se në datat 11-13 tetor 2017, në Athinë Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Energjia dhe ndryshimet klimatike”.

       

      Kjo konferencë organizohet nga Promitheas Netëork, të cilët ftojnë edhe vendin tonë të jetë pjesëmarrës.

       

      Për më tepër informacione, ju mund të kontaktoni nëpërmjet email, në adresën : ecocom-tirana@mfa.gr

      Ose të telefononi në numrat: 04) 2228980,2247323, Fax: (04) 2228979

        94

        Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC),  në bashkëpunim me Qeverinë Hungareze do të zhvillojë në datat 24-25 tetor 2017, takimet B2B.

         

        Këto takime do të fokusohen në këto industri:

         

        Teknologjitë bujqësore për kultivimin e kulturave bujqësore dhe përpunimin e naftës

         

        Kulturat bujqësore

         

        Farat vajore

         

        Ky aktivitet do të bashkojë fermerët, eksportuesit, importuesit, investitorët të interesuar në shitje, blerje apo investim në teknologjitë bujqësore dhe prodhim.

         

        Këto takime janë një mundësi shumë e mirë për të krijuar kontakte dhe bashkëpunim me sipërmarrje të huaja, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptar të marrin pjesë.

         

        Për më tepër informacion, lutemi drejtohuni në website-t e mëposhtme:

         

        http://www.intracen.org/WEDF-2017-Business-to-Business-meetings-24-and-25-October-2017/

         

        (http://www.intracen.org/itc/events/world-export-development-forum/

         

        Mund të kontaktoni nëpërmjet emailit, në adresën: brodriguez@intracen.org

         

        Ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: Tel: +41 22 730 05 91.

         

        Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë gjithashtu mundësinë të bëhen drejtpërdrejtë pjesë e konferencës së forumit që do të mbahet.

         

          108

           

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se kompania greke MECT MITE MEDIA GROUP do të organizojë Panairin Ndërkombëtar Turistik Mesdhetar –MITE. Ky panair do të mbahet në Athinë, në Qendrën e Panaireve MEC, në datat 19-22 tetor 2017.

           

          Ky panair është një ndër panairet më të rëndësishme në sektorin e turizmit, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrjen shqiptare, që operon në këtë sektor të jetë pjesëmarrës.

           

          Për sa më sipër, lutet dërgimi i informacionet tek anëtarët tuaj.

          Për më tepër informacion, mund të konktatkoni në  numrat: (04) 2228980,2247323, Fax: (04) 2228979, si dhe në adresën e emailit: ecocom-tirana@mfa.gr.

            144

            Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë pati sot një takim me Ambasadoren e Kinës, Znj.Jiang Yu.

            Takimi, i cili erdhi pas ftesës së vet Ambasadores, u zhvillua në ambientet e Ambasadës Popullore të Republikës së Kinës në Shqipëri dhe u përqëndrua në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

            Shkëlqesia e saj, Znj. Jiang Yu vlerësoi Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë si një institucion që përfaqëson në mënyrën më të mirë bizneset shqiptare, ndaj prej saj konsiderohet e nevojshme krijimi i marrëdhënieve midis Ambasadës dhe këtij institucioni, si një urë lidhëse edhe për bizneset e të dyja vendeve.

            Nga ana tjetër, Znj.Muçostepa shprehu se Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është gjithmonë i gatshëm të japi kontributin e saj në forcimin e kësaj marrëdhënieje, duke e konsideruar takimin e sotëm, vetëm si hapin e parë.

             

            ambasada kineze 2

            Shkëlqesia e saj, Znj.Yu, u shpreh se bizneset kineze janë të interesuar përgjithësisht në tre sektorë: infrastrukturë, energjitikë dhe në fasoneri.

            Ajo nuk harroi të përmendte edhe panairet e rëndësishme të biznesit që do të zhvillohen në Kinë, ku mirëpret bizneset shqiptare, si dhe ftoi Znj.Muçostepa të qendronte në stendën e Ambasadës Kineze, për të promovuar sipërmarrjen kineze, në panairin Klik Ekspo Group që do të zhvillohet në Tiranë, ftesë që Znj.Muçostepa e pranoi me kënaqësi.

              754

              Konferenca për shtyp datë 13/06/2017

              Kërkesë drejtuar partive politike

               

              U zhvillua sot, në ambientet e Hotel Xheko Imperial, konferenca e radhës e Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes. E pranishëm në këtë konferencë ishte Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z.Nikolin Jaka, Kryetari i Biznes Albania, Z.Luan Bregasi, kryetarë të tjerë të shoqatave, si dhe përfaqësues të medias, të cilët e transmetuan live konferencën.

               

              Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, pas konsultimit të vazhdueshëm me të gjithë organizatat e biznesit, prej disa muajsh ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, si dhe platformat ekonomike të të gjithë spektrit politik në fushatën elektorale.

              Në respektim të plotë të rolit që ka sipërmarrja private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësuar denjësisht atë në marrëdhënie me politikën dhe qeverinëe, ekspertët e këtij forumi kanë përgatitur një platformë për tja paraqitur forcave politike, me qëllim që të merret në konsideratë dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral për pjesën ekonomike.

              Platforma e propozuar nga Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes ka si synim zhvillimin ekonomik të qendrueshëm, i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.

              Konferenca u hap nga Znj.Ines Muçostepa dhe fjalën e saj mund ta lexoni më poshtë:

              Të nderuar përfaqësues të sipërmarrjes,

              Të nderuar përfaqësues të mediave

              Kjo është tryeza e katërt e organizuar nga Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes,  në përbërje të të cilit janë të angazhuar përfaqësusesit më në zë të sipërmarrjes private në vendin tonë, duke u kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme e të konsoliduar.

              Do të doja të kujtoja temat e rëndësishme për të cilat ky Forum është mbledhur dhe ka dalë me propozime konkrete, si ato lidhur me procedurat tatimore, implementimin e reformës në drejtësi dhe mbështetjen e vendimit të marrë nga qeveria shqiptare, lidhur me uljen e TVSH në turizëm.

              Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, prej disa muajsh ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, si dhe platformat ekonomike të paraqituara nga forcat politike në fushatën elektorale.

              Në respektim të plotë të rolit që ka sipërmarrja private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësuar denjësisht atë në marrëdhënie me politikën dhe qeverinë, ekspertët e këtij forumi,  pasi konsultuan te gjitha propozimet e paraqitura nga anetaret kanë përgatitur një platformë, ku jane perfshire disa prioritete per zhvillimin ekonomik, qe do t’ju paraqitet forcave politike po sot, me qëllim që të merret në konsideratë dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral për pjesën ekonomike.

              Platforma e propozuar nga Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes ka si synim zhvillimin ekonomik të qendrueshëm, i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.

               


              forumi pic 1

                288

                 

                 

                Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Znj.Ines Muçostepa, mori pjesë mëngjesin e ditës së djeshme në aktivitetin “Prezantimi i produkteve të reja financiare si mbështetje për bizneset e reja, të vogla dhe të mesme me fokus sipërmarrjen rionore dhe femërore”

                 

                Aktiviteti, i cili u zhvillua në ambientet e Pazarit të Ri, bëri bashkë sipërmarrësist e rinj dhe sipërmarrjen rinore. Qëllimi kryesor i tij ishte rritja e bashkëpunimit midis Bashkisë dhe komunitetit të biznesit.

                34788554880_563a4501b4_o

                35010205762_591dc5726d_o

                 

                Ndër pjesëmarrësit në këtë aktiviteti ishin dhe Z.Eugen Liçi, CEO i CEFTA (Crimson Finance Fund Albania), si dhe Znj.Julia Sinanaj, konsulente e AADF për Pazarin e RI.

                 

                 

                  205

                   

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi një mëngjes pune në datën 29 maj.

                  Takimi, i cili u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana International, pati si temë sfidat e vitit elektoral në klimën e biznesit.

                  I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-Ministri i Financave, Z.Arben Ahmetaj. Z.Ahmetaj u shpreh se kjo qeveri e gjeti Shqipërinë në një greminë ekonomike, dhe për të parën herë në 25 vite, kemi një qeveri që nuk abuzon me financat publike në një vit elektoral.

                  Ish Ministri u ndal edhe në investimet e huaja dhe të ardhurat nga sektori i turizmit. Sipas Z.Ahmetaj, ato kanë njohur rritjen më të madhe në 25 vitet e fundit.

                  Duke folur për situatën në të cilën ndodhet biznesi, Z.Ahmetaj u shpreh se qeveria ka një platform të qartë për ekonominë dhe biznesin për katër vitet e ardhshme.

                  Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shumë përfaqësues të njohur të sipërmarrjes shqiptare.

                    188

                     

                    Ka përfunduar sot me sukses, workshopi i zhvilluar në ambientet e Hotel Mondial, me temë : Organet e certifikimit të sistemit të menaxhimit të energjisë.

                    Workshopi, i cili u zhvillua përgjatë dy ditëve, më 7 dhe 8 qershor, erdhi si bashkëpunim i TAIEX me Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

                    Workshopi u drejtua nga dy lektorë italianë, Znj.Battellino dhe Z.Riva, të cilët  veç informacioneve të përditësuara, ndanë me pjesëmarrësit edhe praktikat më të reja të menaxhimit të energjisë.

                    Lektorët italianë u ndalën edhe në shembuj konkretë të këtyre praktikave, si dhe organizuan ushtrime me pjesëmarrësit, në mënyrë që informacionet të ishin sa më efektive.

                    3bf13999-d05e-4a2d-877f-e2364383388f

                    Wokshopi pati një pjesëmarrje të gjerë, nga Universiteti i Politeknikut, nga bizneset që kanë fokus energjinë, si dhe nga institucionet shtetërore.

                    E pranishme në këtë trajnim ishte edhe përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Uarda Llazi.

                      260

                      Ka çelur siparin në datë 22 maj, në Gaziantep të Turqisë Panairi Ndërkombëtar “DOMOTEX TURKEY 2017”.

                      “DOMOTEX TURKEY 2017” është një ndër panairet më të njohur në botë në fushën e tekstilit.

                      Këtë vit, tema kryesore e panairit ishte e fokusuar në ekspozimin e qelimave të llojeve të ndryshme, si dhe produkteve të ngjashme me to.

                      Panairi, i cili pati një pjesëmarrje të gjerë, u mbyll më 25 maj.

                      Projekte

                      668
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...