Çel siparin Panairi Klimathermika 2017

    230

    Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është hapur sot Panairi i 6-të Ndërkombëtar “Ndërtime” dhe Panairi i 3-të Ndërkombëtar “Klimathermika”.

    Në këto panaire prezantohet produktet e ndryshme nga sektori i ndërtimeve dhe materialeve termoizoluese, materialeve të ndërtimit, bojërave, por edhe të skeleteve të dyerve dhe dritareve, ashensorëve etj. Nga nga ana tjetër do të prezantohen gjithë gama e klimatizimit për ftohje dhe ngrohje, ngrohje ekonomike, sistemet e ajrimit, panele diellore etj.

    Këtë vit, për herë të parë prezantohen edhe teknologjitë e ujit dhe mbrojtjes së mjedisit.

    Panairet në fjalë shikohen edhe si një mundësi bashkëpunimi ndërmjet sipërmarrësve të Ballkanit Perëndimor.

    Dhjetëra kompani të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Greqia dhe Italia, etj, do të ekspozojnë produktet e tyre për të gjithë të interesuarit dhe vizitorët, kryesisht nga bota e ndërtimit me termoizolime, si dhe sistemet ajrimi dhe panele diellore.