Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”.

    396

    Kreytarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa mori pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”, të zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana International, në datën 26 prill, datë e cila përkon edhe me Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

    Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishin edhe Ministrja e Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj.Milena Harito dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.Milva Ekonomi.

    Një ndër çështjet kryesore që u trajtuan në këtë konferencë ishte edhe Ligji mbi të drejtën e autorit, ku Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro foli mbi punën e kryer për hartimin e ligjit mbi të drejtën e autorit, ligj i cili sot ka vetëm një funksion: Të mbrojë autorin, krijuesin dhe jo interesa të grupeve të izoluara.

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”.- pic 2