Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takon përfaqësues të Autoritetit Italian të Mbrojtjes së të Dhënave Personale

    277
    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, takoi në datë 11 prill, përfaqësues të Autoritetit Italian të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

    Ky takim, i cili u zhvillua në ambientet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, u fokusua në sektorin call-center, duke marrë parasysh faktin se shumë kompani italiane ushtrojnë aktivitetin e tyre në Republikën e Shqipërisë.

    Në këtë takim u diskutua për projekt-ligjin e call center dhe mënyrën sesi vendi ynë preket drejtpërdrejtë nga ndryshimet legjislative mbi këtë sektor.

    Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të autoriteteve shtetërore, Ambasadës Italiane, përfaqësues të shoqatave të biznesit, si dhe përfaqësues të disa prej operatorëve që ushtrojnë veprimtarinë në sektorin call center në Shqipëri.