Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit

    234

    U nënshkrua në datë 6 prill, në ambientet e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Memorandumi i Bashkëpunimit midis këtij institucioni dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

    Ky memorandum është një hap tjetër bashkëpunimi që do ti shërbejë zhvillimit dhe mbështetjes së mëtejshme të sipërmarrjes shqiptare. Memorandumi synon të realizojë me sukses trekëndëshin qeveri-akademi-biznes, duke angazhuar institucionet në lehtësimin e dhënies me efikasitet të informacionit tek binzeset e sektorit privat, për mundësinë e aplikimit për financim nga ana e tyre në projekte në fushën e teknologjisë inovative, si në programet e Bashkimit Europian, ashtu edhe tek AKTI.

    Memorandum synon gjithashtu realizimin e shkëmbimit të përvojave, të materialeve dhe kapaciteteve institucionale, si dhe zhvillimin e  aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor.