Organizohet forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë

    368

    Është organizuar në datë 28 prill, në ambientet e Hotel Sheraton, Forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë.

    Ky forum u organizua nga Qendra e Eksporteve Shqiptare, në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

    Ky forum u cilësua nga të pranishmit si fillimi më i mirë i një bashkëpunimi që do të vijojë më tej me Marrëveshjet e Tregtisë së lirë mes dy vendeve.

    Pika kulmore e këtij forumi ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa me homologun e saj Ukrainas, si dhe memorandum i nënshkruar mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, dhe asaj Ukrainase.

    Organizohet forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë- pic 2

     

     

    Organizohet forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë- pic 3

    Forumi vijoi me takimet në formatin B2B mes kompanive të të dy shteteve të pranishme në këtë aktivitet. Takimet e shumta me kompanive përfaqësuese të sektorëve kyc të ekonomive të të dy vendeve, janë një tregues pozitiv dhe histori suksesi për këtë organizim i cili me siguri do të pasohet edhe nga evente të tjera të ngjashme.

    Gjithashtu, interes të lartë për palën ukrainase pati edhe panairi i organizuar me produktet cilësore “MADE IN ALBANIA” , për të cilat përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve ukrainase u shprehën të gatshmë për të siguruar të gjitha kushtet dhe lehtësirat e nevojshme që të nxitet tregtia e tyre në tregjet ukrainase dhe shqiptare.