Çel siparin Panairi “DOMOTEX TURKEY 2017”

    335

    Ka çelur siparin në datë 22 maj, në Gaziantep të Turqisë Panairi Ndërkombëtar “DOMOTEX TURKEY 2017”.

    “DOMOTEX TURKEY 2017” është një ndër panairet më të njohur në botë në fushën e tekstilit.

    Këtë vit, tema kryesore e panairit ishte e fokusuar në ekspozimin e qelimave të llojeve të ndryshme, si dhe produkteve të ngjashme me to.

    Panairi, i cili pati një pjesëmarrje të gjerë, u mbyll më 25 maj.