Organizohet Konferenca “Praktikat më të mira ndërkombëtare në Agribiznes”

    122

    U organizua në datë 8 maj, në ambientet e Hotel Plazza Konferenca “Praktikat më të mira ndërkombëtare në Agribiznes”.

    Kjo konferencë u organizua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike, si përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, Znj.Lauresha Greza, përfaqësues të bizneseve, si dhe këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtar në një sërë fushash ekspertize.

    I pranishëm në konferencë, Matteo Colangeli, drejtor i zyrës së BERZH në Shqipëri tha se:

    “BERZH ka paraqitur projekte me vlerë  180 milionë euro, në një periudhë tre vjeçare, ndërkohë që kemi vetëm katër banka që do mbështesin. Sot kemi rreth 100 kredi të dhëna për sektorin e agrobiznesit për rreth 90 mln euro investim. Po firmosim për një çek me bankat për kreditimin e këtyre bizneseve. Qeveria shqiptare vë në dispozicion një fond garancie në vlerën 20 për qind. Në këtë mënyrë, bankat vendosen në konkurrencë për t’i dhënë kredi agrobiznesit.”

    Përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë Lauresha Greza, gjatë kësaj konference deklaroi se:

     “Duhet që bizneset të jenë të përgatitur me një dokumentacion të qartë. Ftojmë bizneset të përfitojnë sa më shume nga këto projekte”.

    Me financim nga Bashkimi Europian, ky event është pjesë e paketës mbështetëse që  BERZH jep për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), duke ofruar mjete të integruara të financimit të drejtpërdrejtë, financimin nëpërmjet institucioneve financiare partnere, këshillave të biznesit dhe dialogut politik.

    E pranishme në këtë konferencë ishte edhe përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Uarda Llazi.