Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizon mëngjes pune me sipërmarrësit

    271

     

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi një mëngjes pune në datën 29 maj.

    Takimi, i cili u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana International, pati si temë sfidat e vitit elektoral në klimën e biznesit.

    I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-Ministri i Financave, Z.Arben Ahmetaj. Z.Ahmetaj u shpreh se kjo qeveri e gjeti Shqipërinë në një greminë ekonomike, dhe për të parën herë në 25 vite, kemi një qeveri që nuk abuzon me financat publike në një vit elektoral.

    Ish Ministri u ndal edhe në investimet e huaja dhe të ardhurat nga sektori i turizmit. Sipas Z.Ahmetaj, ato kanë njohur rritjen më të madhe në 25 vitet e fundit.

    Duke folur për situatën në të cilën ndodhet biznesi, Z.Ahmetaj u shpreh se qeveria ka një platform të qartë për ekonominë dhe biznesin për katër vitet e ardhshme.

    Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shumë përfaqësues të njohur të sipërmarrjes shqiptare.