Zhvillohet workshopi : Organet e certifikimit të sistemit të menaxhimit të energjisë

    189

     

    Ka përfunduar sot me sukses, workshopi i zhvilluar në ambientet e Hotel Mondial, me temë : Organet e certifikimit të sistemit të menaxhimit të energjisë.

    Workshopi, i cili u zhvillua përgjatë dy ditëve, më 7 dhe 8 qershor, erdhi si bashkëpunim i TAIEX me Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

    Workshopi u drejtua nga dy lektorë italianë, Znj.Battellino dhe Z.Riva, të cilët  veç informacioneve të përditësuara, ndanë me pjesëmarrësit edhe praktikat më të reja të menaxhimit të energjisë.

    Lektorët italianë u ndalën edhe në shembuj konkretë të këtyre praktikave, si dhe organizuan ushtrime me pjesëmarrësit, në mënyrë që informacionet të ishin sa më efektive.

    3bf13999-d05e-4a2d-877f-e2364383388f

    Wokshopi pati një pjesëmarrje të gjerë, nga Universiteti i Politeknikut, nga bizneset që kanë fokus energjinë, si dhe nga institucionet shtetërore.

    E pranishme në këtë trajnim ishte edhe përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Uarda Llazi.