FORUMI I DHOMAVE TË TREGTISË DHE SHOQATAVE TË SIPËRMARRJES

    1039

    Konferenca për shtyp datë 13/06/2017

    Kërkesë drejtuar partive politike

     

    U zhvillua sot, në ambientet e Hotel Xheko Imperial, konferenca e radhës e Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes. E pranishëm në këtë konferencë ishte Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z.Nikolin Jaka, Kryetari i Biznes Albania, Z.Luan Bregasi, kryetarë të tjerë të shoqatave, si dhe përfaqësues të medias, të cilët e transmetuan live konferencën.

     

    Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, pas konsultimit të vazhdueshëm me të gjithë organizatat e biznesit, prej disa muajsh ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, si dhe platformat ekonomike të të gjithë spektrit politik në fushatën elektorale.

    Në respektim të plotë të rolit që ka sipërmarrja private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësuar denjësisht atë në marrëdhënie me politikën dhe qeverinëe, ekspertët e këtij forumi kanë përgatitur një platformë për tja paraqitur forcave politike, me qëllim që të merret në konsideratë dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral për pjesën ekonomike.

    Platforma e propozuar nga Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes ka si synim zhvillimin ekonomik të qendrueshëm, i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.

    Konferenca u hap nga Znj.Ines Muçostepa dhe fjalën e saj mund ta lexoni më poshtë:

    Të nderuar përfaqësues të sipërmarrjes,

    Të nderuar përfaqësues të mediave

    Kjo është tryeza e katërt e organizuar nga Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes,  në përbërje të të cilit janë të angazhuar përfaqësusesit më në zë të sipërmarrjes private në vendin tonë, duke u kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme e të konsoliduar.

    Do të doja të kujtoja temat e rëndësishme për të cilat ky Forum është mbledhur dhe ka dalë me propozime konkrete, si ato lidhur me procedurat tatimore, implementimin e reformës në drejtësi dhe mbështetjen e vendimit të marrë nga qeveria shqiptare, lidhur me uljen e TVSH në turizëm.

    Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, prej disa muajsh ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, si dhe platformat ekonomike të paraqituara nga forcat politike në fushatën elektorale.

    Në respektim të plotë të rolit që ka sipërmarrja private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësuar denjësisht atë në marrëdhënie me politikën dhe qeverinë, ekspertët e këtij forumi,  pasi konsultuan te gjitha propozimet e paraqitura nga anetaret kanë përgatitur një platformë, ku jane perfshire disa prioritete per zhvillimin ekonomik, qe do t’ju paraqitet forcave politike po sot, me qëllim që të merret në konsideratë dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral për pjesën ekonomike.

    Platforma e propozuar nga Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes ka si synim zhvillimin ekonomik të qendrueshëm, i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.

     


    forumi pic 1