Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takon Ambasadoren e Kinës

    224

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë pati sot një takim me Ambasadoren e Kinës, Znj.Jiang Yu.

    Takimi, i cili erdhi pas ftesës së vet Ambasadores, u zhvillua në ambientet e Ambasadës Popullore të Republikës së Kinës në Shqipëri dhe u përqëndrua në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

    Shkëlqesia e saj, Znj. Jiang Yu vlerësoi Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë si një institucion që përfaqëson në mënyrën më të mirë bizneset shqiptare, ndaj prej saj konsiderohet e nevojshme krijimi i marrëdhënieve midis Ambasadës dhe këtij institucioni, si një urë lidhëse edhe për bizneset e të dyja vendeve.

    Nga ana tjetër, Znj.Muçostepa shprehu se Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është gjithmonë i gatshëm të japi kontributin e saj në forcimin e kësaj marrëdhënieje, duke e konsideruar takimin e sotëm, vetëm si hapin e parë.

     

    ambasada kineze 2

    Shkëlqesia e saj, Znj.Yu, u shpreh se bizneset kineze janë të interesuar përgjithësisht në tre sektorë: infrastrukturë, energjitikë dhe në fasoneri.

    Ajo nuk harroi të përmendte edhe panairet e rëndësishme të biznesit që do të zhvillohen në Kinë, ku mirëpret bizneset shqiptare, si dhe ftoi Znj.Muçostepa të qendronte në stendën e Ambasadës Kineze, për të promovuar sipërmarrjen kineze, në panairin Klik Ekspo Group që do të zhvillohet në Tiranë, ftesë që Znj.Muçostepa e pranoi me kënaqësi.