Ftesë për pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar Turistik Mesdhetar

    109

     

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se kompania greke MECT MITE MEDIA GROUP do të organizojë Panairin Ndërkombëtar Turistik Mesdhetar –MITE. Ky panair do të mbahet në Athinë, në Qendrën e Panaireve MEC, në datat 19-22 tetor 2017.

     

    Ky panair është një ndër panairet më të rëndësishme në sektorin e turizmit, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrjen shqiptare, që operon në këtë sektor të jetë pjesëmarrës.

     

    Për sa më sipër, lutet dërgimi i informacionet tek anëtarët tuaj.

    Për më tepër informacion, mund të konktatkoni në  numrat: (04) 2228980,2247323, Fax: (04) 2228979, si dhe në adresën e emailit: ecocom-tirana@mfa.gr.