Ftesë për pjesëmarrje në takimet B2B në Hungari në datat 24-25 tetor 2017

    216

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC),  në bashkëpunim me Qeverinë Hungareze do të zhvillojë në datat 24-25 tetor 2017, takimet B2B.

     

    Këto takime do të fokusohen në këto industri:

     

    Teknologjitë bujqësore për kultivimin e kulturave bujqësore dhe përpunimin e naftës

     

    Kulturat bujqësore

     

    Farat vajore

     

    Ky aktivitet do të bashkojë fermerët, eksportuesit, importuesit, investitorët të interesuar në shitje, blerje apo investim në teknologjitë bujqësore dhe prodhim.

     

    Këto takime janë një mundësi shumë e mirë për të krijuar kontakte dhe bashkëpunim me sipërmarrje të huaja, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptar të marrin pjesë.

     

    Për më tepër informacion, lutemi drejtohuni në website-t e mëposhtme:

     

    http://www.intracen.org/WEDF-2017-Business-to-Business-meetings-24-and-25-October-2017/

     

    (http://www.intracen.org/itc/events/world-export-development-forum/

     

    Mund të kontaktoni nëpërmjet emailit, në adresën: brodriguez@intracen.org

     

    Ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: Tel: +41 22 730 05 91.

     

    Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë gjithashtu mundësinë të bëhen drejtpërdrejtë pjesë e konferencës së forumit që do të mbahet.