Monthly Archives: June 2017

    419

    Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importet zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Tema e takimit ishte diskutimi mbi fillimin e një procedure hetimore për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj importit të qumështit UHT (Ultra High Temperature), me qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendas në këtë sektor.

    Anëtarët e Komisionit u njohën me një prezantim nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në MZHETTS, lidhur me kërkesën e sektorit të Industrisë së përpunimit të qumështit, ku analiza për vlerësimin e dëmit që i bëhet industrisë vendase nga importi i qumështit UHT u bazua në disa faktorë: Vëllimi i importeve, i cili ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 34 % në periudhën 2011-2016; Çmimin e importeve që ka ardhur duke u ulur nga viti në vit; Ndikimin e importeve te prodhuesit vendas.

    Komisioni ra dakord që të nisë një procedurë hetimore për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj importeve të qumështit UHT, ku do të informohen dhe gjithë palët në këtë proces. Në takim u kërkua që në mbledhjet e ardhshme të ketë pjesëmarrje si vëzhgues edhe nga INSTAT dhe Drejtoria e Ndihmës Shtetërore.

     

      517

      Këshilli i investimeve zhvilloi në datën 10 maj, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mbledhjen e tij të 10.

      Mbledhja, e cila u drejtua nga Ministrja Ekonomi, pati si temë kryesore: “Lehtësimin e mëtejshëm të procedurave doganore”.

      Ministrja Ekonomi vlerësoi rëndësinë e kësaj teme, pasi vjen si një kërkesë e vazhdueshme nga biznesi për lehtësimin  e procedurave doganore dhe  rritjen e konkurrueshmërisë dhe stimulimin e eksporteve. Gjithashtu, edhe si detyrim për të përmirësuar klimën e biznesit dhe renditjen e Shqipërisë në Doing Business.

      Anëtarët e Këshillit dëgjuan me vëmendje gjetjet e raportit të përgatitur nga Sekretariati i KI, lidhur me problematikat në procedurat aktuale doganore dhe disa rekomandime si mund të lehtësohen dhe përmirësohen.

      Analiza u bazua në ankesat e bizneseve të depozituara në Sekretariat gjatë periudhës 2015 – 2016 (rreth 30 ankesa), një pyetësor i hapur online  dhe u plotësua nga 23 kompani, si dhe rreth 25 takime janë zhvilluar me biznese, importuese dhe eksportuese dhe në rrethe, kompani konsulence, administratën doganore, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë.

      Pas këtij anketimi, u arrit në disa gjetje dhe rekomandime që mund të grupohen në: a) rekomandime të cilat kërkojnë plotësimin e kuadrit ligjor sekondar; b) rekomandime të cilat nuk kanë nevojë për plotësime ligjore dhe nënligjore, por që kërkojnë zbatimin me rigorozitet të dispozitave doganore në fuqi nga administrata doganore; dhe c) rekomandime për realizimin e te cilave kërkohen investime dhe ndryshime operacionale/teknike.

       

       

       

        360

        U zhvillua në datë 8 maj, në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mbledhja e radhës e Komitetit për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe të Lehtësimit tëTregtisë, një grup ndërinstitucional që drejtohet nga Ministrja e Ekonomisë, znj Milva Ekonomi.

        Kjo është mbledhja e tretë e këtij komiteti, një nga qëllimet e të cilit është të adresojë dhe zgjidhë problematikat që bizneset hasin për çështjet e tregtisë edhe sidomos të eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë.

        Temat kryesore të diskutuara në këtë takim të radhës ishin:

        –          Prezantimi i website të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë;

        –          Prezantimi i studimit për barrierat teknike në tregti për produkte bujqësore të destinuara në export;

        –          Kapacitetet administrative të Sekretariatit Teknik;

        –          Masat/hapat për lehtësimin e eksporteve të qumështit;

        –          Diskutimi i situatës së eksportit të açugeve në tregun e BE

        Ministrja Ekonomi kërkoi që diskutimi i temave në Komitet të bëhet sipas një plani 1 vjeçar të menduar lidhur me problematikat kryesore të eksporteve.

        Të pranishmit dhanë mendime për faqen e re të internetit të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë, e cila pritet të jetë së shpejti online. Ministrja Ekonomi kërkoi që përveç informacioneve për eksport në vende të BE dhe CEFTA që janë më të qarta, të përfshihet sa më shumë informacion për eksport në vende të tjera si SHBA apo Turqi etj, në mënyrë që prodhuesit të gjejnë lehtësisht se çfarë procedurash duhet të zbatojnë që të eksportojnë produktin e tyre drejt një vendi të caktuar.

        E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

          388

           

          U organizua në datë 8 maj panairi ndërkombëtar i Algjerisë.

           

          Në këtë panair, një vëmendje dhe hapësirë e veçantë iu kushtua edhe investitorëve dhe kompanive të huaja, duke përfshirë të gjitha sektorët ku ata operojnë.

           

          Panairi ishte një mundësi e mirë e krijimeve të marrëdhënieve të biznesit edhe me vende të tjera, si dhe  një mundësi shumë e mirë për ata sipërmarrës që synojnë eksportin në tregun Algjerian. Pjesëmarrja në këtë panair ishte e gjerë.

           

           

            375

            U organizua në datë 8 maj, në ambientet e Hotel Plazza Konferenca “Praktikat më të mira ndërkombëtare në Agribiznes”.

            Kjo konferencë u organizua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike, si përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, Znj.Lauresha Greza, përfaqësues të bizneseve, si dhe këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtar në një sërë fushash ekspertize.

            I pranishëm në konferencë, Matteo Colangeli, drejtor i zyrës së BERZH në Shqipëri tha se:

            “BERZH ka paraqitur projekte me vlerë  180 milionë euro, në një periudhë tre vjeçare, ndërkohë që kemi vetëm katër banka që do mbështesin. Sot kemi rreth 100 kredi të dhëna për sektorin e agrobiznesit për rreth 90 mln euro investim. Po firmosim për një çek me bankat për kreditimin e këtyre bizneseve. Qeveria shqiptare vë në dispozicion një fond garancie në vlerën 20 për qind. Në këtë mënyrë, bankat vendosen në konkurrencë për t’i dhënë kredi agrobiznesit.”

            Përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë Lauresha Greza, gjatë kësaj konference deklaroi se:

             “Duhet që bizneset të jenë të përgatitur me një dokumentacion të qartë. Ftojmë bizneset të përfitojnë sa më shume nga këto projekte”.

            Me financim nga Bashkimi Europian, ky event është pjesë e paketës mbështetëse që  BERZH jep për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), duke ofruar mjete të integruara të financimit të drejtpërdrejtë, financimin nëpërmjet institucioneve financiare partnere, këshillave të biznesit dhe dialogut politik.

            E pranishme në këtë konferencë ishte edhe përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Uarda Llazi.

              351

              Është organizuar në datë 28 prill, në ambientet e Hotel Sheraton, Forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë.

              Ky forum u organizua nga Qendra e Eksporteve Shqiptare, në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

              Ky forum u cilësua nga të pranishmit si fillimi më i mirë i një bashkëpunimi që do të vijojë më tej me Marrëveshjet e Tregtisë së lirë mes dy vendeve.

              Pika kulmore e këtij forumi ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa me homologun e saj Ukrainas, si dhe memorandum i nënshkruar mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, dhe asaj Ukrainase.

              Organizohet forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë- pic 2

               

               

              Organizohet forumi i bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë- pic 3

              Forumi vijoi me takimet në formatin B2B mes kompanive të të dy shteteve të pranishme në këtë aktivitet. Takimet e shumta me kompanive përfaqësuese të sektorëve kyc të ekonomive të të dy vendeve, janë një tregues pozitiv dhe histori suksesi për këtë organizim i cili me siguri do të pasohet edhe nga evente të tjera të ngjashme.

              Gjithashtu, interes të lartë për palën ukrainase pati edhe panairi i organizuar me produktet cilësore “MADE IN ALBANIA” , për të cilat përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve ukrainase u shprehën të gatshmë për të siguruar të gjitha kushtet dhe lehtësirat e nevojshme që të nxitet tregtia e tyre në tregjet ukrainase dhe shqiptare.

               

                302

                Në datën 27 prill, në Selanik të Greqisë, u organizua panairi ndërkombëtar i frutave dhe i perimeve “Freskon 2017”.

                “Freskon” është panairi më i madh i ekspozimit të frutave dhe perimeve në Ballkan dhe në zonën e Mesdheut Juglindor. Ky panair është shndërruar në një forum të rëndësishëm për sa i përket vendosjes së lidhjeve strategjike dhe kontakteve ndërmjet distributorëve të frutave dhe perimeve me tregjet ndërkombëtare.

                Synimi i këtij panairi ishte nxitja e tregtisë së frutave dhe perimeve të freskëta. Gjatë panairit u realizuan edhe shumë takime B2B, të cilat i ofruan mundësinë pjesëmarrësve të vendosnin kontakte me biznese të huaja.

                 

                  275

                  Është organizuar në datën 27 prill, në Budva të Malit të Zi, forumi ndërkombëtar “Adriatik Sea”.

                   

                  Ky forum është një ndër forumet më të rëndësishme për sipërmarrësit që zhvillojnë aktivitetin e tyre në sektorët e lundrimit, anijeve, jahteve etj.

                   

                  Pjesëmarrësit në këtë forum patën mundësinë të krijonin edhe kontakte të drejtpërdrejta me sipërmarrës të tjerë, duke hedhur hapa të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve të partneritetit edhe me biznese të huaja.

                   

                    316

                    Kreytarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa mori pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”, të zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana International, në datën 26 prill, datë e cila përkon edhe me Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

                    Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishin edhe Ministrja e Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj.Milena Harito dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.Milva Ekonomi.

                    Një ndër çështjet kryesore që u trajtuan në këtë konferencë ishte edhe Ligji mbi të drejtën e autorit, ku Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro foli mbi punën e kryer për hartimin e ligjit mbi të drejtën e autorit, ligj i cili sot ka vetëm një funksion: Të mbrojë autorin, krijuesin dhe jo interesa të grupeve të izoluara.

                    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”.- pic 2

                     

                      265

                      Është organizuar në Sofje të Bullgarisë, në datën 24 prill, panairi ndërkombëtar i mobilerisë.

                       

                      Ky panair u organizua nga dega e përpunimit të drurit dhe mobilerisë pranë Dhomës Tregtare të Bullgarisë, në bashkëpunim me Inter Expo Center.

                       

                      Qëllimi i këtij panairi ishte rritja e krijimit të marrëdhënieve me partner të huaj, të interesuar për sektorin e mobilerisë, si dhe rritja e mundësisë për eksport.

                       

                      Panairi pati një pjesëmarrje të gjerë.

                       

                      Projekte

                      1041
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...