Monthly Archives: June 2017

    176

    U zhvillua në Korçë, në datë 5 prill, workshopi i parë Shqiptaro-Grek. Ky workshop ishte një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin midis dy shteteve.

     

    I pranishëm në këtë workshop ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ujrave, Z. Edmond Panariti. Gjatë fjalës së tij, Z.Panarit shprehu se ky workshop është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë, duke e konsideruar ëorkshopin si një hap të mëtejshëm që do ti shërbejë zhvillimit të këtyrë marrëdhënieve tregtare.

     

    Z.Panariti theksoi gjithashtu faktin se gjatë bisedimeve që ka patur me Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, është biseduar për një bashkëpunim tregtar midis dy vendeve, jo vetëm në shkëmbimet tregtare në bujqësi, por edhe në fushën e sigurisë ushqimore, sëmundjeve të kafshëve apo të bimëve, si dhe në forcimin apo vënien në shërbim të laboratorëve të të dy vendeve, veçanërisht në zonat kufitare.

     

     

     

      211

      U organizua në datë 3 prill, në ambientet e Hotel Sheraton Konferenca: Aspirata për një tregti të përbashkët.

      Kjo konferencë e rëndësishme u organizua nga Dhoma Amerikane e Tregtisë Tiranë dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë Kosovë. Diskutimi në këtë konferencë u zhvillua në tre panele, me qëllim identifikimin e problemeve të tregtisë dhe investimeve përmes prezantimeve të ekspertëve nga të dyja vendet .

      Në panelin e fundit, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik , Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.Milva Ekonomi dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Znj.Hykmete Bajrami diskutuan për mënyrat konkrete për të krijuar një mjedis komfort biznesi në të dyja tregjet, si dhe për të ndërtuar politika që ti vijnë në ndihmë zgjidhjes së problematikave që ka biznesi.

      Pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

       

        250

        U organizua në Podgoricë të Malit të Zi, në datë 27 mars, workshopi dy-ditor i TAIEX. Ky workshop u përqëndrua në suportin që WBCIF jep në aksesin financiar të SME-ve.

        Ky workshop, i cili u organizua në ambientet e Dhomës së Tregtisë, pati si qëllim ndarjen e praktikave më të mira të zhvilluara nga Dhomat e Tregtisë të shteteve që janë pjesë e Bashkimit Europian, për të siguruar support në një akses më të mirë financiar të SME-ve.

        Takimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë lidhur me aksesin në financim, kapacitetin e SME-ve dhe metodat e përdorura për të tërhequr dhe menaxhuar financat, duke i kushtuar vëmendje të veçantë formave inovative të financimit.

        Workshopi synoi të rriste kapacitetin e Dhomave të Tregtisë në Ballkanin Perëndimor dhe të ofrojë bazë për nisma të përbashkëta në fushën e lehtësimit të qasjes në financa për SME-të.

        Ky workshop pati një përfaqësim të gjerë të shumë shteteve, si dhe pjesëmarrje të ekspertëve të mëposhtëm:

        Znj Tajana Kesić Šapić, Dhoma e Tregtisë Kroate Chamber of Commerce Croatia

        Z Leopold Strobl, WKO Instituti për Promovimin Ekonomik, Austri

        Z Daniel Debono, Dhoma e Tregtisë së Maltës

        Z Marco Giuliani, Fondi Europian i Investimeve

        Znj Biljana Scekic, Banka Europiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim

        Z Jan Kobler, Fondi Europian i Investimeve

        Në këtë workshop, pjesëmarrëse ishte edhe përfaqësuesja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Uarda Llazi.

         

         

         

          241

          Në datat 29-31 mars, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, është organizuar Panairi i Punës 2017.

          Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte e pranishme edhe ministrja e Mirëqenës Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, e cila gjatë fjalës përshëndetëse, u shpreh se ky panair sot është një burim i rëndësishëm informacioni për të kuptuar se çfarë ndodh në tregun e punës, sipas saj, duke kombinuar gjithë faktorët dhe aktorë e tregut të punës.

          “Prej tre vitesh Panairi i Punës ka krijuar një histori suksesi, me të rinj që kualifikohen me dëshirë për të qenë pjesë e tregut të punës, me profesionistë të shkollave profesionale, që me shumë përkushtim po i japin një emër gjithnjë e më të mirë tregut. Prandaj të gjithë, pushtet qendror, pushteti lokal, universitetet, shoqëria civile, organizatat dhe kompanitë duhet të funksionojnë të gjitha si organe të një organizimi të vetëm që duhet t’i shërbejmë njëri-tjetrit në mënyrë që të sigurohet forca e duhur e punës dhe puna e përshtatshme për të gjithë”, u shpreh Xhaçka.

          Dhjetëra kompani të ndryshme që veprojnë në Shqipëri në këtë panair që organizohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të shpalosin ofertën e tyre për punësim dhe investimet e tyre për 3 ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve.

          E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa

           

            351

            U zhvillua sot, në datë 28 mars, Forumi i Agrobiznesit “Shqipëri-Turqi”.

            Ky forum u zhvillua në kuadër të vizitës së Ministrit Turk të Bujqësisë në Tiranë.

            Pjesëmarrjes në këtë forum ju bashkuan edhe 50 kompani turke, që operojnë në fushën e inputeve bujqësore, në blegtori, në sektorin e frutave dhe perimeve, në sektorin e logjistikës dhe transportit etj.

             

            Përfaqsues në këtë forum ishin edhe rreth 100 sipërmarrës nga vendi ynë. Forumi u shoqërua edhe me takime B2B mes bizneseve.

             

            Në këtë forum pjesëmarrëse ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

              265

              U zhvillua sot, në datë 27 mars 2017, në ambientet e Inspektoriatit Qendror, takimi me Inspektorin e Përgjithshëm të Administratës së Republikës së Francës, Z.Jean-Pierre DALLE, Gjygjtarin dhe Anëtarin e Këshillit të Lartë për Juridiksionin e Ligjit Administrativ të Republikës së Francës, Z. Yve Doutriaux, Ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj.Milena Harito, Përfaqësues të Biznesit shqiptar, Profesorë të botës Akademike, si dhe Kryeinspektorët e Inspektoriatëve Shtetërorë. Në këtë takim, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Znj.Ines Muçostepa.

              Takimi u zhvillua në kuadër të Projektit të Binjakëzimit për Reformimin e Administratës Publike, me financim të Bashkimit Europian.

                224

                Çeli siparin në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 24 mars, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2017”. Ky panair u organizua nga Bashkia e Tiranës, Unioni Turistik Shqiptar dhe Albexpo Group.

                I pranishëm në këtë panair ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z.Erion Veliaj, i cili e konsideroi turizmin si një mënyrë fantastike për të stimuluar ekonominë, duke theksuar se turizmi është një nga burimet kryesore për të ardhurat në kryeqytet.

                 

                 

                panairi i turizmit 1

                Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2017” ka si qëllim kryesor promovimin dhe bashkëpunimin rajonal për turizmin në Ballkanin Perëndimor. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa

                  259

                  Delegacionet shqiptare dhe ruse kanë  zhvilluar sot, në date 24 mars, një takim pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

                  Fokusi kryesor i këtij takimi ishte bashkëpunimi ekonomik ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Rusisë. Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Znj.Adela Karapici, ndërsa delegacioni rus nga  Zëvendministri i Parë i Drejtësisë së Federatës Ruse, Z.Sergey Gerasmisov. E pranishme në takim ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

                  Sektorët ku ka nevojë më të madhe për bashkëpunim u identifikuan ekonomia, tregtia, transporti, bujqësia dhe energjia, por u konstatua edhe një trend pozitiv në rritjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë.

                  Takimi mes bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ekonomiko-Tregtar dhe Tekniko-Shkencor “Shqipëri-Rusi”, i paraprin takimit të Komisionit të 7-të të Përbashkët Ndërqeveritar mes këtyre vendeve.

                   

                    217

                    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ishte e pranishme në prezantimin e botimit të XX të Business Guide Albania, publikim i Tonnuci & Partners, në datë 23 mars.

                     

                    Aktiviteti, i cili u zhvillua në ambientet e ABA Center, pati të pranishëm personalitete shumë të rëndësishme, si Kryeministrin e Shqipërisë, Z.Edi Rama, Ambasadorin Italian në Tiranë, Z.Alberto Cuttillo, përfaqësues të shoqatave të sipërmarrësve etj.

                     

                    Business Guide Albania është një botim shumë i rëndësishëm, pasi ofron një kuadër të përditësuar të statusit ekonomik dhe juridik të vendit, si dhe një panoramë të plotë të avantazheve dhe lehtësive për investimet e huaja.

                     

                    Tonucci&Partners ka qenë këshilltar ligjor në proceset e privatizimit të një sërë sektorësh të rëndësishëm për ekonominë e vendit, në sektorë të tillë si: energjia, telekomunikacioni, miniera etj.

                     

                      297

                      Në datat 17-21 mars, në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, u zhvillua Konferenca e IX ndërkombëtare e Nano-Teknologjisë në fushën e ndërtimit.

                       

                      Kjo konferencë është një ndër konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare duke qenë se vet nano-teknologjia është teknologji, e cila mundëson dhe lejon zhvillimin e materialeve me cilësi të përmirësuar, ose material krejtësisht të reja. Sektori i ndërtimit është sektori i cili përfiton më tepër nga kjo formë e teknologjisë, për shkak të ndikimit të saj të rëndësishëm në përmirësimin e vetive fizike dhe mekanike të materialeve, ndaj për këtë arsye është konsideruar edhe si teknologjia bazë e së ardhmes.

                       

                      Konferenca e IX ndërkombëtare e nano-teknologjisë synon nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të hulumtimeve në nano-teknologji, për të diskutuar aplikimet më të fundit në sektorin e ndërtimit, si dhe për të ofruar një mundësi për shkencëtar dhe inxhinierë nga vende të ndryshme të botës, për të shkëmbyer ide dhe eksperienca.

                       

                       

                       

                      Projekte

                      1021
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...