Monthly Archives: June 2017

    292

    Në datën 16 mars, u nënshkrua në ambientet e Inspektoriatit Qendror memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Znj.Ines Muçostepa, Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Z.Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qendror.

    Me qëllim rritjen e efektivitetit të trupave dhe grupeve të Inspektimit të Inspektorateve Shtetërore dhe uljen e barrës administrative që rëndon biznesin, është krijuar regjistri elektronik i Inspektorëve, si dhe janë bërë pjesë e sistemit elektronik për kryerjen e inspektimeve online që të gjitha Inspektoratet Shtetërore.

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë së Shqipërisë, si përfaqësuese ligjore e të gjitha Dhomave të Tregtisë e Industrisë në Shqipëri, do të jetë promotore e praktikave më të mira për kryerjen e inspektimeve me dokumente e lista verifikimi të standardizuara nën udhëheqjen metodoligjike të Inspektoratit Qendror. Ajo do të bëj të mundur publikimin e të gjitha dokumentave standarde, listat e verifikimit, si dhe regjistrat e inspektorëve për të gjitha dhomat e Tregëtisë dhe Industrisë, si dhe për bizneset.

    Partneriteti i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë me institucionet e tjera dhe me bizneset, do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim sjelljen e përfitimeve të drejtpërdrejta për vetë sipërmarrjen.

     

      271


      Në 9 mars 2017 në mjediset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Sllovenisë u organizua konferenca e biznesit kushtuar bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Sllovenisë dhe Shqipërisë. Konferenca u bashkë organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Sllovenisë, Ambasada e Shqipërisë në Slloveni dhe Agjencia Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, AIDA.

      Konferenca u organizua në dy pjesë: prezantim i klimës së biznesit dhe mundësive të investimeve në Shqipëri, realizuar nga drejtori i AIDA-s, Genti Beqiri; takim biznes me biznes ndërmjet drejtuesve e përfaqësuesve të bizneseve sllovene me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare.

       

       

      Zhvillohet Konferenca e biznesit Shqipëri-Slloveni- pic 1

       

       

      Pjesa e parë e konferencës u realizua me cilësi, ndërsa pjesa e dytë pati edhe mangësi, pasi 14 kompanitë shqiptare që kishin konfirmuar pjesëmarrjen, vetëm një ditë para veprimtarisë njoftuan se nuk do të merrnin pjesë. Në këto kushte, ne mirëkuptim me palën sllovene, përfaqësimin e bizneseve shqiptare të deklaruara për pjesëmarrje e realizuan AIDA dhe Ambasada e Shqipërisë, të cilat organizuan takime të veçanta me bizneset sllovene. Nga bizneset shqiptare ishte e pranishme vetëm kompania Dedja shiping sh.p.k.

      Pjesë e kësaj konference ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

       

        299

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, takoi në datë 7 mars, Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Z.Shkëlqim Hajdari.

        Takimi, i cili u realizua në ambientet e Inspektoriatit Qendror, erdhi në kuadër të programit të transparencës, të ndërmarrë nga ky institucion.

        Gjatë takimit, Znj.Muçostepa shprehu vlerësimin më të lartë për ndërmarrjen e një programi të tillë, duke e cilësuar atë si një hap konkret përmes së cilit, Inspektoriati Qendror ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, duke garantuar zbatimin e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Znj.Muçostepa shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim maksimal nga ana e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, duke pohuar se ky institucion do të jetë partner në mbarëvajtjen dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit në procesin e inspektimit on-line.

         

         

          315

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa u takua në datë 6 mars me Atasheun Tregtar të Zyrës së Tregtisë së Jashtme Turke, Z.Halis Kaya.

           

          Ky takim u realizua në kuadër të politikave që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka për forcimin e marrëdhënieve me jashtë, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes shqiptare.

           

          Në këtë takim, Znj.Muçostepa dhe Z.Kaya biseduan për mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, duke patur parasysh faktin se Turqia është një ndër vendet, nga ku bizneset shqiptare importojnë dhe eksportojnë më tepër mallra.

           

           

            335

            Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka marr pjesë në përurimin e Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar”, event ky që u zhvillua në 6 mars, në ambientet e Hotel Tirana International.

             

            Krijimi i kësaj shoqate erdhi si nevojë e përfaqësimit, mbrojtjes dhe përmirësimit të interesit të përbashkët të të gjithë prodhuesve shqiptarë që operojnë në shqipëri.

             

            Qëllimi i saj është shërbimi ndaj të gjitha sektoreve të prodhimit vendas, nëpërmjet informimit të vazhdueshëm, mbështetjes ligjore të sektorit të prodhimit, nxitjes dhe promovimit të markës “Made in Albania”

             

              292

              Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, mori pjesë në Konferncën “Përkujtimi i betejave”, të organizuar nga 4 shoqatat themeluese të lëvizjes së gruas dhe të shoqërisë civile, në 6 mars, në ambientet e Hotel Rogner.

               

              Kjo konferencë ishte një takim i rëndësishëm dhe një start i ri për shoqërinë civile femërorë, me shembuj përvoje konkrete, të mbushura me pengesa, gabime, sfida dhe suksese në fushat përkatëse.

               

              Në këtë takim morën pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, botës së biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

              Projekte

              1078
              Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...