Monthly Archives: July 2017

    18

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 3-6 tetor, në Šibenik të Kroacisë do të zhvillohet Konferenca e nëntë ndërkombëtare e naftës, gazit dhe energjisë primare.

    Kjo konferencë është një ndër konferncat më të rëndësishme në këtë sektor, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptar të interesuar, të jenë pjesëmarrës.

    Më tepër informacione, mund të mësoni në website-n http://www.hunig.hr/eng/index.php

      22

       

       

      Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në muajin maj të vitit 2018, do të zhvillohet në Rusi, Forumi i bukës Euroaziatike.

       

      Forumi, i cili do të organizohet nga shoqata Russian Guild of Bakers and Confectioners, është një ndër forumet më të rëndësishme, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptar të interesuar, të jenë pjesëmarrës në këtë event.

        36

        Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregtisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, organizoi një sesion të përbashkët informues mbi dispozitat e reja të Kodit Doganor. Në këtë sesion ishin të pranishëm përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë, Shoqata e Agjentëve Doganorë, Ambasada Gjermane, përfaqësues të Biznesit etj.

        Përgjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave informuan mbi zhvillimet më të fundit ligjore të përcjella nga hyrja në fuqi e Kodit Doganor. Ky takim mundësoi një dialog midis institucioneve qeveritare dhe biznesit për tu njohur më nga afër me ndryshimet e reja ligjore, por edhe për tu përcjellë problematika e deritanishme. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sqaruan se Kodi i ri Doganor përafron më tej procedurat doganore evropiane.

        Gjithashtu, u sqaruan disa koncepte si Operatori Ekonomik i Autorizuar, procedurat e zhdoganimit lokal, deklarimi i thjeshtuar, trajtimi tarifor favorizues, magazinimi doganor dhe ai i përkohshëm etj.

        Përgjatë takimit u ngrit shqetësimi se biznesi nuk ka kapacitete të ndjekë zhvillimet e vazhdueshme të legjislacionit doganor. Për këtë qëllim do të përgatitet një kalendar sesionesh informuese mbi procedurat e Kodit të ri Doganor, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nëpërmjet Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Agjencive Doganore dhe biznesit, sipas nevojave të tyre. Takime të tilla do të zhvillohen në muajt në vijim.

        E pranishme në këtë takim ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Majlinda Manushi

          46

          Ambasada e Kinës në Shqipëri zhvilloi të martën një pritje në Hotel Tirana Internacional me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, ku morën pjesë, ambasadorja Jiang Yu dhe i gjithë stafi i ambasadës.

          Kjo është pritja më e madhe që ambasada kineze ka organizuar vitet e fundit me rastin e Ditës së Themelimit të Ushtrisë. Në këtë pritje ishin të pranishëm afro 350 të ftuar, përfshirë zv.ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi, sekretarin e përgjitshëm të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Tonin Marku, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani,komandanti i Forcës Detare, gjeneralmajor Ylber Dogjani, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandanti i Gardës së Republikës, gjeneral brigade Gramoz Sako, personalitete të tjera të palës ushtarake, të qeverisë e të Parlamentit, miq të qarqeve të ndryshme, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri si dhe përfaqësues të kompanive kineze dhe të emigrantëve kinezë në Shqipëri.

          Në fjalimin e tij, atasheu ushtarak i Kinës Liu Xingjiang vuri në dukje se në bazë të zhvillimit 90-vjeçar, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës u fuqizua nga një forcë e vetme tokësore në një ushtri komplekse me integrimin e forcave tokësore, detare, ajrore, të raketave dhe të trupave të mbështetjes strategjike, duke u bërë një forcë shumë e rëndësishme për mbrotjen e stabilitetit rajonal dhe të paqes botërore. Pavarësisht se sa e fuqishme do të jetë Ushtria Çlirimtare Popullore të Kinës, ajo nuk do të ndryshojë politikën e mbrojtjes të pavarur dhe paqësore, që ka ndjekur me vendosmëri, do të vijojë të marrë pjesë aktivisht në misionet paqeruajtëse dhe anti-terroriste nën kornizën e OKB-së dhe nuk do të ndryshojë përpjekjet për bashkëpunimin e barabartë me ushtritë e vendeve të ndryshme. Liu tha se ushtria kineze është e gatshme të thellojë më tej marrëdhëniet midis dy ushtrive dhe të zhvillojë bashkëpunimin në paqeruajtjen, në luftën kundër terrorizmit, në misionet e shpëtimit dhe në fusha të tjera, në bazë të respektit reciprok, të barazisë dhe me leverdi reciproke. Ndërkohë, ambasada e Kinës në Shqipëri do të vazhdojë të nxitë bashkëpunimin e palës policore midis dy vendeve dhe të zgjerojë fushat e bashkëpunimit në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”.

          kina 2

           

          Të ftuarit vlerësuan çarmatimin e trupave kineze prej 300 mijë vetash, për thellimin e reformës në ushtrinë kineze dhe për sukseset e mëdha në modernizimin e vendit. Ata vlerësuan përpjekjet e ushtrisë kineze në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, në pjesëmarrjen aktive në veprimet paqeruajtëse dhe në shoqërimin oqeanik. Ata uruan konsolidim dhe zhvillim të vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Në pritje u transmetua dhe filmi promovues “Ushtria kineze sot”, që pasqyron sukseset e ndërtimit dhe të reformës së ushtrisë kineze.

          Në kuadrin e kësaj feste, u lëshuan edhe fishekzjarrë me duartrokitje të vazhdueshme nga të ftuarit, gjë që tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve.

          Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrëse edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, si dhe Znj.Uarda Llazi.

           

            30

            Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datën 19 shtator 2017, në ambientet e Hotel Bratislava, në Sllovaki, do të zhvillohet Panairi “Bratislava 2017”. Ky panair, i cili do të organizohet nga Agjencia Sllovake për Zhvillimin e Investimeve dhe Tregtisë (SARIO), është ngjarja më e madhe ndërkombëtare për takimet B2B. Aktiviteti do të fokusohet në bisedimet dypalëshe midis kompanive, si dhe do të rrisi mundësinë për ndërtimin e marrëdhënieve të biznesit dhe gjetjen e partnerëve, në sektoret:

            -energji

            – logjistikë

            – inovacion

            – automobilistike

            – etj

            Gjatë këtij aktiviteti do të zhvillohet edhe një konferencë ku do të ketë 3 panele, të cilat do të jenë të fokusuara në fushën e industrisë.

             

            Ndërsa në datë 30 tetor, në ambientet e Hotel Hilton, në Košice të Sllovakisë, Agjencia Sllovake për Zhvillimin e Investimeve dhe Tregtisë (SARIO) do të organizojë Panairin “Košice 2017”, e cila do të jetë gjithashtu e fokusuar në takimet B2B, në po të njëjtat sektore.

            Gjatë këtij aktiviteti, gjithashtu do të zhvillohet një konferencë ku do të ketë sërish 3 panele, të foksuara kësaj rradhe në sektorin e automobilistikës.

              118

              Samiti i Triestes është një event shumë i rëndësishëm edhe për vendin tonë, pasi sot pritet të zyrtarizohet edhe themelimi i “Sekretariatit të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor”.

               

              Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, shkurt WB6 CIF, u krijua si një organizëm, anëtar të së cilës janë :

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

              Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Serbisë

              Dhoma Ekonomike e Malit të Zi

              Dhoma e Huaj e Tregtisë e Bosnjës dhe e Hercegovinës

              Dhoma e Tregtisë së Kosovës

              Dhoma Ekonomike e Maqedonisë

              Dhoma Ekonomike e Kroacisë

              Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Sllovenisë.

              Sekretariati, iniciativë e WB6 CIF, pritet të përmirësojë akoma edhe më tepër statusin e WB6 CIF, duke rritur akoma edhe më tepër kapacitetin e anëtarëve pjesë të saj, për të përfaqësuar akoma edhe më tepër interesat e sipërmarrjes dhe komuniteteve të biznesit, do të japi mundësinë për të patur një koordinim më të mirë midis Dhomave të Tregtisë, si dhe do të japi kontributin e saj në procesin e anëtarësimit në BE.

              Pjesëmarrja e vendit tonë në WB6 CIF, do ti japi mundësi sipërmarrjes tonë të jetë e përfaqësuar edhe në rajon, duke i dhënë asaj mundësinë për t’u forcuar dhe zhvilluar edhe më tepër.

              Sekretariati i WB6 CIF do të ketë selinë e saj në Trieste, pranë Dhomës së Tregtisë Venezia Giulia.

              Në këtë event kaq të rëndësishëm, Shqipëria përfaqësohet nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

               

              trieste ines 1

               

               

                55

                “Nuk mund të ketë një sukses të vërtet në procesin e integrimit në BE, pa i përgatitur më parë edhe në terma ekonomik, vendet dhe rajonin, të cilët synojnë anëtarësimin”, kështu u shpreh Komisioneri i zgjerimit të BE, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Samitit të katërt të Ballkanit, që këtë vit mbahet në Trieste.

                 

                trieste 2

                Samiti ka bërë bashkë personalitetet më të njohura jo vetëm të politikës, por edhe personalitete të njohura të sipërmarrjes dhe botës së biznesit.

                Të pranishëm në këtë Samit nuk janë vetëm Kryeministrat dhe Ministrat e Ekonomisë dhe të Transportit të vendeve të Ballkanit, por edhe homologët e tyre nga 6 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia.

                Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet edhe “Forumit të Biznesit”, i cili do të strukturohet në formën e një seance plenare, e cila do të përfshijë edhe një tryezë të dedikuar për instrumentet financiare.

                Në pasdite është parashikuar të organizohen takime bilaterale midis kompanive dhe institucioneve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe pjesëmarrëve italian.

                Të pranishëm në këtë Samit, janë Kryeministri i Shqipërisë, Z.Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit  Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.Milva Ekonomi, si dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa

                 

                trieste milva

                 

                 

                 

                  42

                   

                   

                   

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 19-22 korrik 2017, në Stamboll do të zhvillohet panairi “Istanbul Kids Fashion”.

                    86

                    Inspektime të planifikuara, të njoftuara dhe të informuara për dokumentacionin që do t’u kontrollohet bizneseve.

                    Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, u shpreh gjatë një takimi konsultativ me komunitetin e biznesit, se 75% e kontrolleve do të jenë  të planifikuara dhe njoftimi i sipërmarrjes që do të kontrollohet do të bëhet 3 ditë para.

                    Ndërkohë gjithë procesi i kontrollit do të jetë online, çka do të ulë abuzivizmin dhe korrupsionin në këtë proces.

                    “Listat dixhitale dhe kartat dixhitale të të gjithë inspektorëve të Republikës së Shqipërisë, sipas inspektoriateve shtetërore, pranë biznesit. Kemi dërguar të gjithë check-listat, që do të thotë se çdo inspektoriat shtetëror që vjen tani e tutje për të bërë një inspektim, do ta bëjë atë inspektim mbi bazën e disa dokumentave standarde të formalizuara dhe mbi bazën e check-listave, për të garantuar që çdo biznes të kontrollohet në mënyrë të barabartë”, tha Hajdari.

                    Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ines Mucostepa, kërkoi në emër të biznesit që inspektorët të jenë më bashkëpunues me sipërmarrjen.

                    “Është e rëndësishme që apelimi të jetë pikërisht pranë Inspektoriatit Qendror, në mënyrë që edhe në rast abuzimi të jetë ky sportel, ku të gjitha sipërmarrjet të mund të depozitojnë ankesat e tyre lidhur me abuzime dhe raste të ndryshme. Ne si sipërmarrje, duke dëgjuar platformën që ju sot informuat, praktikisht do ta mbështesim këtë iniciativë. E konsiderojmë vërtetë shumë të rëndësishme. Transparenca e inspektimit ne e dimë që do të krijojë një klimë të mirë biznesi, do të ndihmojë formalizimin e ekonomisë, konkurrencën e ndershme mes sipërmarrjes dhe do të ndihmojë patjetër në eliminimin e korrupsionit. Por, në të njëjtën kohë, ashtu siç do t’ju mbështesim, patjetër do të jemi edhe shumë të vëmendshëm për të mbikëqyrur gjithë këtë proces”, u shpreh Mucostepa.

                     

                    Projekte

                    668
                    Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...