Çel siparin Samiti i Triestes

    176

    “Nuk mund të ketë një sukses të vërtet në procesin e integrimit në BE, pa i përgatitur më parë edhe në terma ekonomik, vendet dhe rajonin, të cilët synojnë anëtarësimin”, kështu u shpreh Komisioneri i zgjerimit të BE, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Samitit të katërt të Ballkanit, që këtë vit mbahet në Trieste.

     

    trieste 2

    Samiti ka bërë bashkë personalitetet më të njohura jo vetëm të politikës, por edhe personalitete të njohura të sipërmarrjes dhe botës së biznesit.

    Të pranishëm në këtë Samit nuk janë vetëm Kryeministrat dhe Ministrat e Ekonomisë dhe të Transportit të vendeve të Ballkanit, por edhe homologët e tyre nga 6 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia.

    Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet edhe “Forumit të Biznesit”, i cili do të strukturohet në formën e një seance plenare, e cila do të përfshijë edhe një tryezë të dedikuar për instrumentet financiare.

    Në pasdite është parashikuar të organizohen takime bilaterale midis kompanive dhe institucioneve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe pjesëmarrëve italian.

    Të pranishëm në këtë Samit, janë Kryeministri i Shqipërisë, Z.Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit  Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.Milva Ekonomi, si dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa

     

    trieste milva