Samiti i Triestes: Themelohet Sekretariti i WB6 CIF

    119

    Samiti i Triestes është një event shumë i rëndësishëm edhe për vendin tonë, pasi sot pritet të zyrtarizohet edhe themelimi i “Sekretariatit të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor”.

     

    Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, shkurt WB6 CIF, u krijua si një organizëm, anëtar të së cilës janë :

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

    Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Serbisë

    Dhoma Ekonomike e Malit të Zi

    Dhoma e Huaj e Tregtisë e Bosnjës dhe e Hercegovinës

    Dhoma e Tregtisë së Kosovës

    Dhoma Ekonomike e Maqedonisë

    Dhoma Ekonomike e Kroacisë

    Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Sllovenisë.

    Sekretariati, iniciativë e WB6 CIF, pritet të përmirësojë akoma edhe më tepër statusin e WB6 CIF, duke rritur akoma edhe më tepër kapacitetin e anëtarëve pjesë të saj, për të përfaqësuar akoma edhe më tepër interesat e sipërmarrjes dhe komuniteteve të biznesit, do të japi mundësinë për të patur një koordinim më të mirë midis Dhomave të Tregtisë, si dhe do të japi kontributin e saj në procesin e anëtarësimit në BE.

    Pjesëmarrja e vendit tonë në WB6 CIF, do ti japi mundësi sipërmarrjes tonë të jetë e përfaqësuar edhe në rajon, duke i dhënë asaj mundësinë për t’u forcuar dhe zhvilluar edhe më tepër.

    Sekretariati i WB6 CIF do të ketë selinë e saj në Trieste, pranë Dhomës së Tregtisë Venezia Giulia.

    Në këtë event kaq të rëndësishëm, Shqipëria përfaqësohet nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

     

    trieste ines 1