Ushtria e Kinës kremton 90-vjetorin e themelimit, thirrje bashkëpunimi për ushtrinë shqiptare

    197

    Ambasada e Kinës në Shqipëri zhvilloi të martën një pritje në Hotel Tirana Internacional me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, ku morën pjesë, ambasadorja Jiang Yu dhe i gjithë stafi i ambasadës.

    Kjo është pritja më e madhe që ambasada kineze ka organizuar vitet e fundit me rastin e Ditës së Themelimit të Ushtrisë. Në këtë pritje ishin të pranishëm afro 350 të ftuar, përfshirë zv.ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi, sekretarin e përgjitshëm të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Tonin Marku, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani,komandanti i Forcës Detare, gjeneralmajor Ylber Dogjani, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandanti i Gardës së Republikës, gjeneral brigade Gramoz Sako, personalitete të tjera të palës ushtarake, të qeverisë e të Parlamentit, miq të qarqeve të ndryshme, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri si dhe përfaqësues të kompanive kineze dhe të emigrantëve kinezë në Shqipëri.

    Në fjalimin e tij, atasheu ushtarak i Kinës Liu Xingjiang vuri në dukje se në bazë të zhvillimit 90-vjeçar, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës u fuqizua nga një forcë e vetme tokësore në një ushtri komplekse me integrimin e forcave tokësore, detare, ajrore, të raketave dhe të trupave të mbështetjes strategjike, duke u bërë një forcë shumë e rëndësishme për mbrotjen e stabilitetit rajonal dhe të paqes botërore. Pavarësisht se sa e fuqishme do të jetë Ushtria Çlirimtare Popullore të Kinës, ajo nuk do të ndryshojë politikën e mbrojtjes të pavarur dhe paqësore, që ka ndjekur me vendosmëri, do të vijojë të marrë pjesë aktivisht në misionet paqeruajtëse dhe anti-terroriste nën kornizën e OKB-së dhe nuk do të ndryshojë përpjekjet për bashkëpunimin e barabartë me ushtritë e vendeve të ndryshme. Liu tha se ushtria kineze është e gatshme të thellojë më tej marrëdhëniet midis dy ushtrive dhe të zhvillojë bashkëpunimin në paqeruajtjen, në luftën kundër terrorizmit, në misionet e shpëtimit dhe në fusha të tjera, në bazë të respektit reciprok, të barazisë dhe me leverdi reciproke. Ndërkohë, ambasada e Kinës në Shqipëri do të vazhdojë të nxitë bashkëpunimin e palës policore midis dy vendeve dhe të zgjerojë fushat e bashkëpunimit në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”.

    kina 2

     

    Të ftuarit vlerësuan çarmatimin e trupave kineze prej 300 mijë vetash, për thellimin e reformës në ushtrinë kineze dhe për sukseset e mëdha në modernizimin e vendit. Ata vlerësuan përpjekjet e ushtrisë kineze në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, në pjesëmarrjen aktive në veprimet paqeruajtëse dhe në shoqërimin oqeanik. Ata uruan konsolidim dhe zhvillim të vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Në pritje u transmetua dhe filmi promovues “Ushtria kineze sot”, që pasqyron sukseset e ndërtimit dhe të reformës së ushtrisë kineze.

    Në kuadrin e kësaj feste, u lëshuan edhe fishekzjarrë me duartrokitje të vazhdueshme nga të ftuarit, gjë që tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve.

    Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrëse edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, si dhe Znj.Uarda Llazi.