Monthly Archives: August 2017

    21

    Në datë 14 korrik, Ministria e Agrikulturës së Kroacisë adaptoi një rregullore të re, sipas së cilës, vendet të cilat nuk I përkasin Bashkimit Europian, do të kenë një rritje përsa I përket taksës së eksportit në Kroaci.

    Kështu, sipas rregullores së re, vendet të cilat nuk i përkasin Bashkimit Europian, për çdo eksport në vendin Kroat, do ti duhet të paguajnë 2000 kuna ( rreth 270 euro), vlerë kjo e cila krahasuar me taksën e mëparshme të eksportit është 22 herë më e lartë.

    Adaptimi i kësaj rregulloreje të re prek drejtpërdrejtë edhe sipërmarrësit shqiptarë, ndaj WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës është Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i është drejtuar Komisionit Europian nëpërmjet një letre të përbashkët, ku kërkohet të merret në konsideratë fakti se ky ndryshim në taksën e eksportit do të pengojë tregtinë e lirë, duke shkaktuar dëmtime serioze edhe në ekonominë e këtyre vendeve.

      21

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në kuadër të nxitjes dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, Ambasadori i RSH në Ceki, z. Riza Poda zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Bankës Çeke të Export-importit, z. Karel Bures, ku u diskutua lidhur me mundësinë e finacimit nga kjo bankë të importeve të teknologjisë çeke nga kompani shqiptare, si dhe gjetja e rrugëve dhe mundësive që kjo bankë te financojë/mbështesë bizneset shqiptare, të interesuara të importojnë teknologji çeke për ngritjen dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre ekonomik.

       

      Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Çeke të Export-Importit, banka që ai drejton parimisht mund të kreditojë dhe është e gatshme të kreditojë deri në 85% të importeve të linjave përpunuese çeke nga biznesi shqiptar, me një afat shlyerje 10 vjeçar dhe përqindje interesi 3.5%, terma që dhe mund te negociohen, me kusht garanci shtetërore.

       

      Kompanitë shqiptare të interesuara për teknologjinë çeke dhe financim nga kjo bankë duhet të shprehin interesin konkret për linjat dhe teknologjinë përkatëse të kompanive prodhuese çeke, mundësitë e tyre të financimit dhe atë që në gjuhën e bankave quhet “export insurance”. Pas kësaj Banka e Export-Importit, sipas procedurave standardeve, bën studimin e vet/analizën e riskut dhe më pas informon kompaninë e interesuar shqiptare për kredinë që mund të ofrojë për financimin e eksportit të teknologjisë çeke në Shqipëri dhe kushtet përkatëse.

       

      Banka Çeke e Eksport-Importit mund të kreditojë direkt bizneset shqiptare në marrëveshje me Ministrinë Financave të Shqipërisë dhe ministrinë tjetër të linjës që mbulon atë lloj biznesi, psh të Bujqësisë, ose përmes një marrëveshjeje mes dy shteteve.

       

       

       

       

        28

        Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit në mbledhjen e tij të fundit, miratoi metodologjinë dhe masën e tarifave të shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit në sistemin e administrimit kolektiv.

        Për herë të parë, Shqipëria tashmë renditet mes vendeve europiane që adaptojnë një sistem transparent dhe që e aplikojnë këtë sistem tarifor në mënyrë të drejtë dhe të standartizuar me praktikat ndërkombëtare. Ky sistem i miratuar tashmë i shërben së pari shpërblimit të drejtë dhe të merituar të autorëve, interpretuesve/ekzekutuesve dhe prodhuesve të fonogramit në vendin tonë dhe jashtë saj, por gjithashtu dhe klimës së biznesit dhe të drejtës së tyre legjitime për të paguar mbi produktin intelektual që përdorin, në mënyrë të ndershme.

        Ky vendim miratohet në zbatim të reformës në fushën e të drejtës së autorit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës vitet e fundit. Administrimi kolektiv i të drejtave të krijuesve ka gjeneruar prej shumë e shumë vitesh problematika dhe konflike të panumërta mes biznesit, subjekteve përdorues të produktit artistik dhe komunitetit të krijuesve.
        Procesi i miratimit të kësaj metodologjie, gjatë gjithë procesit të hartimit të saj është konsultuar me të gjitha grupet e interesit, ekspertet e WIPO-s dhe aktorëve ndërkombëtarë të industrive krijuese duke dhënë secili kontributin e tij të vlefshëm në interesin më të mirë të të gjithë palëve të interesuara.
        Reforma e nisur në fushën e të drejtës së autorit ka nisur me miratimin e kuadrit të ri ligjor, akteteve nënligjore rregulluese të zbatim të tij, Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale 2016-2020, konstituimit të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA), Vendimi i masës së tarifave etj. Të gjitha këto hapa në jetësimin e reformës së plotë në të drejtën e autorit tashmë janë një realitet që do të sjellë frytet e veta në rregullimin e tregut intelektual, normalizimit të raporteve tejet konfliktuale mes krijuesve dhe biznesit si dhe përmbushjen e detyrimeve që i lindin palës shqiptare gjatë procesit të integrimit europian ne kuadër të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit.
        Tarifat janë transparente, konkurruese për subjektet, jo arbitrare, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formalizmin e tregut duke siguruar në këtë mënyrë konkurencë të lirë dhe duke i dhënë fund abuzimeve dhe problematikave të mbartura ndër vite, si rezultat i abuzimit me këto tarifa, por dhe duke nxitur subjektet e ndryshme përdorues për të paguar në mënyrë të rregullt AAK-të.
        Në këtë mënyrë sistemi funksionon në mënyrë të drejtë, subjektet përdorues paguajnë aq sa përdorin, artistët shpërblehen për kontributin e tyre.
        Procesi i hartimit të metodologjisë së tarifave u është referuar praktikave më të mira ekzistuese në Europë duke i vendosur ato me kuadrin e aplikueshëm ligjor, rrethanat ekonomike dhe kulturore të vendit tonë dhe qëllimi i saj është të përmirësojë situatën e pagueshmërisë, të rritë bazën kontributore, dhe përdorueshmërisë së tarifave të mbledhura nga AAK-të përmes aplikimit të tarifave bilaterisht të pranuara dhe lehtësisht të aplikueshme / të zbatueshme, duke i dhënë fund abuzimeve dhe gangrenës së krijuar ndër vite tek subjektet përdorues.
        Prioritet i kësaj metodologjie ka qenë që këto tarifa të miratura të ishin të thjeshta, të kuptueshme dhe të zbatueshme nga të gjithë subjeketet përdorues të pronësisë artistike.
        Metodologjia shmang mundësinë e paligjshme që Agjencitë e Administrimit Kolektiv të abuzojnë me fuqinë e tyre të tregut, duke vendosur çmime të paarsyeshme ose të angazhohen në praktika diskriminuese, të tilla si aplikimi i tarifave të ndryshme për përdoruesit e ngjashëm që veprojnë në të njëjtat tregje.
        Aplikimi i deritanishëm ka qënë tejet i kontestuar nga subjektet dhe praktikisht i pa aplikueshëm. Si rezultat i kësaj është trashëguar një realitet abuzues, viktimizues për të gjitha palët në këtë proces.
        Tashmë me këtë sistem tarifor vendoset ekuilibri i munguar mes palëve duke i dhënë fund abuzimeve në tregun e produktit artistik.
        Më poshtë shkarkoni vendimin e miratuar të KKDA-së:

        http://www.kultura.gov.al/files/userfiles/Vendim_i_KKDA.pdf

          28

          Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u zhvillua një takim me përfaqësues të InfoCamere, që është një Konsortium i Dhomave të Tregtisë Italiane. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga MZHETTS dhe institucionet e saj të varësisë, përfaqësues nga institucione të tjera shtetërore, kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, si dhe përfaqësues të tjerë të biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e eksperiencave mes dy vendeve në drejtim të reduktimit të barrierave administrative dhe përmirësimit të klimës së biznesit, si dhe diskutimi mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit në kuadër të projekteve të përbashkëta me institucionet publike të Shqipërisë. Përfaqësuesit e MZHEETS vlerësuan se ky takim është një mundësi e mirë për shkëmbimin e eksperiencave të lehtësimin e jetës së biznesit dhe forcimit të bashkëpunimit në këtë kuadër. Drejtoresha e Përgjithshme e Zhvillimit Ekonomik në MZHETTS, znj. Mirela Muça përmendi disa nga arritjet pozitive të Shqipërisë në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, përmirësime që janë konstatuar edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare, si raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2017” apo dhe Raporti i Konkurrueshmërisë Globale 2016-2017, duke theksuar se ende ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Menaxheri i Përgjithshëm  i InfoCamere, Z. Paolo Ghezzi bëri një prezantim lidhur me eksperiencën italiane të klimës së jetës së biznesit. Prezantimi u fokusua në regjistrin e ndërmarrjeve italiane, “registroimprese.it”, një platformë elektronike që menaxhohet nga Infocamere, me informacion të certifikuar mbi kompanitë e biznesit,  autoritete publike apo profesionistë. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, ku pjesëmarrësit u njohën me mënyrën se funksionon sistemi i regjistrimit të biznesit në dy vendet tona, lehtësitë e ndryshme që ofrohen për sipërmarrjen dhe mbi bashkëpunimin në të ardhmen mes autoriteteve përgjegjëse për biznesin dhe lehtësimit të klimës së tij.

          Projekte

          668
          Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...